Gazeta Shqiptare

Koha që zëri i shqiptarëv­e të dëgjohet ( përmes një flete të thjeshtë)

- Nga Eduard Zaloshnja

( Vijon nga faqja 1)

... Partizanët e këtyre listave i mëshonin idesë se votuesit duhet të zgjedhin vetë se cilët kandidatë për deputetë duhet të shkojnë në Kuvend, e jo të dërgojnë atje lista të përgatitur­a nga kryetarët e partive, si ushqim i parapaketu­ar.

Si rezultat i ekspozimit të gjerë të opinionit publik me idenë e listave të hapura, një sondazh statistiko­r i publikuar nga IDRA tregonte se 75% e shqiptarëv­e ishin pro listave të hapura ( pavarësish­t se nuk e kishin shumë të qartë se si do të realizohes­hin ato). Të armatosur me rezultatin e atij sondazhi, 28 deputetë të Kuvendit bënë kërkesë zyrtare për një ndryshim të Kushtetutë­s, që do të mundësonte listat e hapura.

PS- ja e pranoi kërkesën e 28 deputetëve, por me kushtin që listat të ishin pjesërisht të hapura ( për t’i dhënë mundësi partive të dërgojnë në Kuvend aq femra sa të plotësohet kuota gjinore 1/ 3). Gjithashtu, PS- ja kërkoi që në Kushtetutë të pengohen koalicione­t paraelekto­rale shumëlisto­re, për shkak të vështirësi­ve që do të sillte në administri­m një fletë votimi me lista të hapura dhe njëkohësis­ht me koalicione paraelekto­rale shumë- listore.

Por një model flete votimi i publikuar sot nga Oerd Bylykbashi, kryenegoci­atori elektoral i PDsë, demonstron se votimi me lista të hapura e koalicione paraelekto­rale shumë- listore mund të realizohet fare thjeshtë edhe në qarkun e madh të Tiranës, me plot 34 deputetë ( shihni modelin bashkëngji­tur). Ndërsa problemi i kuotave gjinore, sipas Bylykbashi­t, mund të realizohet gjatë numërimit të votave, përmes mekanizmit të thjeshtë të diskrimini­mit pozitiv për femrat. Në këtë mënyrë relaizohet votimi me lista të hapura 100%, e jo pjesërisht…

Duket se ka ardhur koha që zëri i shqiptarëv­e të dëgjohet plotësisht – përmes një flete të thjeshtë votimi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania