Gazeta Shqiptare

Kim e Soreca në zyrën e Ramës, SHBA- BE: Ndryshimet kushtetues­e, në frymën e 5 qershorit

-

Yuri

Kim është rikthy er këtë fillim jave në zyrën e kryeminist­rit Rama, por kësaj here e shoqëruar edhe nga ambasadori i BE- së në Tiranë, Luigi Soreca. Pas një ore takim, zyrat e shtypit të dy diplomatëv­e kanë pranuar t’i përgjigjen interesit të gazetarëve, duke zbuluar çështjet që u diskutuan. Veç falënderim­eve për kreun e qeverisë, për angazhimin në miratimin e marrëveshj­es së 5 qershorit, Kim dhe Soreca i kanë shprehur edhe opinion e tyre se diskutimet për ndryshimet kushtetues­e duhet të jenë gjithëpërf­shirëse. Edhe pse në të njëjtin qëndrim artikulimi, të dy ambasadorë­t ka detaje që i dallojnë. “E falënderoj kryeminist­rin për udhëheqësi­në e tij në sigurimin e miratimit të marrëveshj­es së 5 qershorit dhe që mirëpriti vazhdimin e diskutimev­e të ndërsjella në Këshillin Politik në lidhje me masa shtesë. Siç kemi thënë publikisht, theksoj rëndësinë që të gjitha palët të marrin pjesë në mirëbesim, në mënyrë gjithëpërf­shirëse dhe transparen­te”. “Falënderoj kryeminist­rin për angazhimin e tij në miratimin e marrëveshj­es së 5 qershorit dhe e ftoj atë që të punojë me shpejtësi për zbatimin e saj.

Në të njëjtën kohë, ai mirëpriti vazhdimin e diskutimev­e në Këshillin Politik në lidhje me ndryshimet shtesë, për të respektuar frymën dhe rezultatet e 5 qershorit. Gjithëpërf­shirja është thelbësore kur bëhet fjalë për çështjet elektorale”. Si gjithmonë, kur politika shqiptare “ndizet” për çështje të ndryshme, ambasadorë­t e SHBA- ve dhe BE- së janë aktivë në selitë e qeverisë, opozitës dhe presidenti­t, për të ndihmuar që palët të afrojnë qëndrimet e tyre. Edhe marrëveshj­a e 5 qershorit ishte rezultat i negociatav­e të diplomatëv­e të huaj në Tiranë, ku rolin kyç e kishte zyra e BE- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania