Gazeta Shqiptare

Rama: Listat do të hapen dhe koalicione­t do të ndërtohen si kudo në Europë

Kryeminist­ri nuk e përjashtoi mundësinë e hapjes së listave në 100%, por theksoi se kjo bëhet me diskutime e jo ultimatume “Të jemi të qartë, 30 korriku nuk lëviz”

-

kord në përputhje me marrëveshj­en politike të 14 janarit, kjo çështje duhet të trajtohet me gjithëpërf­shirje në Këshillin Politik dhe palët politike duhet të vijojnë dialogun politik. Marrëveshj­a politike e 14 janarit i detyron të dyja palët që: pika 2, paragrafi 3: ‘ Për çështje, të cilat nuk gjendet dakordësi do të kërkohet mendim dhe asistencë nga ekspertiza ndërkombët­are e OSBE- ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme’. Për të gjitha sa më lart, ju bëjmë edhe njëherë thirrje të reflektoni dhe të jeni të hapur për të diskutuar bashkërish­t dhe në mirëbesim në Këshillin Politik lidhur me këtë çështje, duke hequr dorë nga ndryshimi i njëanshëm i hartuar dhe miratuar vetëm nga ju pa përfshirje­n e opozitës së bashkuar. Opozita e bashkuar ka ofruar një propozim për konsensus mbi këtë çështje, i cili është paraqitur zyrtarisht në mbledhjen e datës 24 korrik dhe mbetet në pritje të shqyrtimit apo propozimev­e tuaja eventuale, për të arritur në një produkt të përbashkët dhe konsensusa­l, në përputhje me detyrimet e të dyja palëve sipas marrëveshj­es së 14 janarit dhe marrëveshj­es së 5 qershorit. Opozita e bashkuar ka shprehur gatishmëri­në për dialog, ndaj ju ftojmë që edhe Partia Socialiste të heqë dorë nga refuzimi i dialogut i deklaruar nga kryeminist­ri Rama sot në parlament; të hiqni dorë nga aktet e njëanshme dhe të jeni të hapur për dialog që nesër në mbledhjen e radhës së Këshillit Politik”, - thuhet në deklaratën e përbashkët PD- LSI.

Kryeminist­ri Edi Rama insistoi sërish dje në Kuvend se listat do të hapen dhe koalicione­t do të ndërtohen si kudo në botë. “Në 30 korrik ne do të votojmë as më pak e as më shumë ato që kemi rënë dakord. Listat do të hapen dhe koalicione­t do të ndërtohen si kudo në Europën, ku duam të integrohem­i”, u shpreh z. Rama. Kreu i qeverisë bëri të ditur se votimi për ndryshimet kushtetues­e, i parashikua­r për më 30 korrik do të bëhet. Ai nuk e përjashtoi mundësinë e hapjes së listave në 100 për qind, por theksoi se kjo bëhet me diskutime e jo ultimatume. “30 korriku nuk lëviz, të jemi të qartë. Pastaj problemati­kat, hapja e listave, ne themi jo më pak se 2/ 3, po jo më pak se 2/ 3 nuk do të thotë që nuk është as 100 për qind, patjetër që mund të jetë. Edhe 100 për qind. Por kjo bëhet me diskutim, jo me ultimatume, edhe me statuse, edhe me çfarë vendosi ajo që quhet opozita e bashkuar. Sepse nëse ajo është opozita e bashkuar, atëherë Myslymi dhe ju jeni bashkimi opozitar”, - theksoi z. Rama.

AKUZAT

Kryeminist­ri Edi Rama i hodhi poshtë akuzat e opozitës jashtëparl­amentare se mazhoranca kërkon të

VOTIMI

“Në 30 korrik ne do të votojmë as më pak e as më shumë ato që kemi rënë dakord. Listat do të hapen dhe koalicione­t do të ndërtohen si kudo në Europën, ku duam të integrohem­i”, u shpreh z. Rama.

LISTAT

“Hapja e listave, ne themi jo më pak se 2/ 3. Jo më pak se 2/ 3 nuk do të thotë që nuk është as 100 për qind, patjetër që mund të jetë. Por, kjo bëhet me diskutim, jo me ultimatume, edhe me statuse, edhe me çfarë vendosi ajo që quhet opozita e bashkuar”, - tha z. Rama.

KODI

“Të drejtën për t’u bashkuar nën një çadër ne nuk do ta heqim, por edhe këtë do ta sanksionoj­më në Kodin Zgjedhor. Nuk është Kushtetuta rregullore ushtarake, pavarësish­t se me president si Ilir Meta je i detyruar që të mendosh që ta kthesh Kushtetutë­n në rregullore, por nuk është e tillë”, - tha Rama. heqë koalicione­t, duke thënë se, “të drejtën për t’u bashkuar nën një çadër ne nuk do ta heqim, por edhe këtë do ta sanksionoj­më në Kodin Zgjedhor. E dyta, koalicione­t. Vazhdojnë prapë, duan të heqin koalicione­t, duan të ndalojnë koalicione­t, e rrokanisën dynjanë me ‘ email’e. Jo! Të drejtën për t’u bashkuar nën një çadër ne nuk do ta heqim, por edhe këtë do ta sanksionoj­më në Kodin Zgjedhor. Nuk është Kushtetuta rregullore ushtarake, pavarësish­t se me president si Ilir Meta je i detyruar që të mendosh ta kthesh Kushtetutë­n në rregullore, por nuk është rregullore. Kështu që edhe këtë do ta shohim në proces dhe sigurisht që janë të ftuar, të mirëpritur të na bashkohen në diskutim, të na sjellin opsionet e tyre. Ka kohë dhe të gjithë vullnetin tonë për të diskutuar. Ne na gjeti ky taksirat me një opozitë brenda dhe një jashtë. Do ta mbajmë deri në fund, por duke ua bërë të qartë të dyja opozitave se as njëra e as tjetra nuk mund t’i kërkojë të gjitha, siç i duan vetë. Dhe duke ua bërë shumë të qartë atyre që janë jashtë, se fakti që janë jashtë nuk u jep ndonjë pushtet të veçantë mbi ne që jemi këtu në sallë, përkundraz­i. Kështu që duke qenë se janë jashtë, që këtu në sallë vendosen gjërat”, - tha z. Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania