Gazeta Shqiptare

Kuvendi miraton raportin, Meta nuk shkarkohet nga Presidenca

Votimi, kush janë deputetët që votuan “pro” shkarkimit të Metës në Kuvend Rama: Ligj organik për presidenti­n, që të mos bëjë më “çudira”

-

Presidenti Ilir Meta nuk do të shkarko het. Shumica, si iniciatore e nismës se komisionit hetimor për kreun e shtetit vendosi të marrë parasysh rekomandim­et e Komisionit të Venecias dhe të mos i cilësojë si shkelje të rënda, si shfuqizimi­n e datës së zgjedhjeve qershorin e shkuar, ashtu edhe moskryerje­n e ceremonisë së betimit për Arta Vorpsin si anëtare të Gjykatës Kushtetues­e.

VOTIMI

Kuvendi votoi dje me 78 vota pro, 17 kundër dhe 8 abstenim raportin e komisionit hetimor të ngritur për kontrollin e ligjshmëri­së së veprimeve të kryera nga ana e Presidenti­t Ilir Meta. “Pra, Kuvendi miraton raportin me rekomandim­et që bën ky raport për mosshkarki­min e presidenti­t, ashtu edhe për miratimin e rekomandim­eve që mban ky raport”, tha kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në përfundim të seancës plenare. Më herët në fjalën e tij, kryetari i komisionit hetimor, Ulsi Manja, u shpreh se Presidenti Ilir Meta ka kryer shkelje kushtetues­e me veprimet dhe mosveprime­t e tij në rastin e zhdekretim­it të datës së zgjedhjeve vendore të vitit të shkuar, si dhe në emërimin e gjyqtarëve kushtetues, por duke theksuar se ato nuk janë aq të rënda sa për shkarkimin e tij. Ndërkohë që opozita parlamenta­re është shprehur kundër konkluzion­eve të prezantuar­a nga kryetari i komisionit.

ARSYET

Arsyet e kësaj vendimmarr­jeje i beri prezente kryeminist­ri Rama dje në parlament. “Ne mendojmë që Ilir Meta duhet shkarkuar, por ne jemi ndryshe. Por, në respekt të konstatime­ve të Komisionit të Venecias, që nuk e ka nxjerrë të larë presidenti­n, por përkundraz­i ka nxjerrë në pah një nga një të gjitha shkeljet”, - tha kreu i qeverise. Retorika e ashpër kundër presidenti­t, që e quan tutor të opozitës nuk mungoi edhe për Ilir Metën si president, për keqpërdori­min që i ka bërë institucio­nit të Presidencë­s, që nuk ka të krahasuar me asnjë nga paraardhës­it. “Përpara Ilir Metës, Bujar Nishani duket si Xhorxh Uashington­i. Ilir Meta e ka kthyer zyrën e Presidenti­t në një seli të operacione­ve politike të njëanshme, në një vatër të ndezjes së zjarreve, duke e përdorur Kushtetutë­n si letër dhe mllefin e tij ndaj kësaj shumice si benzinë, tutor i opozitës”, - u shpreh z. Rama.

SHKARKIMI

“Ne kemi menduar që Ilir Meta duhej shkarkuar. Ne mendojmë që Ilir Meta duhet shkarkuar, por jemi ndryshe, sepse nuk themi jemi vetëm ne dhe bëjmë si të duam, Komisioni i Venecias na e ka vënë këtë fjali para syve, që shkeljet janë, por jo aq të rënda…”, - tha z. Rama.

MANJA: META SHKELI LIGJIN

Kreu i komisionit hetimor, Ulsi Manja, u shpreh se Presidenti Meta ka kryer shkelje kushtetues­e me veprimet dhe mosveprime­t e tij, në rastin e zhdekretim­it të datës së zgjedhjeve vendore të vitit të shkuar, si dhe në emërimin e gjyqtarëve kushtetues, por duke theksuar se ato nuk janë aq të rënda sa për shkarkimin e tij.

SHMANGIA

Nga foltorja e Kuvendit, kryeminist­ri Edi Rama theksoi rëndësinë e një ligji organik për institucio­nin e Presidenti­t, që qartëson kompetenca­t formale dhe substancia­le të tij, në mënyrë që sipas tij, në të ardhmen të mos ketë “çudira” si ai i zhdekretim­it të zgjedhjeve ven

dore të vitit të shkuar dhe emërimin e gjyqtarëve kushtetues. Për të shmangur çdo shkelje të Kushtetutë­s, siç mendon Rama se Meta ka bërë gjatë kësaj periudhe që drejton shtetin, por edhe për çdo drejtues të atij institucio­ni, shumica përsërit një refren të vjetër në politikën shqiptare, domosdosh

mërinë e ligjit për presidenti­n. “Një ligj organik për Institucio­nin e Presidenti­t, ku të përfshihet dhe përcaktimi për mosbllokim­in në të ardhmen e proceseve zgjedhore në vend. Imagjino një president që thotë ‘ nuk të thërras në betim’, kjo nuk mund të vazhdojë më, ashtu si kundër nuk mund të ndodhë më që presidenti të refuzojë të dekretojë ministra”, - theksoi kreu i qeverise. Atyre që e shohin këtë vendim si tërheqje të mazhorancë­s, Rama u kundërgjig­j: “Unë e para iu them atyre që e komentojnë këtë vendim si ndryshim të kursit tonë në raport me Ilir Metën, jo nuk është i tillë. Ne kemi menduar që Ilir Meta duhej shkarkuar, ne mendojmë që Ilir Meta duhet shkarkuar, por ne jemi ndryshe. Sepse nuk themi që jemi vetëm ne dhe bëjmë si të duam, Komisioni i Venecias na e ka vënë këtë fjali para syve, që shkeljet janë, por jo aq të rënda… Ne mendojmë se janë shumë të rënda, por në respekt të një të vërtete të thjeshtë, që ne asnjëherë nuk i kemi thënë vetes që jemi të pagabueshë­m dhe asnjëherë nuk i kemi ngritur vendimmarr­jet tona mbi idenë e pagabueshm­ërisë tonë. Mbase kanë të drejtë ata. Unë mendoj që ne kemi të drejtë, ama në këtë rast ne nuk përfaqësoj­më thjesht dhe vetëm disa njerëz, përfaqësoj­më shtetin shqiptar, qeverinë e shtetit shqiptar”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania