Gazeta Shqiptare

Vrasja e Emiljano Ramazanit, prangosen dy persona, njëri dyshohet se siguroi makinën e atentatit

Ekzekutimi i 39- vjeçarit, i lidhur edhe me dy vrasje të tjera në Elbasan Selim Manehasa i bëri rezistencë policisë para se të ndalohej

-

Një javë pas ekzekutimi­t në një atentat mafioz të Emiljano Ramazanit, forcat “Shqiponja” zbarkuan pasditen e djeshme në Elbasan dhe Peqin, ku gjatë një operacioni të gjerë kanë ndaluar 3 persona të dyshuar si autorë të ngjarjes së rëndë. Mësohet se në Peqin është prangosur 38- vjeçari Selim Manehasa, i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit. Sipas burimeve policore, Manehasa i ka bërë rezistencë policisë para se të ndalohej. Ai është pronar i një pike makinash të përdorura në Peqin, ndërsa mendohet se ka siguruar një prej automjetev­e që u përdor në atentatin mafioz. Po ashtu, mësohet se gjatë kontrollit të ushtuar nga blutë në automjetin e F. Manehasës u gjet një armë zjarri. Dyshohet se ky person ka lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan më 20 korrik. 38- vjeçari Manehasa ka qenë në kërkim, ndërsa është person me precedentë kriminalë. Operacioni i forcave “Shqiponja” ka zgjatur rreth 30 minuta, ndërsa i ndaluari është transferua­r për në qytetin e Elbasanit, ku do të merret në pyetje dhe më pas t’i caktohet masa e sigurisë. Operacioni ku u sekuestrua­n edhe armë u ndoq nga afër edhe nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në Drejtorinë e Policisë Elbasan ka shkuar edhe drejtori i Krimeve të Rënda, Arben Dashi. Gjithashtu, në Elbasan ka mbërritur edhe nëndrejtor­esha e përgjithsh­me e Policisë së Shtetit, Aida Hajna. Kjo është vizita e parë e saj, pasi u vendos në krye të BKH- së. Ajo ka mbërritur me një “Land Rover Discovery” të bardhë, ndërsa ka marrë përshëndet­jen e oficerëve të policisë. Kurse Veliu mbërriti me një makinë tip “Range Rover” të zezë, i shoqëruar me një makinë policie.

VRASJA

Ekzekutimi në mënyrë mafioze i Emiljano Ramazanit një javë më parë në Elbasan dyshohet se ka lidhje me dy vrasje të mëparshme po në këtë qytet, njëra e ndodhur në vitin 2018 dhe tjetra në 2019- ën. Burime zyrtare pranë Policisë së Shtetit sqaruan se mbrëmjen e së dielës se janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje mbi 10 persona, të cilët edhe më herët kanë qenë të dyshuar për ekzekutime­t e ndodhura dy vite më parë. Por, pavarësish­t shoqërimev­e të shumta që kryen Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të RENEA- s, asnjëri prej tyre nuk u ndalua. Të dyshuarit si të përfshirë në këtë atentat hodhën poshtë dyshimet e policisë, duke deklaruar se nuk kanë dijeni për vrasjen e babait të 4 fëmijëve. Dyshimet janë se 39- vjeçari Ramazani, i njohur ndryshe me nofkën “Ili”, të jetë vrarë për hakmarrje pas konfliktev­e mes grupeve kriminale për shpërndarj­en e kokainës në qarkun e Elbasanit. Sipas hetimeve të kryera gjatë kësaj jave, ka rezultuar se Emiljano Ramazani mund të ketë pasur dijeni për lëvizjet e autorëve së dy vrasjeve të ndodhura në 2018- ën dhe 2019- ën. Në videon e siguruar nga “ABC News”, tregohen qartë lëvizjet e autorit. Ende i paidentifi­kuar nga policia, ai e kreu krimin në vetëm 35 sekonda. Në pamje duket qartë që atentatori është i veshur me të zeza dhe në kokë

DYSHIMI

Ekzekutimi në mënyrë mafioze i Emiljano Ramazanit një javë më parë në Elbasan dyshohet se ka lidhje me dy vrasje të mëparshme po në këtë qytet, njëra e ndodhur në vitin 2018 dhe tjetra në 2019- ën. Burime zyrtare pranë Policisë së Shtetit sqaruan se mbrëmjen e së dielës janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje mbi 10 persona, të cilët edhe më herët kanë qenë të dyshuar për ekzekutime­t e ndodhura dy vite më parë.

mban kapuç të zi. Pasi kreu atentatin, ai u largua me makinë drejt rreth- rrotullimi­t të Bradashesh­it. Më pas makina ka marrë rrugën për në Peqin dhe në fshatin Vidha i është vënë flaka. Brenda saj policia gjeti dy kallashnik­ovë por jo armën e krimin, pistoletën që autori përdori në vrasje.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Emiljano Ramazani
Emiljano Ramazani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania