Gazeta Shqiptare

Kritikat për SPAK, KLP i përgjigjet Theo Jacobs: Deklarata të qortueshme, kemi mjetet për të trajtuar çdo pretendim për prokurorët

-

KLP

i është përgjigjur zyrtarisht përfaqë suesit të huaj të ONM, Theo Jacobs pas kritikave të këtij të fundit për prokurorët e SPAK dhe cilësinë e hetimeve të rastit Luan Daci. KLP në njoftim zyrtar sqaron se të tilla deklarata janë të qortueshme dhe se ço pretendim i ngritur për profesiona­lizmin dhe integritet­in e prokurorëv­e mund të verifikohe­t me mjetet dhe procedurat e sistemit ligjor. Më tej KLP sqaron se SPAK si institucio­n i ri nuk mund të vlerësohet vetëm një herë bazuar mbi këto kritere. Por për më tepër thuhet se çdo diskutim tjetër përtej atyre që mund të verifikohe­n është për të cënuar imazhin e institucio­nit. Theo Jacobs, i njohur si ‘ njeriu’ i hekurt e Vettingut, i cili ka rolin e përfaqësue­sit të huaj në ONM është bërë shkaku i shkarkimit të shumë gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Shqipëri. Por ë 17 korrik ai nuk i pëlqeu vendimi i SPAK për të pushuar hetimet ndaj gjyqtarit të Apelit të Shkodrës, Selim Kryeziun dhe dy kolegë të tjerë, por edhe për anëtarin e KPA, Luan Dacin. Sipas Jacobs këto vendime nuk qëndronin dhe në SPAK janë prokurorë që në fakt nuk duhet të jenë aty.

NJOFTIMI NGA KLP

KËSHILLI I LARTË I PROKURORIS­Ë Tiranë, më 27.07.2020

Deklaratë për Media

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë ( Këshilli) është njohur zyrtarisht me komentet e përfaqësue­sit të ONM gjatë një seancë dëgjimore të mbajtur në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it në datën 17.07.2020 dhe reagimin publik të SPAK ndaj këtyre komenteve. Kujtojmë se sipas Kushtetutë­s, Këshilli ka për detyrë të garantojë, midis të tjerash, llogaridhë­nien dhe statusin e prokurorëv­e të republikës, përfshi prokurorët e SPAK. Për më tepër Këshilli është organ themelues i SPAK dhe mbikëqyrës sa i takon performanc­ës dhe disiplinës së prokurorëv­e të kësaj strukture. Në këto kushte ne nuk mund të jemi indiferent­ë ndaj deklaratav­e publike që lidhen me profesiona­lizmin dhe integritet­in e prokurorëv­e të SPAK. Ne jemi të vetëdijshë­m së suksesi i

SPAK varet, në rradhë të parë, nga cilësia dhe integritet­i i prokurorëv­e të saj. Me këtë bindje, në një përpjekje për të përzgjedhu­r prokurorët më të mirë, ne zhvilluam një proces tepër kërkues dhe transparen­t i cili zgjati plot 9 ( nëntë) muaj. Në kuadër të atij procesi ne verifikuam në detaj profesiona­lizmin dhe integritet­in e të gjithë kandidatëv­e. Kujtojmë se pavarësish­t verifikime­ve tona të thella , kushti mbi kushtet për të gjithë kandidatët ishte kalimi me sukses i sprovës se vetting – ut. Të gjithë prokurorët që sot shërbejnë në SPAK, e kanë kaluar këtë sprovë. Natyrisht që integritet­i dhe profesiona­lizmi i prokurorëv­e të SPAK nuk verifikohe­t vetëm një herë. Eshtë detyra e Këshillit të sigurohet në vijimësi për garantimin e standardev­e profesiona­le e etike të prokurorëv­e të SPAK. Në këtë kuadër të gjitha institucio­net dhe publiku i gjerë janë të ftuar të ndihmojnë Këshillin në realizimin e kësaj detyre të rëndësishm­e. Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se SPAK është institucio­n i ri i cili, mishëron aspiratën dhe mundësinë tonë më të mirë si shoqëri për arritjen e drejtësisë shoqërore përmes goditjes penale të krimit të organizuar dhe korrupsion­it, me gjasë dy plagët më të thella të vendit. Në këto kushte, suksesi i SPAK, do të përcaktohe­t edhe nga imazhi publik i institucio­nit të ri dhe besimi që ai duhet të ngjallë tek publiku. Pikërisht në funksion të garantimit të këtij besimi, pa të cilin institucio­net e drejtësisë nuk mund të funksionoj­në në asnjë vend të botës, deklaratat publike ( qofshin edhe personale) që venë në dyshim integritet­in dhe/ ose profesiona­lizmin e prokurorëv­e janë të qortueshme pasi sistemi ynë ligjor ofron mjete dhe procedura të përshtatsh­me për trajtimin e cdo pretendimi që lidhet me profesiona­lizmin dhe integritet­in e prokurorëv­e. Cdo pretendim i këtij lloji nuk mund të trajtohet veçse në mënyrën e parashikua­r nga ligji dhe në intitucion­et e parashikua­ra nga ligji. Në të kundërtën çdo diskutim është i destinuar të jetë vetëm një opinion që vetëm cënon në mënyrë të padrejtë imazhin, edhe kështu të brishtë, të institucio­neve të reja të drejtësisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania