Gazeta Shqiptare

SPAK- u propozon Aida Hajnajn në krye të BKH- së, tre kandidatët e tjerë u skualifiku­an, pritet votimi në KLP

-

TIRANË - Struktura e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka propozuar Aida Hajnajn për kryetare të BKH- së. Zyrtarisht mësohet se SPAK ka çuar në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë emrin e numrit dy të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, e cila është e vetmja që i ka plotësuar kriteret. Kandidatët e tjerë për kreun e “FBI- së” shqiptare Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj nuk i kanë plotësuar kriteret. Personi në krye të BKH- së do të drejtojë ekipet e hetuesve, pasi të jenë zgjedhur për këtë mision. Atyre do t’u monitorohe­n llogaritë bankare dhe telefonat përgjatë gjithë kohës, për t’u siguruar se do e zbatojnë detyrën me integritet dhe paanshmëri. Zgjedhja e kreut të BKH- së kaloi nëpërmjet një procesi ku u përdor edhe makina e së vërtetës dhe gara të tjera fizike dhe mendore, proces ky që u monitorua nga amerikanët dhe partnerët europianë. BKH- ja është një institucio­n, i cili do të ndihmojë SPAK- un në hetimin e rasteve të korrupsion­it në nivele të larta. Ngritja e BKH- ja pritet të bëhet pas ngritjes së SPAK- ut. BKH- ja do të përbëhet nga një drejtor dhe një ekip hetuesish, të cilët duhet të përmbushin standarde të forta, të ngjashme me ato të FBI. Aida Hajnaj është aktualisht zv. drejtore e Policisë së Shtetit dhe pak ditë më parë në një deklaratë për shtyp, nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka e ka paralajmër­uar emërimin e saj në krye të asaj që quhet “FBI”- ja e Shqipërisë, por duke akuzuar se kjo është një lëvizje e Ramës për të kapur edhe këtë institucio­n të rëndësishë­m të drejtësisë. Mësohet po ashtu se procesi i përzgjedhj­es së emrit dhe propozimi i Aida Hajnajt është monituruar nga përfaqësue­s të SHBA- ve dhe BE- së. Menjëherë sapo SPAK i propozoi KLP- së emrin e Aida Hajnajt për kreun e BKH- së, ka ardhur edhe një reagim nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë ambasadorj­a e SHBA- ve, në Tiranë, Yuri Kim, e cila me anë të një statusi në “Twitter” ka shkruar se ky është një tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi. Më tej ajo e mbyll edhe me një thënie të urtë shqiptare:” Gur mbi gur bëhet mur”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania