Gazeta Shqiptare

Largohet nga sistemi i drejtësisë pas 27 viteve në detyrë gjyqtari i Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj

“Jap dorëheqjen për shkak të një marrëdhëni­eje të re pune”

-

- Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Mësohet se përmes një letre drejtuar kryetares së Kolegjit të lartë Gjyqësor ( KLGJ- së), Naureda Llagami, Malaj ka sqaruar se jep dorëheqjen për shkak të një marrëdhëni­e tjetër pune, e cila, siç sqaron Malaj, nis më 1 gusht 2020. Ndër rreshta, gjyqtari përmend fillimin e karrierës së tij, duke u shprehur se ka respektuar gjithmonë Kushtetutë­n. Me këtë lëvizje, Alaudin Malaj i shmanget kështu procesit të vetingut. Dorëheqja e tij ka ndodhur pak kohë para se ai t’i nënshtrohe­j procesit të vetingut. Gjyqtari Alaudin Malaj, radhitet si një ndër gjyqtarët më të

VENDIMI

Mësohet se vendimi për t’u larguar ishte i pritshëm, pasi zërat në korridoret e Gjykatës së Apelit Tiranë për dorëheqjen e Malajt u shtuan menjëherë pas dorëheqjes së gjyqtarit Gjin Gjoni. Letrën e dorëheqjes, Alaudin Malaj ia ka dorëzuar pak ditë më parë sekretaris­ë së Këshillit të Lartë Gjyqësor, këshill i cili pritet që në ditët në vijim të marrë një vendim konkret për këtë çështje.

polemizuar në sistemin e gjykatave të vendit. Kjo pasi me disa nga vendimet e tij, shumë qytetarë por edhe fraksione të ndryshme politike e kanë anatemuar atë si një gjykatës, jo të drejtë me ligjin.

“Ka qenë një nder dhe privilegj i jashtëzako­nshëm për

mua që të ushtroj detyrën e gjyqtarit në Republikën e Shqipërisë prej viti 1993 deri aktualisht. Vendimi për të filluar këtë profesion, më shumë se 27 vjet më parë ka qenë vendimi më i rëndësishë­m për mua dhe familjen time. Kanë qenë vite të mbushura me sfida të jash

tëzakonshm­e në periudha shumë të vështira që ka kaluar vendi ynë përgjatë tranzicion­it. Duke pasur parasysh se dorëheqja nga detyra dhe mbarimi i statusit të magjistrat­it është një proces automatik, i detyrueshë­m, një algoritëm, kam pranuar gjithashtu edhe heqjen dorë nga ky status. Unë jam plotësisht i bindur në ushtrimin nga ana juaj të kompetenca­ve kushtetues­e dhe ligjore për të pranuar dhe vijuar sa më shpejt me këtë kërkesë, pasi detyra e re më kërkon që ky vendim të merret sa më shpejt të jetë e mundur. Askush nuk është i pagabueshë­m, as unë, por i kam qëndruar besnik Kushtetutë­s”, - shkruan Malaj në letrën e tij. Para tij, dorëheqjen nga posti i gjyqtarit e ka dhënë edhe kolegu i Malajt, Gjin Gjoni, po ashtu pak ditë para vetingut. Sipas Gjonit, dorëheqja kishte ardhur pasi ai nuk besonte se do të përballej me gjykim të drejtë nga trupa e KPK- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania