Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet e 30 qershorit, gjykata e Lezhës vendos kthimin e çështjes për hetim nga prokuroria pas ankimimit të PD

Reagon PD: Është mundësi e dytë për prokurorin­ë, tregohuni të paanshëm!

-

Gjykata e Lezhës ka vendosur vendos kthimin për hetim nga prokuroria të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në Bashkinë Lezhë, pas ankimimit të Patisë Demokratik­e. Pak javë më parë, PD ngriti një padi, pasi prokuroria vendosi të mos e hetojë çështjen pavarësish­t denoncimit. Ndërkaq, sekretaria e Partisë Demokratik­e, Alfrida Marku, tha se ‘ vendimi i gjykatës urdhëron prokurorin­ë e Lezhës të hetojë çdo material dhe ankesë të bërë si dhe të marrë në pyetje anëtarët e KZAZ- së, numëruesit dhe çdo person tjetër që mund të dëshmojë’. Më 18 korrik të 2019, PD duke dëgjuar edhe këshillën e ndërkombët­arëve, çoi në gjykatë çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, me pretendimi­n se ata ishin të manipuluar­a. Por pas disa muajsh, konkretish­t në shkurt, PD i kërkoi llogari prokuroris­ë, që sipas saj kishte kyçur në sirtar çështjen dhe nuk po e hetonte.

REAGIMI I PD

Dega e PD- së në Lezhë ka reaguar pas lajmit që gjykata e këtij rrethi ka kthyer vendimin e prokuroris­ë duke e detyruar atë hetojë çështjen e zgjedhjeve të 30qershori­t. PD- thotë se kjo është një mundësi e dytë për prokurorin­ë, të cilën e inkurajon të jetë e paanshme dhe të mos ndikohet në vendimet e saj. Sakaq ndër rreshta PD- ja e Lezhës thotë se për rezultatet ë këtij hetimi do të informojë Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë si dhe përfaqësit­ë diplomatik­e të BE- së dhe SHBA në Shqipëri. “Pas ankimit të paraqitur nga PD Lezhë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka vendosur shfuqizimi­n e vendimit të prokuroris­ë dhe detyrimin e kësaj të fundit të regjistroj­ë procedimin penal dhe të hetojë procesin e votimit të 30 qershorit.

DEKLARATA

“Cilido që cenon proceset zgjedhore, cilido që cenon të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur i lirë dhe në rregulla demokratik­e përfaqësue­sit e tyre duhet të mbajë përgjegjës­i siç parashikon ligji. Kujtojmë që kjo është një mundësi e dytë që i jepet prokuroris­ë për të kryer detyrën e saj dhe se mbi vijimësinë e këtij procesi ne do të vëmë në dijeni Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë si dhe përfaqësit­ë diplomatik­e të BE dhe SHBA në Shqipëri”,- shkruan dega e PD- së në Lezhë

Ne inkurajojm­ë prokurorin­ë që të jetë e paanshme dhe të mos ndikohet në vendimet e saj, por të kryejë një proces hetimor të drejtë, të plotë e të gjithanshë­m.

Cilido cenon proceset zgjedhore, cilido cenon të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur i lirë dhe në rregulla demokratik­e përfaqësue­sit e tyre, duhet të mbajë përgjegjës­i siç parashikon

INKURAJIMI

Partia Demokratik­e e Lezhës ka inkurajuar prokurorin­ë që të jetë e paanshme dhe të kryejë një proces të drejtë dhe të plotë. Sipas sekretares së PD- së, Alfrida Marku, kushdo që cenon proceset zgjedhore duhet të mbajë përgjegjës­i, pasi vetëm në këtë mënyrë kthehet besimi te qytetarët. Më tej në reagimin e degës së PD në Lezhë thuhet se për vijimësinë e këtij procesi do të mbahen të informuar Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, përfaqësit­ë diplomatik­e të BE dhe SHBA.

ligji.

Është koha për të rikthyer besimin e shqiptarëv­e tek proceset zgjedhore, si një moment kyç ku ata mund t’u japin fund qeverisjev­e të këqija apo në rastin më të mirë të zgjedhim një model qeverisje më të mirë sesa e mëparshmja. Dhe kjo bëhet e mundur vetëm atëherë kur veprimet e paligjshme do të ndëshkohen dhe kur

krimi të mos influencoj­ë politikën dhe proceset zgjedhore. Kujtojmë që kjo është një mundësi e dytë që i jepet prokuroris­ë për të kryer detyrën e saj, dhe se mbi vijimësinë e këtij procesi ne do të vëmë në dijeni Këshillin e Lartë të prokuroris­ë si dhe përfaqësit­ë diplomatik­e të BE dhe SHBA në Shqipëri”,- shkruan dega e PDsë në Lezhë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania