Gazeta Shqiptare

Kultivuan kanabis, arrestohen 2 kultivuesi­t, procedohen 3 dhe 2 shpallen në kërkim

-

VLORË

- Policia e Vlorës vijon kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, me dronë, me qëllim parandalim­in dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit duke finalizuar operacioni­n e koduar “Pleshovica”. Në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga 2 persona, janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë.” Gjatë operacioni­t, në një ambient të hapur në malin e Pleshovicë­s, Bashkia Selenicë, janë gjetur dhe asgjësuar disa bimë dhe fidanë të dyshuara si cannabis sativa. Si rezultat i këtij operacioni, Policia ka vënë para përgjegjës­isë penale shtetasit e dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme, konkretish­t: Janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe dhe P. Z., 27 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, Vlorë. Ndërsa, janë proceduar penalisht shtetasit: K. Ll., 47 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë kryetar i fshatit Vërmik, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për rastin dhe nuk ka bërë kallëzim në organet e policisë. A. K., 55 vjeç, banues në fshatin Ramicë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatin Vërmik, pasi dyshohet se ka shpërdorua­r detyrën duke mos ushtruar kontroll territori në zonën në fjalë. Gjithashtu, është proceduar P. A., 56 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, pasi dyshohet se është implikuar në këtë veprimtari të paligjshme dhe është proceduar në gjendje të lirë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetëso­re. Janë shpallur në kërkim shtetasit E. A., 35 vjeç dhe E. A., 32 vjeç dhe po punohet për kapjen e tyre. Materialet i kaluan Prokuroris­ë Vlorë, për hetime të mëtejshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania