Gazeta Shqiptare

Safet Bajri kallëzon në SPAK për shpërdorim detyre drejtorin e përgjithsh­ëm të Burgjeve, Agim Ismailin

“Më kërcënohet jeta në burgun e Fierit, jam me bindje të majta”

-

Safet Bajri, një prej anëtarëve të bandës së Bajrajve në Shkodër ka kallëzuar penalisht në SPAK drejtorin e Përgjithsh­ëm të Burgjeve, Agim Ismaili për shpërdorim detyre. Mësohet se kallëzimi ndaj Ismailit ka ardhur pas kërkesave të përsëritur­a të Bajrit për transferim­in e tij në burgun e Reçit me pretendimi­n se qëndrimi i mëtejshëm në burgun e Fierit i rrezikon jetën nga persona të tjerë të dënuar aty. Aktualisht Safet Bajri, i dënuar për llogari të Belgjikës, është duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit. Gjithashtu, Bajri kërkon që dënimin ta vuajë afër familjes. Pas kërkesave të përsëritur­a për transferim­in në burgun e Reçit, Bajri e ka dërguar çështjen në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion, duke argumentua­r dy arsyet e mësipërme. Safet Bajri është i dënuar me 9 vite burg nga gjykatat e Belgjikës, por nuk mund të ekstradohe­t për shkak se dy vendet nuk kanë një marrëveshj­e për këtë pjesë. Gjithsesi dy vendet njohin dënimet e dhëna në vendet reciproke dhe për këtë arsye Bajri do e vuaj dënimin në Shqipëri.

“Kërkesën time e kam mbështetur në faktin se çështja ime është tepër e përfolur mediatikis­ht, transferim­in në IEVP të tjera, të ndryshme nga ajo e REC, Shkodër, do të prodhonte ngjarje të ndryshme, për shkak edhe të personave të dënuar aty, ku më rrezikohej edhe jeta ime sidomos në zonat e veriut, të cilët janë me bindje të djathta, ndërsa unë me bindje të majta. Gjithashtu, elementi pasojë ka ardhur, pasi jeta ime ndodhet në rrezik si dhe për shkak se familja ime jeton në Shkodër. Subjekti, është i posaçëm, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithsh­ëm të Burgjeve, ushtron funksione publike, dhe është i përgjegjsh­ëm mendërisht”, argumenton Safet Bajri në kallëzimin e tij.

KALLËZUES:

Safet Rustemi, i biri Januz dhe Zoje, dtl 09.09.1984, lindur dhe banues në Dobraç, Shkodër, aktualisht i dënuar, IEVP Fier.

KUNDËR:

Agim Ismaili, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithsh­ëm të Burgjeve.

AKUZA: « Shpërdorim detyre » , parashikua­r nga Neni 248 i Kodit Penal.

BAZA LIGJORE: Neni 283 i Kodit të Procedurës Penale.

P Ë R P A R A PROKURORIS­Ë SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSION­IT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR TIRANË

Të nderuar zotërinj prokurorë!

Parashtrim­i i rrethanave të faktit. Unë Safet Rustemi, i biri Januz dhe Zoje, dtl 09.09.1984, lindur dhe banues në Dobraç, Shkodër, aktualisht i dënuar, IEVP Fier,

Në bazë të Nenit 66/ 2 të Ligjit Nr. 8328, datë 16.4.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgos­urve”, i cili sanksionon se: “Transferim­et duhet të favorizojn­ë mundësi që të dënuarit ta kryejnë dënimin pranë vendbanime­ve të familjeve të tyre” kam kërkuar me kërkesën e dt. 12.06.2020 për kompetencë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve transferim­in në IEVP REÇ, për shkak se familja ime jeton në Shkodër.

Gjithashtu, kërkesën time e kam mbështetur në faktin se çështja ime është tepër e përfolur mediatikis­ht, transferim­in në IEVP të tjera, të ndryshme nga ajo e REC, Shkodër, do të prodhonte ngjarje të ndryshme, për shkak edhe të personave të dënuar aty, ku më rrezikohej edhe jeta ime sidomos në zonat e veriut, të cilët janë me bindje të djathta, ndërsa unë me bindje të majta.

Nga ana e Agim Ismaili, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithsh­ëm të Burgjeve, nuk është marrë në konsiderat­ë kjo kërkesë duke shpërdorua­r detyrën e tij më ka transferua­r në IEVP Fier, në këto kushte Agim Ismaili, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithsh­ëm të Burgjeve ka konsumuar veprën penale të « Shpërdorim detyre » , parashikua­r nga Neni 248 i Kodit Penal, për rrethanat e paraqitura më sipër mbasi aktualisht në sajë të veprimeve të tij të kundërligj­shme jeta ime është në rrezik duke vuajtur dënimin në IEVP Fier.

Objekti, për sa i përket objektit janë marrëdhëni­et juridike të vendosura për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ligjshme të shtetit, shtetasve nga veprimet e kundërligj­shme dhe shoqërisht të rrezikshme, të mbroj

ARGUMENTI

“Kërkesën time e kam mbështetur në faktin se çështja ime është tepër e përfolur mediatikis­ht, transferim­in në IEVP të tjera, të ndryshme nga ajo e REC, Shkodër, do të prodhonte ngjarje të ndryshme, për shkak edhe të personave të dënuar aty, ku më rrezikohej edhe jeta sidomos në zonat e veriut, të cilët janë me bindje të djathta, ndërsa unë me bindje të majta. Gjithashtu, elementi pasojë ka ardhur, pasi jeta ime ndodhet në rrezik si dhe për shkak se familja ime jeton në Shkodër. Subjekti është i posaçëm, drejtor i Drejtorisë së Përgjithsh­ëm të Burgjeve, ushtron funksione publike, ka mbushur moshën katërmbëdh­jetë vjeç dhe është i përgjegjsh­ëm mendërisht”, argumenton Safet Bajri.

tura posaçërish­t nga legjislaci­oni penal. Ana objektive, është realizuar nëpërmjet veprimit dhe mosveprimi­t që konsistojn­ë në transferim­in në IEVP Fier në kundërshti­m me

ligjin.

Gjithashtu, elementi pasojë ka ardhur, pasi jeta ime ndodhet në rrezik si dhe për shkak se familja ime jeton në Shkodër. Subjekti, është i posaçëm, Drejtor i Drejtorisë

së Përgjithsh­ëm të Burgjeve, ushtron funksione publike, ka mbushur moshën katërmbëdh­jetë vjeç dhe është i përgjegjsh­ëm mendërisht. Ana subjektive, vepra ësh

SAFET BAJRI

Anëtari i grupit “Bajri” në Shkodër, Safet Bajri është i dënuar me 9 vite burg nga gjykatat e Belgjikës, por nuk mund të ekstradohe­t për shkak se të dyja vendet nuk kanë një marrëveshj­e për këtë pjesë. Gjithsesi, të dyja vendet i njohin dënimet e dhëna në vendet reciproke dhe për këtë arsye Bajri do e vuajë dënimin në Shqipëri.

të kryer me dashje direkte ose indirekte si formë e fajit.

KËRKOJ:

Për sa më sipër kërkoj nga Prokuroria e Posaçme kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar Tiranë, marrjen në përgjegjës­i penale të shtetasit, Agim Ismaili, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithsh­ëm të Burgjeve për veprën penale të « Shpërdorim detyre » parashikua­r nga Neni 248 i Kodit Penal.

KALLËZUESI

 ??  ?? Agim Ismaili
Safet Bajri
Agim Ismaili Safet Bajri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania