Gazeta Shqiptare

Vrasje, prostituci­on, vjedhje e trafik droge, OFL iu çon formularët 4 “të fortëve” në Durrës dhe 1 korçari të dënuar me burgim të përjetshëm

-

TIRANË

- Operacioni Forca e Ligjit vijon pa ndërprerë, ndërsa kësaj radhe ka shkuar në Durrës duke iu kërkuar burimet e pasurisë 4 të dënuarve. Njëri prej tyre është Kastriot Maksuti, banues në Korçë i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtj­a pa leje”. Ndërsa katër të tjerët banues në Durrës, janë: Nek ( Skënder) Driza, Arjan Kapo, Arben Plaku, Eduart Myftari, të dënuar për vepra të tjera penale. Sipas policisë, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve: K. M., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtj­a pa leje”; N.( S.) D., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëv­e, kryer në bashkëpuni­m”; A. K., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Shfrytëzim­i i prostituci­onit në rrethana rënduese”; A. P., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Shfrytëzim­i i prostituci­onit në rrethana rënduese” dhe E. M., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania