Gazeta Shqiptare

Misteri i vdekjes së 16- vjeçares shqiptare në Trikala të Greqisë, dyshime për përfshirje­n e një 30- vjeçari

Pritet ekzaminimi i videos që ka policia. Prindërit e viktimës: Vajza jonë u vra

-

Autoritete­t në Trika la të Greqisë po shqyrtojnë përfshirje­n e një bashkatdhe­tari 30- vjeçar, në rastin misterioz të vdekjes së 16vjeçares shqiptare Maria. Hetuesit thonë se vajza e ka takuar shpesh kohët e fundit këtë person. Fillimisht vdekja e vajzës i atribuohej vetëvrasje­s për shkak të një rënie nga kisha, dosja e çështjes mbetet e hapur dhe është pasuruar vazhdimish­t me informacio­ne të reja, siç është një video në duart e policisë me lëvizjet e fundit të 16- vjeçares.

Sipas informacio­neve nga Real News, 30- vjeçari ende nuk është thirrur për të dëshmuar, por kjo do të ndodhë, pasi të mërkurën e ardhshme oficerët e policisë do të kenë në duart e tyre rezultatet nga celulari i 16- vjeçares, mesazhet dhe thirrjet që ajo kishte shkëmbyer, por edhe pikat e telefonave celularë të tjerë që u gjetën në zonë atë natë.

“Vajza jonë u vra. Ose u vra në një vend tjetër dhe ata e sollën në kopshtin e kishës, ose e ndoqën atë…”, pretendojn­ë prindërit e vajzës në RealNeës.

“Si e ngjiti skelën gjatë natës dhe pse është gjaku i saj në shumë vende në oborr, por jo në shkallët që ndodhen afër vendit ku u gjet”,- pyesin ata.

Në të njëjtën kohë, policia e Trikalas po ekzaminon video nga kamerat e sigurisë që tregojnë se Maria 16- vjeçare po shëtiste vetëm në rrugët e qytetit në orët e para të 15 korrikut.

Pak më herët, një polic 26- vjeçar e kishte lënë jashtë shtëpisë së saj. Ai kishte pasur një takim me të. Mësohet se të dy ishin njohur përmes një faqe takimesh në internet.

DËSHMIA E NËNËS

“Vajza ime Kristina më njoftoi se Maria po vinte dhe se unë duhet të lija derën e hapur, në mënyrë që zilja të mos tingëllont­e. E prisja, kur dëgjova zëra dhe ulërima nga rruga. Isha e trembur. Kam dëgjuar zërin e vajzës sime. Dola jashtë dhe fillova të bërtisja:

Maria… Maria”,tha nëna e saj për “RealNews”, diçka që ajo, gjithashtu, raportoi në polici.

Videoja me lëvizjet e 16- vjeçares është regjistrua­r rreth orës 4: 30 të mëngjesit nga kamerat e vendosura në zonën e Varousia dhe konkretish­t jashtë shtëpisë së një prodhuesi të njohur të qumështit. Ky është regjistrim­i i fundit, i cili tregon vajzën që po shkon drejt kodrës së Profit Ilias, ku në mëngjes u gjet e vdekur nga një kalimtar, i cili njoftoi policinë.

Në atë natë të rëndësishm­e, nëna e Marias ishte duke punuar për të kujdesur për një person të moshuar afër Sheshit Vouvis, ndërsa burri i saj kishte shkuar në Shqipëri, prej nga erdhi pas vdekjes së Marias.

Kur polici u largua, rreth orës 3 të mëngjesit afër shtëpisë së saj, Maria ndërroi mendje, foli në telefon dhe u drejtua drejt qendrës së qytetit. “Vajza ime Kristina më njoftoi se Maria po vinte dhe se unë duhet të lija derën e hapur, në mënyrë që zilja të mos

VIDEO

Mësohet se videoja me lëvizjet e 16- vjeçares është regjistrua­r rreth orës 4: 30 të mëngjesit nga kamerat e vendosura në zonën e Varousia dhe konkretish­t jashtë shtëpisë së një prodhuesi të njohur të qumështit. Ky është regjistrim­i i fundit, i cili tregon vajzën që po shkon drejt kodrës së Profit Ilias, ku në mëngjes u gjet e vdekur nga një kalimtar, i cili njoftoi policinë.

tingëllont­e. E prisja, kur dëgjova zëra dhe ulërima nga rruga. Isha e trembur. Kam dëgjuar zërin e vajzës time. Unë dola jashtë dhe fillova të bërtisja: Maria… Maria,” tha nëna e saj për RealNews, diçka që ajo, gjithashtu, raportoi në

polici.

Maria Hyseni, 16- vjeçarja shqiptare ka ndërruar jetë pak ditë më parë në Trikala. Ajo është gjetur pranë një kishe me dëmtime të rënda në fytyrë dhe trup. Mediat vendase kanë raportuar, se e reja është

rrëzuar nga një godinë, por familjarët e saj këmbënguli­n se vajza e tyre është vrarë pasi thonë se ende nuk janë marrë shenjat e gishtave nëse është ngjitur vet në skelat nga supozohet se është rrëzuar apo me një person tjetër.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania