Gazeta Shqiptare

Lista e re, zbardhen emrat e 407 mësuesve që do t'i nënshtrohe­n provimit të shtetit

QSHA: Kujdes, paraqisni dokumentac­ionin e plotë ditën e provimit, ose skualifiko­heni! Datat e testimeve për secilin kandidat që kërkon të punësohet

-

Mësuesit po i nënsh trohen provimit të shtetit, i cili zhvillohet në ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot listën e re me emrat e 407 aplikantëv­e që do të testohen në profilin Histori si dhe datat përkatëse për secilin prej tyre. Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 minuta para fillimit të testimit. "Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: letërnjoft­im ( Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrj­e në provimin e shtetit ( dokumenti origjinal); kopje të Kartë ID ose Pasaportë; faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA, nga një bankë të nivelit të dytë/ postë ( sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrj­es; si dhe kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduar­a prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MASR, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit",- thekson QSHA. Ndërkohë, kandidatët, të cilët nuk janë pajisur me Diplomë të ciklit të dytë të studimeve, duhet të paraqesin një vërtetim nga universite­ti përkatës, ku konfirmohe­t shlyerja e të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe gjuhën e huaj, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. Sakaq, në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID- 19 dhe në vijim të masave parandalue­se të përhapjes së tij, gjatë paraqitjes për pjesëmarrj­e në testim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë rregullat: të paraqitet pranë QSHA- së i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike; të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5 - 2 metër me kandidatët e tjerë; të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifiki­mit; të ketë me vete stilolaps për nënshkrimi­n e deklaratës dhe rezultatit të testimit; të mos ketë me vete celularë, çanta dhe sende të tjera personale, të panevojshm­e në zhvillimin e testimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania