Gazeta Shqiptare

Koronaviru­si u merr jetën 6 personave për 24 orë, shkon në 144 numri i vdekjeve

Daja: 117 të infektuar të rinj, Tirana vatër zjarri me 63 raste

- Voltiza Duro

Ehëna ka nisur me një bilanc të rëndë vde kjesh dhe të infektuari­sh nga koronaviru­si në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit 6 persona kanë humbur betejën me virusin vdekjeprur­ës, 3 prej të cilëve nuk vuanin nga sëmundje të tjera. Të dhënat mbi situatën epidemiolo­gjike në vend janë bërë me dije nga specialist­ja e ISHP- së, Rovena Daja. "Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiolo­gjike në vend në 24 orët e fundit. Thellohet bilanci i viktimave nga koronaviru­si në vendin tonë. Fatkeqësis­ht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin COVID- 2 ' Shefqet Ndroqi' 6 qytetarë: një 49- vjeçar nga Shkodra, një 54- vjeçar nga Mirdita, një 58- vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera, një 56- vjeçar, një 68vjeçar dhe një 76- vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoq­ëruese. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllim­et familjarëv­e", - tha Daja gjatë komunikimi­t të saj për mediat dhe qytetarët. Deri më tani numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 144.

INFEKTIMET E REJA

Janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID- 19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive. Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve është si vijon: 63 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 8 në Fier; nga 4 raste në Kukës, Has; nga 3 raste në Krujë, Lushnje; nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë dhe nga 1 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastë­r, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2745 që nga fillimi i epidemisë.

PACIENTË TË HOSPITALIZ­UAR

Brenda 24 orëve të fundit ka pasur një rritje të numrit të personave të shtruar në spital. Ministria e Shëndetësi­së bëri me dije se, "ka vijuar rritja e rasteve të reja edhe gjatë javës që lamë pas, në një kohë që mesatarja javore e rasteve të reja ka qenë rreth 96 raste në ditë. Vihet re se ka pasur një rritje të ndjeshme të shtrimeve në dy spitalet COVID. Situata paraqitet serioze, pasi është rritur gjithashtu numri i pacientëve në terapi intensive dhe i atyre të intubuar, që është shoqëruar fatkeqësis­ht me humbje jete. Aktualisht në spitalin infektiv dhe spitalin "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar. Ndaj u drejtohemi me një thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimi­n e masave, duke u rikujtuar detyrimin ligjor për të vendosur maskën në çdo ambient të mbyllur, për të respektuar distancën dhe ruajtur higjienën. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve të ndjekin sistemin e referimit: telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127, nëse keni shenja të sëmundjes dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacio­n rreth COVID- 19 apo këshillim psikologji­k", - apelon Ministria e Shëndetësi­së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania