Gazeta Shqiptare

Manastirli­u: Dyfishim i ekipeve të terrenit gjatë periudhës vjeshtë- dimër

"Mbi 500 thirrje në numrin e Urgjencës Kombëtare"

-

Ministrja

e Shëndetë sisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u, në kuadër të forcimit të masave për përballimi­n e situatës së shkaktuar nga COVID- 19, ka deklaruar nga Urgjenca Kombëtare se do të dyfishohen ekipet e terrenit për shërbimin në banesë të qytetarëve të prekur nga COVID- 19. "Tirana mbetet e nxehtë, por ndërkohë jemi duke u përgatitur për përgjigjen ndaj situatës në të gjithë vendin. Në këtë moment jemi duke ndërtuar edhe më shumë skuadra mobile për pacientët me COVID- 19, pra skuadra të lëvizshme, të cilat do të ofrojnë ndihmën në banesë sipas protokolle­ve, sipas gradës së sëmundshmë­risë, për ata të cilët do të kenë nevojë për asistencë në shtëpi, apo për transferim­in në spital sipas protokolle­ve. Përgjatë vjeshtë- dimrit do të dyfishojmë ekipet tona të terrenit", tha Manastirli­u. Duke vlerësuar punën e madhe që kryhet nga njësia e koordinimi­t dhe ekipet e Urgjencës Kombëtare, Manastirli­u tha se po përballohe­t një fluks i konsiderue­shëm i qytetarëve të prekur nga SARS COV2. "Janë mbi 500 thirrje në ditë vetëm për COVID apo të dyshuar COVID në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Nga ana tjetër Urgjenca Kombëtare vijon që të japë shërbime edhe për të gjitha patologjit­ë e tjera. Edhe kjo falë një pune dhe një organizimi shumë të mirë, të bërë nga ana juaj me gjithë spitalet- 2", tha Manastirli­u. Duke kërkuar nga qytetarët t'u referohen strukturav­e shëndetëso­re sipas sistemit të referimit, Manastirli­u tha: "Dua të bëj një thirrje për të gjithë qytetarët, për të komunikuar me numrin unik 127 kur kanë shenja të sëmundjes dhe për informacio­n mbi COVID- 19. Për kontaktet me mjekun e familjes duhet të lidheni me numrin falas 0800 40 40. Situata është serioze dhe duhet ta përballojm­ë duke zbatuar sistemin e referimit", tha ministrja e Shëndetësi­së.

Njoftim për shitje me ankand

 ??  ?? Specialist­ja e ISHP- së, Rovena Daja
Specialist­ja e ISHP- së, Rovena Daja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania