Gazeta Shqiptare

Mësuesi 39- vjeçar nga Shkodra ndërron jetë, e afërmja: U infektua gjatë ceremonisë mortore

"Ishte në gjendje të rëndë, nuk kishte bërë tampon"

-

Mëngjesin

e së hënës një mësues nga Shkodra ka ndërruar jetë nga COVID- 19 në spitalin "Shefqet Ndroqi". Gazjon Rusi, 39 vjeç, jepte mësim lëndën e matematikë­s në Medresenë e Shkodrës "Haxhi Sheh Shamia" dhe prej 10 ditësh ishte shtruar në spital pa asnjë sëmundje bashkëshoq­ëruese. E kontaktuar me telefon nga "News 24", një e afërmja e mësuesit tha se ai mund jetë infektuar në një ceremoni varrimi, ku kishte marrë pjesë së fundmi. Babi i tri vajzave të mitura u transportu­a me urgjencë nga Shkodra drejt spitalit të Sanatorium­it me temperatur­ë të lartë 10 ditë më parë, të mërkurën u intubua. Kushërira e tij tha se ai nuk kishte bërë asnjë tampon, por skaneri në spitalin "Shefqet Ndroqi" tregoi se gjendja e tij ishte mjaft rëndë. Ai përfundoi në gjendje të rënduar në spital, ndërsa më herët kishte shfaqur temperatur­ë të lartë prej disa ditësh, por optimizmi i tij, që mund ta kalonte në kushte shtëpie, bëri që 39- vjeçari të mos kërkonte ndihmën e urgjencës apo numrit 127 e për rrjedhojë nuk i ishte nënshtruar kryerjes së tamponit. Mësuesi me sportivite­t donte që të kurohej në banesën e tij në Shkodër, ku kishte marrë edhe një aparaturë oksigjeni. Ai u thoshte të afërmve se situata nuk ishte serioze, por papritur 10 ditë më parë gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm. Menjëherë familjarët, të afërmit dhe të njohurit shpërndanë në rrjetet sociale apelin për ta dërguar për kurim në Turqi. Nga fushata sensibiliz­uese u mblodhën brenda dy ditësh mbi 50 mijë euro. E afërmja e mësuesit, baba i tre fëmijëve, konfirmon për" News 24" se epikriza e tij ishte dërguar në spitalin shtetëror të Stambollit në Turqi, madje ishte porositur edhe avioni sanitar që do ta transporto­nte mbrëmjen e së dielës për kurim më të specializu­ar. Por pavarësish­t solidarizi­mit të jashtëzako­nshëm, vonesat në dërgimin e epikrizës e më tej mangësitë në të, bënë që mësuesi të mos kishte më kohë, duke humbur këtë mëngjes betejën me COVID- 19. Për kurimin e tij në Stamboll, edhe Elvis Naçi i ishte bashkuar nismës përmes fondacioni­t "Firdeus", duke dhuruar pesë mijë euro në llogarinë e hapur. Naçi ka ndarë një ditë më parë në rrjetet e tij sociale postimin se ai ishte një baba shembullor dhe një njeri i mirë që kishte nevojë urgjente për ndihmë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania