Gazeta Shqiptare

USAID i dhuron Shqipërisë 29 mijë teste për COVID- 19

Ashpërsimi i aktit normativ/ Rakacolli: Shtim i infektimit të të rinjve 20- 40 vjeç Ambasada amerikane: Kemi angazhuar më shumë se 1.5 mld dollarë për vendin tuaj

-

je bashkëshoq­ëruese. Janë të shkaktuara vetëm nga COVID- 19. Kjo situatë nuk është vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Kosova ka shumë numra, Maqedonia ka shumë, të mos flasim për Serbinë. Ka probleme edhe në SHBA apo vende të tjera", - tha Rakacolli. Më tej, kjo e fundit shtoi se kjo është një masë parandalue­se për të mos kaluar në situata të vështira, siç kanë kaluar shtete të tjera me sisteme shëndetëso­re edhe më të mira. "Pra, për të mos arritur në këto situata, kemi menduar të vazhdojmë të mbajmë situatën në kontroll, siç e kemi thënë që kjo sëmundje nuk ka vaksinë, mbetet parandalim­i. Është parë që shumica e këtyre infeksione­ve është marrë në ambientet e mbyllura bar- estorante dhe s'kanë qenë asnjëherë të hapura. Pra, në efektin e muzikës, alkoolit, është krijuar mundësia që mos ruajnë distancën, të rrinë më gjatë. Pra, kemi propozuar që të merren këto masa shtrëngues­e për momentin që të përballojm­ë situatën dhe të mos kalojmë në situatat e frikshme që kanë kaluar vende më të fuqishme se ne. Është përcaktuar edhe organi i kontrollit, që do të jetë Policia e Shtetit", - bëri me dije kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

MIJË TESTE COVID- 19

"USAID/ Albania dorëzoi 29.000 komplete testimi në Institutin e Shëndetit Publik, si pjesë e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, në përgjigje të pandemisë së COVID- 19. Që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliardë dollarë ndihmë nëpërmjet Departamen­tit të Shtetit dhe USAID, me qëllimin për të luftuar pandeminë", thuhet në mesazhin e ambasadës.

 ??  ?? Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli
Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania