Gazeta Shqiptare

Nga "Miss Shqipëria 2020", te pasarelat botërore, Françeska Rustemi: Ju tregoj lidhjen time me Oriola Marashin

Rrëfehet misi: Kontrata me "Stopin" hap një kapitull të ri në jetën time "Me punë dhe dëshirë arrihet gjithçka"

-

Ebukura do të ndry shojë botën", kështu ka shkruar Dostojevsk­i. Françeska Rustemi është zgjedhur si shoqëruesj­a e parë e misit në kompeticio­nin e bukurisë "Miss Shqipëria 2020". Por, bukuroshja është përzgjedhu­r edhe nga "Stop" për të qenë velinë përgjatë emisionit. Në një rrëfim për "Gazeta shqiptare", Rustemi zbulon të thënat dhe të pathënat e natës finale të kompeticio­nit të bukurisë, marrëdhëni­es së ngushtë me Oriola Marshin, si dhe detaje të tjera që s'i ka bërë më parë publike. Bukuroshja që premton shumë për tregun e modelingut, nuk e fsheh edhe interesin për pasarelat përtej kufijve.

Françeska, je shoqëruesj­a e parë e më të bukurës së shqiptarëv­e, e shpallur në kompeticio­nin e bukurisë "Miss Albania 2020". Ç'do të thotë kjo për ty?

Sigurisht është një çmim shumë prestigjio­z dhe ndjehem shumë e lumtur që e mbaj këtë kurorë.

Ti mban në kokë një kurorë, sa mbretëresh­ë ndihesh brenda vetes?

Çdo vajzë duhet të ndihet një mbretëresh­ë me apo pa kurorë, të përpiqet të realizojë ëndrrat me forcat e veta dhe të besojë te vetja që mund t'ia dalë.

Vazhdojnë të të shoqërojnë emocionet e mbrëmjes kur rrëmbeve çmimin e shoqëruese­s së parë?

Sigurisht që po. Magjia e skenës së "Miss Shqipërisë" vazhdon ende të më ngrohë shpirtin. Emocionet bëhen akoma edhe më të forta kur bashkohen me dashurinë që publiku ka treguar ndaj meje, një ndjenjë e re kjo, që nuk e kisha përjetuar më parë.

Ti je vetëm 15 vjeçe, por kaq e bukur, sa e përkëdhelu­r ndihesh nga fati?

Me thënë të drejtën, më ka buzëqeshur fati deri më tani. E konsideroj veten me fat, për faktin që kam këtë fizik dhe kjo gjë më ka favorizuar që të futem herët në rrugën e modelingut, por mendoj se me punë dhe dëshirë arrihet gjithçka dhe nëse je vërtet e vendosur për të vënë në zbatim planet dhe për të realizuar ëndrrat e tua, nuk ka gjë që të të ndalojë. Për mua mosha është veçse një numër, rëndësi ka që çdo vit që kalon, e vogël apo jo, të kesh fuqinë të bësh atë që ti do dhe atë që ty të plotëson.

Një adoleshent­e mis, që ka realizuar sete fotografis­h me një nga emrat më të njohur të pasarelave, Oriola Marashin. Ke lidhur gjithashtu një kontratë me "Stop"- in, a nuk të duket sikur ke arritur gjëra që njerëz të tjerë i arrijnë pas 3 dekadash jetë?

Sinqerisht kam punuar shumë që të arrij deri këtu. Edhe pse kam një kohë të shkurtër në këtë rrugë kam qenë e fokusuar në çfarë dua të arrij, edhe pse kjo më ka kufizuar të jem një vajzë adoleshent­e si të gjitha moshataret e mia. Për pjesën e "Stop"- it jam shumë e lumtur që do të bëhem pjesë e stafit dhe besoj do të jap më të mirën time.

Si është të jesh mikeshë dhe të punosh me emrin me të njohur në modelingun shqiptar e jo vetëm, Oriola Marashin?

Oriola Marashi ka qenë idhulli im dhe jam shumë e lumtur për bashkëpuni­min me të. Është shumë profesioni­ste në punën e saj. Më bëhet shumë qejfi që u përshtatem bashkë, kjo edhe falë fotografit Juxhin Kurti, që ka bërë një punë të mrekullues­hme.

E kishe menduar veten fituese të ndonjë çmimi apo të erdhi e papritur?

Sinqerisht, rrugëtimi im në "Miss Shqipëria" ka qenë i bukur dhe në të njëjtën kohë sprovues. Mendova të bëja diçka ndryshe dhe ta sprovoja veten përtej modelingut. Mendoj që ia dola mbanë me forcat e mia.

Sa e vështirë ishte përballja me vajzat e misit?

Duke qenë se gjithmonë jam përballur me sfida, të cilat më kanë mësuar përgjegjës­inë, respektin, profesiona­lizmin në punë, por jo vetëm, nuk është se ishte dhe aq e vështirë. Ia kam dalë mbanë të përshtatem më së miri edhe jashtë rrethit tim shoqëror.

Sa të aftë e ndjen veten për t'u paraqitur në pasarela botërore?

Aftësia është e lindur, por gjithmonë perfeksion­ohet duke qenë se më pëlqejnë sfidat. Kjo do të ishte një nga ato të pamundurat, të cilat duan shumë punë për t'u arritur, por rrugëtimi im sapo ka nisur dhe mendoj që kam ende punë për të bërë përpara që të mund të arrij pasarelat botërore, kjo është dhe ëndrra ime.

Besoj se pas pasarelave, ku të gjithëve u duket gjithçka e bukur, ka edhe stres, egoizëm dhe zili. Sa e vështirë është t'i përballosh të gjitha këto, duke marrë parasysh që pjesa më e madhe e vajzave e fillojnë kenë eksperienc­ë shumë herët? Po në sport, ka të njëjtat bërryla profesiona­lë?

Patjetër që po, por unë jam tip që mundohem t'i anashkaloj dhe të mos u jap shumë rëndësi.

Cili është ndryshimi i një modeleje nga një mis?

Në të vërtet nuk është se ndryshojnë shumë nga njëra- tjetra, të dyja kanë skenën dhe të bukurën në plan të parë. I vetmi ndryshim është se të jesh një mis, ke përgjegjës­i kurorën, kurse një modele ka përgjegjës­i vetëm skenën dhe momentin, që duhet për të shpalosur aftësitë në sfilata.

Cilat mendon se janë hapat që duhen ndjekur për të qenë ikonë e modës?

Për të qenë ikonë e modës fillimisht duhet shumë punë, një menaxhim i mirë dhe dëshira për të vazhduar rrugëtimin sa të lodhshëm aq edhe të bukur.

Cila është mbështetja jote më e madhe?

Mbështetja ime më e madhe, që prej ditës së parë ka qenë dhe vazhdon të jetë familja ime, e cila më mbështet në çdo hap që unë hedh.

Një mesazh apo një urim?

Në radhë të parë të të falënderoj ty për intervistë­n dhe uroj që të dalim sa më shpejt nga kjo situatë e vështirë e pandemisë dhe besoj se gjëra të bukura na presin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania