Gazeta Shqiptare

DEL DOSJA E JUSUF VRIONIT Hetuesit: Nuk iu përgjigjet pyetjeve, thotë se janë pa vend

“Autoriteti” kujton përkthyesi­n dhe fton studiuesit të marrin dosjen e tij Djali i ish- kryeminist­rit u ndoq për 27 vjet me radhë nga Sigurimi i Shtetit

- Fatmira Nikolli

Një djalë i ri, tërheqës, me flokë të kërleshur qën dron i ftohtë dhe me sytë plotë dritë para aparatit. Kur është shkrepur kjo foto, biri i një ishkryemin­istri, ishte kthyer nga Franca ku kishte studiuar dhe qe vendosur në Tiranë. Prej Parisit, ku i ati kishte qenë konsull, kishte sjellë edhe frymën e lirisë dhe të të drejtave. Asokohe në të 30at e hershme, është me pranga në duar: ka kundërshtu­ar regjimin e sapo vendosur në Shqipëri dhe aparati që ka përballë do të fiksojë imazhin e tij rinor, për një dosje që do të mbyllej vetëm në vitet 1990. Me një vëlla e një motër që banojnë mes Italisë e Francës, ai është i vetëm në Shqipëri dhe i ‘ vetëm’ në qelinë ku pret aktakuzat si “agjent i Francës” e mik i të huajve që ende nuk kishin ikur nga Tirana e “çliruar”. Refuzon t’u përgjigjet pyetjeve sipas andjes së hetuesve dhe fyen rëndë atë që i del dëshmitar. Akuzohet se kur luan tenis, gjatë pushimeve, bën biseda ku jep informata. Ai nuk i pranon akuzat madje “mban qëndrim armiqësor” me hetuesit.

Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish- Sigurimit të Shtetit ka publikuar pjesë nga dosja për Jusuf Vrionin.

I lindur më 16 mars 1916, në familjen e mirënjohur beratase të Vrionëve, Jusufi u arsimua në Paris, pas emërimit të të atit diplomat. Në vitet 1920, Iliaz bej Vrioni u dekorua me Urdhrin e Lartë të Legjionit të Nderit nga shteti francez. I shkolluar për drejtësi në Francë e Itali, intelektua­l i nivelit të lartë, Jusuf Vrioni u rikthye në Shqipëri në 1943. Më 13 shtator 1947 u arrestua nga regjimi komunist, me akuzën “për faje penale kundra Popullit dhe Shtetit, si anëtar i organizatë­s tradhtare SocialDemo­krate dhe si agjent i spiunazhit Francez në Tiranë”.

AUTORITETI

Pas hetuesisë tejet të vështirë më shumë se njëvjeçare, Jusuf Vrioni u dënua nga Gjykata Ushtarake e Tiranës, më 8 korrik 1950, me 15 vjet privim lirie dhe punë të detyrueshm­e për aktivitet spiunazhi në shërbim të Francës dhe lidhje të ndryshme me të huajt, aktakuzë e ngritur dhe firmosur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Mehmet Shehu. Po në aktakuzë shkruhej se: “Përpara hetuesis, ka mbajtë nji qëndrim nga më armiqësorë­t, duke qëndruar shumë i vendosur në rrugën e tradhtisë dhe duke mos pranuar asnjë nga akuzat që i atribuohes­hin, por ma e keqja asht se n’asnji mënyrë nuk përgjegjes­h rreth pyetjeve që i bëheshin, duke pretenduar se këta janë pyetje pa vend dhe të shkëputura, me nji fjalë kërkonte që hetuesija të ndjeki një formë proceduria­le t’atillë që dëshironte ky, dhe këtë e bante gjithmonë ni nji, kohe kur vehesh në pozita të vështira dhe kur nuk kish ndonjë bazë mbrojtjeje”. Dënimin e kreu në burgun e Burrelit.

Pas lirimit nga burgu dhe inter nimit në Fier, në 1960 u emërua përkthyes në Tiranë, në shtëpinë botuese “8 Nëntori”, ku përktheu në gjuhën frënge veprat e Ismail Kadaresë, Enver Hoxhës, libra të regjimit e p r o p a g a n - dës. Jusuf Vrioni u ndoq për 27 vjet me radhë nga Sigurimi i Shtetit, në përpunim 2/ A dhe 2/ B, që nga 29.2.1964 deri më 2 8 . 0 4 . 1 9 9 1 , kohë kur dosja u arkivua.

Në dokumentet e dosjes së përpunimit nr. 1452, citohet: “Është shtresë e pasur feudale, babai i tij ka qenë kryeminist­ër si dhe ministër fuqiplotë ( ambasador) në Francë në kohën e Zogut. Vetë ka qenë me Legaliteti­n dhe mbas çlirimit është dënuar me burg, si spiun i francezëve. Është anëtar i “Partisë Popullore”. Ka tendenca zogiste. Miqësi me ministrin ( ambasadori­n) anglez.

Vrioni ka shprehur rezerva për Gjyqin Special ndaj “kriminelëv­e të luftës” dhe e ka cilësuar si inkompeten­t, “ku ligji është zbatuar arbitraris­ht”.

” Ka pasur kritika për mungesë lirie të shtypit; administra­të të pashkollua­r, dhe ka kërkuar nga misionet e huaja që të mos e njohin qeverinë e dalë nga zgjedhjet.” “

Po sipas raportimev­e, Vrioni dyshonte në drejtësinë e gjyqeve komuniste. Sipas tij, njerëzit janë marrë në qafë për një fjalë goje, se kanë shprehur mendimin e tyre të lirë... “se nga torturat, të gjithë e kanë dhënë nga një fjalë. Demokracia e vërtetë nuk vendoset me burgje dhe vrasje”.

Veç Vrionit, mbi 17 veta të rrethit të tij mbaheshin në vëzhgim.

Dosja e përpunimit e Isuf ( Jusuf) Iliaz Vrionit është deklasifik­uar nga AIDSSH më 21.1.2019. Të interesuar­it mund të njihen me përmbajtje­n e saj, në përputhje me ligjin 45/ 2015.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania