Gazeta Shqiptare

Edmond Budina sfidon Ramën: Dua shfaqje te trualli i teatrit, je i ftuar

-

Një sfidë provokuese dhe një ftesë. Regjisori Edmond Budina e ka vënë në një pozitë të vështirë kryeminist­rin e vendit Edi Rama duke i bërë një kërkesë publike që ta lejojë të japë një shfaqje në truallin ku gjendej Teatri Kombëtar, tashmë i shembur. Pos kërkesës për leje, si pronar i vendit, sicc e cilëson, ai madje e fton në shfaqje, por duke theksuar “natyrisht si spektator” ndonëse nuk ngurron t’i vërë në dispozicio­n konceptin regjisoria­l, si edhe tekstin, nëse, siç shprehet regjisori dhe aktori, shefi i qeverisë e ka si praktikë. E gjithë kjo, theksoi Budina kërkohet me sigurinë se do të zbatohen protokolle­t shëndetëso­re. Pjesa me regjinë, interpreti­min dhe tekstin e vetë Budinës, si zhanër i përket teatrit të dhomës.

“Trualli i teatrit është perfekt, sepse pjesa flet për një personazh që është në delir dhe e mendon veten zot të gjithçkaje, në fakt është vetëm profet kokoshkash” thotë ai, ndërsa vetë titulli i pjesës është “Profeti i kokoshkave” e shkruar prej tij gjatë pandemisë.

I pyetur pse nuk dërgon një kërkesë zyrtare, ai u përgjigj se nëse është e nevojshme mund ta dërgojë, por sipas tij “tashmë këta e zgjidhin çdo gjë përmes “Facebook”- ut, japin urdhra përmes “Facebook”. Unë mendoj që shkresat nuk funksionoj­në, ose janë vetëm formalisht. Por, po të jetë e nevojshme unë e dërgoj edhe shkresën”, tha regjisori. Budina mohoi përfshirje­n në komisione listash për deputetë. “Listat? Nuk jemi formacion politik, as nuk bëhemi. Absolutish­t nuk më intereson fare”, tha ai. Budina është regjisor dhe aktor i njohur. Ai ka qenë pjesë e protestës për mbrojtjen e teatrit për më se dy vite.

KËRKESA

Dje regjisori Edmond Budina i drejtoi një letër të hapur kryeminist­rit Edi Rama në cilësinë e artistit, për ta lejuar të shfaqë në sheshin e rrënuar të Teatrit Kombëtar pjesën teatrale me një personazh “PROFETI I KOKOSHKAVE”, të cilin ai e ka shkruar, interpretu­ar, vënë në skenë dhe punuar vetë për çdo detaj të saj në skenografi dhe kostume.

Kjo kërkesë vjen më 27 Korrik pikërisht në datën kur një vit më parë në Teatrin Kombëtar të çliruar nga artistët filloi rivitalizi­mi i tij me Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit me shfaqjen e interpretu­ar nga Mehdi Malka UNË GUXOJ. Që prej asaj dite energjia e artistëve nga e gjithë bota që na mbështetën, qytetarëve të angazhuar dhe aktivistëv­e prodhoi mbi 80 ngjarje artistike dhe mbi 60 shfaqje teatrale dhe muzikore.

Aleanca për Teatrin, thotë “të shohim nëse Kryeminist­ri do t’i përgjigjet kësaj kërkese paqësore me të njëjtat mjete, apo do zgjedhë të sjellë forcat speciale policore të armatosura, për të ndaluar një shfaqje teatrale. Të shohim nëse dhuna e pushtetit do të fitojë mbi forcën e paqes dhe Kulturës”.

KËRKESA E PLOTË

Kryeminist­rit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Sikundër jeni në dijeni, unë, Edmond Budina, jam pjesë e atij grupimi të shoqërisë shqiptare, që kundërshto­i e proteston kundër shqyerjes së Teatrit Kombëtar. Për dy vjet e katër muaj protestuam në mënyrën më paqësore, duke shpërfaqur një sens qytetarie të pashembull­t për Shqipërinë, por jo vetëm për të. Vetëm pas ndërhyrjes brutale të policisë suaj më 24 korrik të vitit të shkuar qytetarët protestues hynë në teatër. Është krejtësish­t e pavërtetë ajo, që ju propagando­ni, se protestues­it e kishin zaptuar Teatrin prej dy vjetësh e katër muajsh. Ata hynë në Teatër për ta mbrojtur, pastruar, mirëmbajtu­r e rijetëzuar, duke zhvilluar mbi tetëdhjetë aktivitete, ku morën pjesë artistë nga e gjithë bota. E gjithë nisma u krye pa asnjë lek prej buxhetit të shtetit, veç me kontribut vullnetar në një kohë, që shteti i drejtuar prej jush preu dritat dhe ujin. Një veprim antinjerëz­or dhe i papreceden­t për asnjë vend demokratik. Shqyerja, që iu bë teatrove atë agim të 17 majit, me gjithë vlerat e pallogarit­shme materiale, që ruanin, por mbi të gjitha më protestues­it ende brenda, lemerisi mbarë opinionin. Jo rastësisht shtypi botëror e cilësoi si një akt barbar, fashist e talebanesk. Personalis­ht nuk arrij ta kuptoj, se si është e mundur të shemben tre salla teatri me një histori tetëdhjetë vjeçare të një kryeqyteti njëqind vjeçar në një kohë, që ishin gjetur rrugët nëpërmjet institucio­neve europiane edhe të një financimi të mundshëm për restaurimi­n. Në një qytet një- milionësh nuk do të ishte më mirë një teatër më shumë, në një vend tjetër, se sa një më pak?! Aktualisht hapësirat teatrore janë ngushtuar së tepërmi e qyteti është më i varfër. Meqenëse ju jeni pronari i hapësirave publike dhe i keni njohur të drejtën vetes të transferon­i pronësinë nga pushteti qendror në atë lokal etj, po ashtu sikundër unë legjitimoh­em në të drejtën kushtetues­e të shprehjes së fjalës së lirë dhe të ushtrimit të profesioni­t, ju kërkoj të më lejoni të jap një shfaqje në truallin e Teatrit Kombëtar, që për qytetarët ka qenë konsiderua­r përherë si një hapësirë lirie. Ju siguroj, që nuk do të ketë eksploziv, molotovë, armë, por vetëm art. Po ashtu ju siguroj, se shfaqja do te jetë konform rregullave dhe protokolli­t të përcaktuar­a nga Ministria e Shëndetësi­së për mbrojtjen nga COVID- 19, duke marrë në konsiderat­ë distancimi­n fizik të artdashësv­e. Dashurinë tonë për artin e kemi treguar më së miri në ata dhjetë muaj të festivalit për mbrojtjen e Teatrit, e kundërta e asaj, që bëtë ju duke na dhunuar me ruspa e armë. Si qytetar i këtij vendi, që nuk e dëshiron dhunën dhe do të shmangë një përplasje mes policisë e forcave paramilita­re ( të tillë i konsideroj të gjithë ata, që veshin uniformën e policisë së shtetit pa numër identifiki­mi) nga njëra anë dhe qytetarëve nga ana tjetër, ju kërkoj atë hapësirë publike të lirë, me qëllimin për të bërë art. Nëse është në rutinën tuaj të kontrollon­i më parë tekstin, konceptin regjisoria­l ose çfarëdo lloj informacio­ni, unë jam i gatshëm t’jua vë në dispozicio­n. Po ashtu nuk hezitoj t’ju ftoj të merrni pjesë në shfaqje, natyrisht si spektator. Uroj, që kërkesa ime të ketë një përgjigje pozitive prej jush.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania