Gazeta Shqiptare

Shkreli kundër ndërrimit të emrit të Urës Vajgurore: E rrezikshme, falsifikim, të reagonte Akademia

-

Pakuptimës­ia

e rrezikshme. Kështu e quan Artan Sh kreli arkitekt e zëvendësmi­nistër, ndërrimin e emrit që iu bë Urës Vajgurore, në Dimal.

“Pakuptimës­ia e rrezikshme e ndërrimit të toponimit shqip ‘ Ura’ me një toponim tjetër, të 2.000 vjetëve më parë, pa lidh

e të drejtpërdr­ejtë me atë vend, përbën një precedent preokupues. Pra, një grup njerëzish me ndërgjegje e kulture të cunguar historike, ja dalin të ndërrojnë një toponim treshekull­or nisur nga motive krejt fëminore”, thotë ai. Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ai sjell një historik të shkurtër të zonës dhe një imazh të vjetër. “Fillimisht, kur aty ndodhej një urë druri, emërtesa e vendit ishte thjesht ‘ Ura’; më pas me urën e gurit ndërtuar nga beu i zonës u quajt ‘ Ura’ Hasan Beut’, e në fund me zhvillimin e industrisë së naftës në rajon, i mbeti ‘ Ura Vajgurore’; ndërsa banorët vijuan të quheshin: ‘ uranjakë”, thotë Shkreli. Sipas tij, ky toponim, “Ura” pra, me apo pa mbiemër, që nuk përbën aspak motiv krenarie apo inferiorit­eti, është thjesht një fakt toponomast­ik i barazvlefs­hëm me Urën e Kemit = Cambridge në Angli ose thjesht Urën = Mostar në Bosnjë ( sa për të dhënë dy shembuj), por të tillë mund të jepen me dhjetëra nëpër botë.

“Ky do të ishte rasti tipik, thotë Shkreli, - kur Akademia e Shkencave duhej të ndërhynte me kompetencë, në një moment hutimi të institucio­neve të shtetit të cilat nuk e kanë aftësinë të gjykojnë mbi ‘ normalitet­in’ ose jo të një akti të tillë; por Akademia nuk u ndje...” Ai shpreson vetëm që një ditë të mos gjendemi para një vendimi të këshillit bashkiak të Peqinit për ta quajtur qytetin me emrin antik Claudiana, vetëm e vetëm se mund t’iu duket më romantik. “Edhe pa i hyrë faktit se Dimali nuk gjendet nën Urën Vajgurore, do ndodheshim gjithsesi përballë një falsifikim­i historik të panevojshë­m e të pakuptimtë që jo vetëm ja shton Urës Vajgurore provincial­izmin në vend që t’ia pakësojë, por i anulon krejtësish­t gjenezën historike aq të rëndësishm­e për një vendbanim”, e mbyll reagimin e tij arkitekti.

Më poshtë, një tjetër kundërshti për emrin Dimal, vjen nga Artan Lame, drejtues i kadastrës, dikur një prej emrave aktivë në mbrojtje të trashëgimi­së.

“Dhe e bukura e të bukurës e kësaj tollovie, është fakti që emri që duan të heqin - se duan ta shqiptariz­ojnë - është shqip, edhe Ura edhe Vaji edhe Guri janë shqip. Për më tepër, si Dimal që i thoshin druidet, a si qelbësirë që i thoshin nga era e keqe, s’ka asnjë kujtim a traditë. Ai vend u bë qytet veç falë asaj Ure dhe atin Vajguri që përpunohej aty. Dhe tani, në vend të krenohen me këtë pune dhe me punën e tyre dhe etërve e gjyshërve të tyre, duan t’i këmbejnë e t’i harrojnë!!! Demek se do vijnë turistët që të lënë leshtë për të parë druidet e atjeshme. Dhe për t’i vënë kapak. Nuk ndërrohen emrat me sebepin që bën lek me turistët, se po qe kështu hajt t’ia vëmë Trumpistan, se do vijnë trumpistët, pastaj ia vëmë Putinistan, se do vijnë putinistët, pastaj ia këmbejmë një germë në Putanistan se do vijnë qefllinjtë e tyre, e kështu ne rrimë te buz’ e urës duke u mbledhur paratë. Hej, xhibilet milet!!!”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania