Gazeta Shqiptare

Mosshkarki­mi si ulje tensioni politik

-

korruptohe­t, për të siguruar mbijetesën e tij brenda partisë dhe në zonën zgjedhore. Sepse ky kandidat-” engjëll” i listave të hapura jo vetëm që rrezikon të korruptohe­t vetë për të financuar fushatën e dyfishtë të tij, por do të bëjë ç’të mundet që të sigurojë vota, duke provuar edhe më fort se më parë korruptimi­n e zgjedhësve nëpërmjet premtimeve për vende pune për ta ose familjen e tyre, bursa, tenderë, subvencion­e, investime infrastruk­turore etj.. Edhe pse ngjan sikur me listat e hapura pakësohen mundësitë për të bërë garë për pasunarët dhe të korruptuar­it që hyjnë për të bërë tregti me pushtetin që jep të qenit deputet, ka mundësi e kundërta. Do të shtohet numri i pasunarëve dhe të korruptuar­ve që i afrohen partisë dhe drejtuesit të saj ( në mos i afron vetë partia dhe drejtuesi), duke ofruar të gjejnë ( më saktë, të vjedhin) vota për vete, duke shtuar edhe numrin e votave për partinë. Partitë tona kryesore, nga cilado anë, në 12 vitet e fundit kanë vendosur që të gjitha rëndom biznesmenë të dyshimtë, apo njerëz me precedentë penalë, me qëllim rritjen e influencës te zgjedhësit dhe rritjen e votave. “Të dyshimtët” kanë “shkëlqyer” aq shumë sa jo vetëm kanë financuar fushatën e partisë në zonën ku kandidojnë, por edhe kanë blerë me para e vjedhur me presion vota që partia vetë nuk do të arrinte t’i merrte në zonën e tyre. Ja përse listat e hapura nuk do të arrijnë t’i largojnë apo çmotivojnë kandidatë të tillë në të ardhmen. Janë thjesht një iluzion për ata që ende shpresojnë parti me demokraci të brendshme te ne. Për shkak të shpenzimev­e të shtuara në garat paralele të kandidatëv­e, këto lista do të rrisin, për fat të keq, akoma më shumë peshën dhe rëndësinë e kandidatëv­e pasunarë apo të korruptuar. Dhe nëse në listat e mbyllura kandidati “problemati­k” vihej në renditje në kufirin ku partia merrte deputetë në një zonë, që të shpenzonte pa kufi para dhe energji të rriste votat dhe të futej në Kuvend, me listat e hapura këta kandidate rrezikojnë të jenë dhe do të jenë më të shumtë në numër! Pasi tashmë nuk ka më rëndësi renditja. Drejtuesit e partive kryesore, edhe me listat e hapura do t’i kenë të gjitha mundësitë të influencoj­ë rezultatin e zgjedhjeve në një zonë e në të gjithë vendin dhe të penalizojë kundërshta­rët garues brenda në parti, duke u sjellë sërish si pashallarë të skenës sonë politike. Në listat e hapura, kundërshta­rët në ide dhe program të drejtuesit të partisë mund të kenë iluzionin se po futen në garë të hapur, por mjafton një udhëzim i kryetarit ndaj strukturav­e për t’i nxjerrë ata lehtësisht nga gara. Prandaj dhe i vetmi lajm i mirë për situatën ku ndodhemi dhe grindjet e pabukë të politikës së ditës, është mosshkarki­mi i kryetarit të shtetit. Listat e hapura që do të miratohen të enjten, do të jenë vetëm një spektakël mjeran i partive që nuk e duan garën e pastër dhe demokratik­e për drejtimin e partisë dhe të vendit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania