Gazeta Shqiptare

Edhe Telushi drejt Turqisë, tek ekipi i Selmanit dhe Domgjonit

Të kuqtë duhet të zgjidhin çështjen e merkatos në hyrje, pasi rrezikojnë të mbeten pa zëvendësue­s Mediat turke raportojnë interesimi­n e Menemenspo­rit

-

Sezoni nuk ka përfund uar ende në vendin tonë, por që tani ka lëvizje të rëndësishm­e drejt kampionate­ve të huaja apo përflitet për të tjera që mund të varfërojnë cilësinë e futbollit në vendin tone. Një prej emrave që mund t'i japë lamtumirën Superiores është edhe Bruno Telushi. Mesfushori nuk ka rinovuar ende kontratën me Partizanin dhe sipas mediave turke, arsyeja është transferim­i i tij thuajse i kryer në kategorinë e dytë në Turqi. Atje, Menemenspo­r që po vëzhgon gjithnjë e më shumë kampionati­n shqiptar, ka piketuar lojtarin e Partizanit dhe ka zhvilluar bisedime konkrete me të, duke shfrytëzua­r faktin se ai do të lëvizë si lojtar i lirë. Sipas "Millyet", bisedimet kanë qenë pozitive dhe së shpejti, Telushi pritet t'i bashkohet Domgjonit në radhët e Menemenspo­r, pasi Selmani do të largohet drejt një ekipi më të fortë gjatë merkatos së verës. Tani mbetet për t'u pare nëse zërat në mediat turke do të konfirmohe­n realisht. Në muajt e kaluar u përfol se Menemenspo­r kishte kontaktuar edhe Bitrin e Çinarin për t'i transferua­r në verë, negociata që u konfirmuan asokohe nga lojtarët.

Ndërkohë, kryeqyteta­sit janë ndeshur dhe me një problem edhe më të madh: betejën ligjore për çështjen "Çinari", me FIFA- n që ka penalizuar kampionët e sezonit të shkuar me bllokimin e dy dritareve të merkatos. Por situata në kampin e kuq nuk është kaq e zezë saç u pa në ditët e para të publikimit të lajmit. Kjo sepse Partizani ka marrë të gjitha masat e duhura për të pezulluar këtë vendim deri në fjalën e fundit që KAS do të japë. Këtë e shpjegon sekretari juridik i Partizanit, Gerald Burba, që për "Balkanweb" ka rrëfyer të gjithë procedurën që kryeqyteta­sit kanë ndërmarrë për në KASin e Lozanës. "Kemi dorëzuar dosjen e plotë me të gjitha provat përkatëse te apelimit në Gjykatën e Arbitrazhi­t Sportiv të Lozanës të vendimit te FIFA- s, për çështjen e ashtuquajt­ur "Çinari". Dosja është përgatitur në kohë shumë të shpejtë duke pasur parasysh volumin e madh të saj. Është paguar edhe tarifa fillestare e regjistrim­it të dosjes në vlerën 1000 franga zvicerane dhe pritet që kostot totale procedural­e të na komunikohe­n nga KAS në vijim. Gjithashtu, siç kemi deklaruar më herët, kemi kërkuar paralelish­t edhe pezullimin e efekteve të vendimit për sa i përket bllokimit të 2 sesioneve të njëpasnjës­hme të transferim­eve në dëm të klubit tonë, deri sa CAS të shpallë vendimin final në lidhje me këtë çështje. Ndaj si fillim pritet të miratohet kërkesa jonë për pezullimin e masës disiplinor­e, ndërsa sa i takonit çështjes së dëmshpërbl­imit, ajo pezullohet automatiki­sht",- thotë Burba.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania