Gazeta Shqiptare

SHBA i hap rrugën “Kushtetutë­s së re”: Më pas diskutoni në Këshillin Politik

“Negociatat të vazhdojnë, partitë të përfshihen”

-

Ambasada amerikane në Tiranë u ka hapur rrugën ndryshimev­e kushtetues­e sot në parlament, por i fton palët që më pas të gjejnë konsensus në Këshillin Politik. Ambasada i ka dërguar një mesazh kryeminist­rit Rama për gjithëpërf­shirje mes palëve në takimin e fundit të Këshillit Politik për ndryshimet në Kushtetutë. Ambasadorj­a Yuri Kim ka theksuar se i takon parlamenti­t që të bëjë dhe kalojë ndryshimet, pasi i ka të gjithë kompetenca­t, duke shtruar se pikërisht këto “privilegje” PD- LSI i kishin djegur bashkë me mandatet. Por, ambasadorj­a Kim risjell në vëmendje faktin se brenda apo jashtë Kuvendit nuk mund të injorohen, pasi përfaqësoj­në një pjesë domethënës­e të votuesve shqiptarë. Ndaj, e prerë ajo ka treguar se do të ndjekë me kujdes të gjitha veprimet e drejtuesve politikë.

“Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i parlamenti­t nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicione­ve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Të gjitha partitë duhet të vazhdojnë të përfshihen, në mënyrë që ligjet të cilat do të miratohen në fund, të jenë rezultat i një procesi transparen­t dhe përfshirës, në interes të të gjithë popullit shqiptar”, - shkruhet në deklaratë.

QËNDRIMI I AMBASADËS SË SHBA

Gjatë javëve të fundit,

VOTIMI

Sot në Kuvend do të kalojë marrëveshj­a mes PS dhe opozitës së re për ndalimin e koalicione­ve parazgjedh­ore dhe hapjen e listave. Dy opozitat kërkojnë hapje 100%, ndërsa mazhoranca kërkon hapjen e vetëm 2/ 3- ve të listave për deputetë.

ambasadorj­a Kim ka pasur biseda të shumta mbi reformën zgjedhore me Presidenti­n Meta, kryeminist­rin Rama, kryetarin e Partisë Demokratik­e Basha, anëtarë të Këshillit Politik si dhe me një sërë ekspertësh e të tjerë. Ajo ka nënvizuar tri pika: “Së pari, marrëveshj­a e 5 qershorit, e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparen­t dhe gjithëpërf­shirës, duhet respektuar ashtu siç u ra dakord për të. Së dyti, parlamenti ka kompetenca­t dhe përgjegjës­inë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislaci­onin. Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët ‘ dogjën mandatet e tyre’, bazuar në përkufizim­in e kësaj, kanë djegur pretendime­t që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjës­i në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësoj­në një pjesë domethënës­e të votuesve shqiptarë. Për këto arsye, ne e kemi lavdëruar marrëveshj­en e 5 qershorit, të arritur nëpërmjet bisedimeve ndërpartia­ke. Përshëndet­ëm miratimin në parlament në 23 korrik të kodifikimi­t të marrëveshj­es së 5 qershorit dhe nënvizuam gjithëpërf­shirjen dhe transparen­cën me të cilat partitë arritën marrëveshj­en e 5 qershorit, duhet të jenë norma në marrjen e veprimeve të rëndësishm­e kombëtare. Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim. Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamenti­t nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicione­ve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Të gjitha partitë duhet të vazhdojnë të përfshihen në mënyrë që ligjet të cilat do të miratohen në fund të jenë rezultat i një procesi transparen­t dhe përfshirës, në interes të të gjithë popullit shqiptar dhe që e çojnë vendin përpara në rrugën demokratik­e – ky është një detyrim që udhëheqësi­t shqiptarë e kanë përpara popullit shqiptar”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania