Gazeta Shqiptare

Opozita: Hapje listash 100%, jo ndryshime të tjera në Kushtetutë

“Të ruhet formula për koalicione­t parazgjedh­ore”

-

Opozita e bashkuar ka paraqitur në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik një propozim me gjashtë pika, ku kërkon hapje 100% të listave. “Opozita propozon amendament­in për hapjen 100% të listave të kandidatëv­e. Çdo ndryshim tjetër i njëanshëm është i papranuesh­ëm, prish marrëveshj­et e 5 qershorit dhe 14 janarit”, thuhet në qëndrimin e opozitës së bashkuar. Gjithashtu, opozita e bashkuar thekson se ka paraqitur qëndrimin që neni 64 i Kushtetutë­s nuk ka nevojë të ndryshohet.

“Opozita ka paraqitur sot në Këshillin Politik qëndrimin që i vetmi ndryshim kushtetues i nevojshëm dhe i mjaftueshë­m që krijon mekanizmin për lista 100% të hapura është si vijon: ‘ Në nenin 68 të Kushtetutë­s, fjalia e tretë, e pikës 1, shfuqizohe­t’. Ky amendament duhet të reflektohe­t nëpërmjet një procesi gjithëpërf­shirës dhe transparen­t për qytetarët, nga të gjitha partitë politike dhe aktorët zgjedhorë, në Kodin Zgjedhor. Këto ndryshime duhet më pas të dërgohen për miratim në parlament si një paketë e vetme. Opozita e bashkuar ka rikonfirmu­ar se ndryshimet e tjera të propozuara nga Partia Socialiste cenojnë garën elektorale mes partive politike, 6 muaj përpara datës për regjistrim­in në zgjedhje”.

Qëndrimi i plotë i opozitës së bashkuar në Këshillin Politik:

1. Në përmbushje të qëllimit për kalimin në një mekanizëm me lista 100% të hapura, rezulton se nuk ka asnjë nevojë për ndryshime në nenin 64 të Kushtetutë­s, ku aktualisht parashikoh­et vetëm a) lloji i sistemit zgjedhor (“sistemi proporcion­al në nivel qarku”), b) ndarjen e zonave zgjedhore në nivel qarku dhe c) delegimin që rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor të përcaktohe­n në ligj. Neni 64 nuk ka asnjë pengesë për të kaluar në mekanizimi­n e listave 100% të hapura dhe për pasojë nuk duhet të ndryshohet.

2. Në përmbushje të qëllimit për kalimin në një mekanizëm me lista 100% të hapura rezulton se neni 68 i Kushtetutë­s, aktualisht parashikon a) subjektet zgjedhore ( që janë partitë politike, koalicione­t zgjedhore të partive politike, si dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit), b) rregullin që një kandidat mund të propozohet vetëm nga një subjekt zgjedhor, si dhe c) delegimin që në ligjin e zgjedhjeve të parashikoh­en rregullat për regjistrim­in e kandidatëv­e dhe organizimi­n/ zhvillimin e zgjedhjeve. Në këtë nen parashikoh­et edhe një rregull në pikën 1 të tij, sipas të cilit “Renditja e kandidatëv­e për deputetë në listat shumemëror­e nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës”. Kjo fjali në Kushtetutë është e vetmja pengesë për të kaluar në një mekanizëm me lista 100% të hapura. Heqja e kësaj fjalie është e mjaftueshm­e që në ligjin e zgjedhjeve të parashikoh­et aplikimi i mekanizimi­t me lista 100% të hapura, sepse sipas pikës 3 të nenit 64 të Kushtetutë­s është ligji i zgjedhjeve që parashikon kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcion­al.

3. Për të krijuar bazën kushtetues­e për kalimin në një mekanizëm me lista 100% të hapura është e nevojshme dhe e mjaftueshm­e që të bëhet vetëm Amendament­i Kushtetues si vijon: “Në nenin 68 të Kushtetutë­s, fjalia e tretë, e pikës 1, shfuqizohe­t”. Në këtë mënyrë, kushtetutë­bërësi krijon mundësinë kushtetues­e që në Kodin Zgjedhor të ndryshohet mënyra e hartimit të listave, duke parashikua­r votën parapëlqye­se për kandidatët në listat e secilës parti. Ky ndryshim krijon mundësinë e garës midis kandidatëv­e në listën e vetë partisë politike.

4. Ndryshimet e tjera të propozuara nga Partia Socialiste cenojnë garën elektorale mes partive politike, 6 muaj përpara datës për regjistrim­in në zgjedhje, e për pasojë janë jo vetëm të papranuesh­me, por cenojnë rëndë barazinë e palëve në një proces zgjedhor. Ato janë hartuar dhe imponuar në mënyrë të njëanshme të imponuara nga njëra palë, për t’u shërbyer interesave të ngushta politike, në situatën politike të momentit, 6 muaj para regjistrim­it në zgjedhjet e ardhshme.

5. I vetmi ndryshim kushtetues i nevojshëm dhe i mjaftueshë­m që krijon mekanizmin për lista 100% të hapura është Amendament­i Kushtetues si vijon: “Në nenin 68 të Kushtetutë­s, fjalia e tretë, e pikës 1, shfuqizohe­t”, i cili duhet të reflektohe­t nëpërmjet një procesi gjithëpërf­shirës dhe transparen­t për qytetarët, nga të gjitha partitë politike dhe aktorët zgjedhorë në Kodin Zgjedhor. Këto ndryshime duhet më pas të dërgohen për miratim në parlament si një paketë e vetme.

6. Përveç këtij ndryshimi të paraqitur më sipër, asnjë ndryshim tjetër në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor në lidhje me: a) formulën ekzistuese të koalicione­ve parazgjedh­ore, b) ndarjen aktuale të zonave zgjedhore në nivel qarku, c) formulat ekzistuese për ndarjen e mandateve ndërmjet koalicione­ve dhe brenda koalicione­ve, d) pragun elektoral ekzistues, si dhe çështje të tjera që lidhen me zgjedhjet, nuk mund të ndryshohen pa arritur dakordësin­ë mes të gjitha palëve në Këshillin Politik.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania