Gazeta Shqiptare

COVID- 19 shënon 150 viktima në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë

Brenda 24 orëve konfirmohe­n 108 raste të reja dhe dy humbje jetësh. Tirana, vatër e zjarrtë Cami: 125 të hospitaliz­uar, 17 në terapi intensive dhe 7 të intubuar

-

Numri i viktimave që nuk kanë mundur t'i mbijetojnë dot betejës me koronaviru­sin ka arritur në 150 që prej fillimit të pandemisë në 9 mars. Situatë serioze paraqitet edhe në lidhje me numrin e rasteve të pacientëve aktivë, të cilët aktualisht kanë kapur shifrën 2125. Të dhënat mbi situatën epidemiolo­gjike në vend brenda 24 orëve të fundit janë bërë me dije nga Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetëso­r. "Ministria e Shëndetësi­së ju informon mbi situatën epidemiolo­gjike në vendin tonë, duke ju drejtuar që në fillim të këtij komunikimi çdo qytetari me thirrjen për të vendosur detyrimish­t maskën në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancën në çdo ambient dhe për rëndësinë e higjienës vetjake dhe kolektive për frenimin e përhapjes së COVID- 19. Fatkeqësis­ht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin COVID- 1 një 68vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoq­ëruese. Ka humbur jetën në spitalin Covid- 2 "Shefqet Ndroqi, një 60- vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllim­et familjarëv­e", - tha Cami.

RASTE TË REJA

Në 24 orët e fundit janë kryer 502 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive. "Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve është si vijon: 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet; nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj; nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas", - bëri me dije drejtoresh­a e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetëso­r. Aktualisht në spitalin infektiv dhe spitalin "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i epidemisë.

APELI I MSHMS

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u ka bërë thirrje edhe njëherë bizneseve, bareve, restorante­ve institucio­neve të zbatojnë me korrektësi protokolle­t e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritete­t shëndetëso­re. "Telefononi në numrin unik të

Urgjencës Kombëtare 127, nëse keni shenja të sëmundjes dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacio­n rreth COVID- 19 apo këshillim psikologji­k", - apeloi Ministria e Shëndetësi­së.

 ??  ?? Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetëso­r
Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetëso­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania