Gazeta Shqiptare

Manastirli­u në Kuvend: Klubet e natës, vatra infeksioni për COVID- 19

"Po përgatitem­i për periudhën e vjeshtë- dimër"

-

Duke

prezantuar ndry shimet në Aktin Normativ për klubet e natës dhe penalitete­t e tyre, ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u, ka deklaruar se klubet e natës u kthyen në vatra të përhapjes së infeksioni­t dhe se do të ndërmerret çdo masë që do të vlerësohet e nevojshme për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. "Vendosja e penalitete­ve të shtuara për klubet e natës, diskove apo çdo lloj shërbimi të kësaj natyre, të cilat kanë pasur detyrimin në fakt që në krye të herës për të mos u hapur, është një masë që ndërmerret për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, sepse ato janë kthyer në vatra potenciale infeksioni. Të rinjtë po bëhen vektorë të shpërndarj­es së infeksioni­t te moshat e tjera, te prindërit dhe te të moshuarit apo tek ata më të dobëtit. Detyrimi që vendoset tani nëpërmjet këtij akti normativ jo vetëm përcakton rritje të masës së penaliteti­t, por gjithashtu vlerëson një pezullim për një periudhë 1- vjeçare në rastet kur këto subjekte nuk i binden këtij ligji", tha Manastirli­u. Duke vlerësuar se vendosja dhe miratimi i këtij akti normativ vjen padyshim në kohën e duhur për të forcuar instrument­et ligjore në funksion të zbatimit të masave anti- COVID, Manastirli­u tha se po përgatitet plani i masave për vjeshtë- dimrin, në rast të rritjes së numrit të rasteve. "Ne po marrim masa parandalue­se dhe ky akt normative vjen pikërisht në vijim të këtyre masave, por ndërkohë jemi duke u përgatitur për periudhën e vjeshtës dhe për periudhën e dimrit për të menaxhuar situatën, pasi nëse do të kemi një neglizhenc­ë të zbatimit të masave, duhet të parapërgat­itemi për një rritje të infeksioni­t të COVID- 19. Jemi duke punuar për të fuqizuar akoma më shumë skuadrat lëvizëse tek Urgjenca Kombëtare, në funksion edhe të dhënies së shërbimit në banesë për qytetarët që kanë nevojë apo për ata, të cilët do të kenë nevojë në të ardhmen. Po fuqizojmë kapacitete­t tona spitalore universita­re edhe ato rajonale. Gjithashtu, jemi duke përgatitur skuadrat e rezervës për hapjen e spitaleve Covid- 3 dhe Covid- 4, ndërkohë që vijojmë të rrisim kapacitete­t e testimit", tha Manastirli­u.

Njoftim për shitje me ankand

Duke vlerësuar se çdo masë shtrëngues­e nuk është e lehtë, ministrja e Shëndetësi­së deklaroi se do të merret çdo masë e nevojshme për të ruajtur dhe për t'u kujdesur për shëndetin publik. Me ndryshmet në aktin normativ, mosrespekt­imi i detyrimit të mbylljes së klubeve të natës, diskove apo shërbimeve të kësaj natyre dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktiviteti­t për një periudhë njëvjeçare. Ndërsa mosrespekt­imi i detyrimit për ndalimin e muzikës pas orës 20: 00 në shërbimet e çdo lloji dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje­je, me pezullim të aktiviteti­t për një periudhë gjashtëmuj­ore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania