Gazeta Shqiptare

Kadastra: Tapi e kompensime, përfitojnë 3000 pronarë në 12 qarqe

VKM/ Pajisen me certifikat­ën e pronësisë ndërtimet e legalizuar­a Përfituesi­t do të marrin 581 milionë lekë

-

Agjencia e Kadastrës publikon listën me rreth 1 000 pronarë, që marrin tapitë për ndërtimet në pa leje dhe rreth 2000 të tjerë që marrin kompensimi­n për tokën. Kompensimi­n financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, pronë private, për sipërfaqet takuese të zëna nga ndërtimet e legalizuar­a janë në Gjirokastë­r, Korçë, Elbasan, Lezhë, Tiranë Jug, Tiranë Veri, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, KamzëVorë, Kukës, Lushnjë, Sarandë, Kavajë, Durrës, Vlorë, Berat dhe Zonat e

Stimuluara. Masa e kompensimi­t është 62 695,3 m ² dhe vlera e përgjithsh­me e kompensimi­t financiar është 581 538 573.55 lekë. Në vendim përcaktohe­t se fondi është në dispozicio­n të kompensimi­t të pronarëve dhe është grumbullua­r si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohe­n.

TAPITË

Qeveria ka miratuar edhe kalimin e së drejtës mbi tokën për personat që kanë ndërtuar në tokë të të tretëve ose në tokë shtet. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Gjirokastë­r, Korçë,

Elbasan, Lezhë, Tiranë Jug, Tiranë Veri, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë- Vorë, Kukës, Lushnjë, Sarandë, Kavajë, Durrës, Vlorë, Berat dhe Zonat e Stimuluara, duhet kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri, në regjistrat e pasurive të paluajtshm­e. "Gazeta Shqiptare" publikon listë e plotë me përfituesi­t e të dyja kategorive së bashku me sipërfaqet e tokës që marrin tapinë dhe vlerën e kompensimi­t për çdo pronar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania