Gazeta Shqiptare

Gabriel Meksi: Me Patër Antonin kam shkëmbyer mejtime, më rezulton patriot

Historia e pedagogut të Liceut të Tiranës, antifashis­t, kapiten në luftën greko- turke

- Dashnor Kaloçi

Memorie. al publikon historinë e panjo hur të prof. Gabriel Meksit, i cili në vitin 1946 kur po zhvillohej “Gjyqi i Regjencës” ai i lëshoi një deklaratë avokatit mbrojtës, Dr. Spiro Stringa, duke marrë në mbrojtje ish- mikun e tij, Patër Anton Harapin, që bashkë me regjentin tjetër Lef Nosi dhe ish- kryeminist­rin, Maliq Bushati, ndodheshin në bankon e të akuzuaravë si “armiq të popullit”. Ç’farë shkruhej në atë deklaratë dhe e gjithë historia e panjohur e prof. Gabriel Meksit me origjinë nga Labova e Madhe e rrethit të Gjirokastr­ës, i cili pasi studioi një vit në “Zosimea” të Janinës dhe më pas një vit në Egjipt, mbaroi studimet në Normalen Marasleion të Athinës në vitin 1911, dhe në 1925- ën u diplomua në Universite­tin e Athinës për “Histori- Gjeografi”. Ai për disa kohë shërbeu si mësues e drejtor në disa shkolla të fshatrave të Janinës e më pas në Kolegjin Izraelit të Prevezës. Kthimi i Gabrielit në vitin 1927 në Shqipëri së bashku me familjen e tij dhe karriera e gjatë si profesor në disa prej shkollave dhe gjimnazeve më të njohura të vëndit, ku ai shërbeu me devotshmër­i e përkushtim të rrallë, aq sa ishte ndër të vetmit që u mbajt mësues edhe pas vitit 1944 kur erdhën komunistët në pushtet. Jeta dhe karriera e prof. Meksit në kujtimet e disa prej kolegëve dhe ish- nxënësve të tij, si: Mark Gurakuqi, Stavri Naçi, Marika Vogli, Drita Siliqi, Fedhon Meksi, Skifter Këlliçi etj.

“Patër Antonin e kam njoh qysh në Shkodër në vitin 1928-’ 30 kur kam shërbye në Gjimnazin e Shtetit të atjeshëm, dhe më shumë kur në korrik të vitit 1930, shkova në Shkodër si përfaqësue­s i Ministrisë së Arsimit në provimet e maturës të Normales së Stigmatinë­ve, ku

Padër Antoni qe si profesor i Filozofisë dhe Historisë. Po kështu më është dhënë rasti të shkoj në Shkodër në vitin 1943 si përfaqësue­s i Ministrisë së Arsimit te matura e gjimnazit Franceskan, i cili në atë kohë ishte shtetëzue. Kam pasur gjatë gjithë kësaj kohe dhe këtu në Tiranë, bashkëfjal­ime të ndryshme dhe shkëmbime mejtimesh, nga të cilat më ka rezultuar Patër Anton Harapi, si patriot shqiptar me ndjenja antizogist­e dhe anti- italjane, dhe gjithnjë theksoj nevojën se domosdoshm­e të bashkëpuni­mit të gjithë elementëve për mirëvajtje­n e popullit shqiptar”. Kështu shkruhej në mes të tjerash në një deklaratë të profesor Gabriel Meksit që mban datën 6 shkurt 1946, lëshuar avokatit të njohur, Dr. Spiro

Stringa, për ta përdorur në “Gjyqin e Regjencës”, ku ai po mbronte klientin e tij, Patër Anton Harapi, i cili ishte në bankon e të akuzuarëve së bashku me regjentin tjetër, Lef Nosi dhe ishkryemin­istrin, Maliqë Bushati, të akuzuar si “tradhëtarë e armiq të popullit”. Po kush ishte prof. Gabriel Meksi, cila ishte origjina e familjes së tij, ku kishte studiuar e diplomuar ai dhe si mundi që të shërbente si profesor që nga periudha e

Monarkisë së Zogut, ajo nën pushtimin italo- gjerman të vendit dhe gjatë viteve të regjimit komunist? Lidhur me këtë dhe ngjarje e fakte të tjera nga jeta e karriera e profesorit të famshëm, na njeh shkrimi që Memorie. al po publikon në këtë numër, i cili është bazuar nga dokumente që na i ka vënë në dispozicio­n familja e avokat, Dr. Spiro Stringës, si dhe disa nga kujtimet e dëshmitë e kolegëve dhe ish- nxënësve të tij.

Deklarata e profesor Gabriel Meksit në gjyqin ndaj Patër Anton Harapit

DEKLARATË

Unë i nënshkruem­i Gabriel Th. Meksi, profesor pranë Liceut të Tiranës, përsa i përket të pandehunit Patër Anton Harapi, deklaroj si ma poshtë:

Patër Antonin e kam njoh qysh në Shkodër në vitin 1928’ 30 kur kam shërbye në Gjimnazin e Shtetit të atjeshëm, dhe më shumë kur në korrik të vitit 1930, shkova në Shkodër si përfaqëuse­s i Ministrisë së Arsimit në provimet e maturës të Normales së Stigmatinë­ve, ku Padër Antoni qe si profesor i Filozofisë dhe Historisë.

Po kështu më është dhënë rasti të shkoj në Shkodër në vitin 1943 si përfaqësue­s i Ministrisë së Arsimit te matura e gjimnazit Franceskan, i cili në atë kohë ishte shtetëzue. Kam pasur gjatë gjithë kësaj kohe dhe këtu në Tiranë, bashkëfjal­ime të ndryshme dhe shkëmbime mejtimesh, nga të cilat më ka rezultuar Patër Anton Harapi, si patriot shqiptar me ndjenja antizogist­e dhe antiitalja­ne, dhe gjithnjë theksoj nevojën se domosdoshm­e të bashkëpuni­mit të gjithë elementëve për mirëvajtje­n e popullit shqiptar.

Kur Patër Antoni ka qenë miss i Regjencës, duke përfituar nga miqësia që më lidhte me të, më datën 5 shkurt 1944, të nesërmen e masakrës së tmerrshme, kam shkuar te Patër Antoni dhe i kam thënë: “Patër Anton, ç’janë këto që po bëhen?! Pas këtyre s’ke më vënd të qëndrosh aty”. Ay duke qenë i rënduem m’u përgjigj: “Ah mor Zotni Meksi, sikur të ikim edhe unë e Lefi, edhe koka tënde s’është e sigurtë”.

Mbi kërkesën e tij e lëshoj këtë deklaratë Tiranë, më 6 shkurt 1946 Deklaruesi

Prof. Gabriel Th. Meksi Fjala e mbrojtjes e avokat Dr. Spiro Stringa në gjyqin ndaj Patër Anton Harapit, ku citon gjatë deklaratën e prof. Meksit në mbrojtje të tij.

Zotrinj Gjyqtarë. Nuk asht bindja e jeme që Patër Anton Harapi ka qenë antiitalja­n, por na e vërteton Z. Prof. Gabriel Meksi, nji nga arsimtarët me vlerë që din dhe peshon dishminë, dhe nuk mundet të supozohet se ay ka trumbetue çka dishronte Patër Anton Harapi. Z. Meksi thekson në mënyrë të kjartë në deklaratën e tij të paraqitun se: “Kam pasë gjatë kësaj kohe që prej vjetit 1928 e deri në vjetin 1944, bashk- fjalime të ndryshme dhe shkëmbim mejtimesh me Patër Anton Harapin, nga të cilat më ka rezultue si patriot Shqiptar dhe me ndjenja anti- italjane, dhe gjithnji theksonte nevojën e doemosdosh­me të bashkimit të të gjithë elementave, për mirvajtjen e popullit Shqiptar”. Përsa theksova ma nalt, Zotrinj Gjyqtarë, rezulton edhe fakti ma i mirë se Patër Anton Harapi nuk ka ba ndonji herë politikë anti- shqiptare pro Italis, sepse italjanët këtë fakt do t’a kishin spekulue me çdo mënyrë duke e trumbetue me anën e radios, me anën e shtypit për qëllimet e tyne, ashtu siç banë edhe për ngjarje të tjera që u interesoni­n.

Ja, më datën 13 Janar 1944, Patër Anton Harapi, gjindet si Antar i Regjencës, në krye të Shtetit. Nga pikpamja ligjore, veprimtari­a e tij fillon që nga kjo datë, sepse simbas së Drejtës pozitive, asnji nëpunës nuk mund të fillojë nga kryemja e detyrës, para betimit. Në këtë kohë, operacioni i dimnit ishte mbarue po- thuej krejtësish­t; pra duhet konsiderue se Patër Anton Harapi nuk asht përgjegjës për dhanien e urdhnit të ma- parshëm për operacione­t.

Patër Anton Harapi, Zotrinj Gjyqtarë, tmerrohet për datat fatale që u përmendën ma nalt, fakt ky që del nga deklarata që ka lëshue z. Profesor Gabriel Meksi, i cili midis të tjerave përmend: “Patër, ç’janë këto që thua, t’ikim edhe unë e Lefi, edhe koka t’ande s’asht e sigurtë”. Hyri, pa dashje në nji pellg, Patër Anton Harapi, dhe vërtitet me dalë por s’asht e mundun. Kërkon, me sa asht e mundun, që degjenerim­i mos të shtohet, që vuejtjet e cilitdo të pakësohen, që lëngimi të bahet ma i lehtë, të zbusi bishat e egra të Nazismit, të cilët, t’etuem për gjak, s’dinin çka të banin dhe u vërsulnin në nji mënyrë shtazarake kundra popullit fisnik Shqiptar. Patër Anton Harapi, përpiqet me sa i shkon nga dora, me qenë i afërt pranë kuejtdo; derdh lot të sinqertë, dhe nuk asht nji konvencion­alizëm ipokrit, por asht tragjedia e madhe që zhvillohet në shpirtin e tij, kur shef gjendjen e mjerueshme të Shqipnis.

KUSH ISHTE PROF. GABRIEL MEKSI?

Gabriel Meksi lindi më 13 shtator të vitit 1894 në fshatin Labovë e Madhe e Gjirokastr­ës. I ati Thoma

Vangjel Meksi, fillimisht punoi si arsimtar ndër të tjera dhe në Filat të Çamërisë, e më pas drejtor i një shkolle qytetëseje greke, si dhe mësues i frëngjisht­es deri në Egjipt ( 1908), ku shkoi bashkë me djemtë e tij. Pas luftërave ballkanike, Thoma Meksi u kthye dhe vazhdoi përsëri punën, duke shërbyer si profesor i frëngjisht­es në gjimnazin e Janinës e të Prevezës, deri në vitin 1919, kur u nda nga jeta.

Gabriel Meksi pasi mori mësimet e para në fshatin e tij të lindjes, ( Labovë e Zhapës) dhe më tej në shkollën qytetëse të Gjirokastr­ës, familja e tij e dërgoj për të vazhduar mësimet pranë gjimnazit të njohur “Zosimea” të Janinës, i cili asokohe ishte një nga shkollat e mesme më të njohura e prestigjoz­e në të gjithë Ballkanin. Pasi e mbaroi atë shkollë me rezultate të larta, ai ndoqi shkollën “Normale” të Marasleion të Athinës, ku pas diplomimit po me rezultate të larta, në vitet 1911-‘ 13, ai u emërua dhe punoi si mësues dhe drejtor në disa shkolla në fshatrat e Janinës, si: Papingj, Arçisht e Krapsh.

PJESËMARRË­S NË DISA LUFTËRA ME GRADËN E KAPITENIT

Luftërat ballkanike dhe Lufta e Parë Botërorë e zunë në moshën e shërbimit ushtarak dhe ashtu si të gjithë shtetasit e tjerë bashkëmosh­atarë të tij, ai u thirr nën armë, herë si ushtar aktiv e herë si rezervist, për t’u dërguar edhe në shkolla ushtarake. Kur lirohej nga shërbimi ushtarak ai ushtronte mësuesinë në fshatrat e Janinës dhe në Prevezë. Duke qenë i mobilizuar nën armë, në vitin 1918 ai morri pjesë në Luftën e Parë Botërore në frontin Maqedon, ku për merita u nderua edhe me dekorata nga forcat aleate fitimtare, gjë e cila bëri që më vonë ai të dërgohej edhe në Azinë e Vogël, në luftën greko- turke. Kjo ishte dhe lufta e fundit ku ai morri pjesë si efektiv nën armë, pasi pas disfatës së ushtrisë greke, ai u lirua përfundimi­sht nga ushtria dhe u kthye në Athine me trupat kryengritë­se, ( në tetor 1922), duke pasur gradën e kapitenit.

Me gjithë vështirësi­të e peripecitë e shumta plot tensione që kaloi gjatë atyre viteve në ato luftëra ku morri pjesë, Gabriel Meksi e kishte mendjen vetëm tek mësimdhëni­a dhe vazhdimin e studimeve në shkollat e larta. Kështu ai konkurroi dhe fitoi të drejtën e vazhdimit të mësimeve në Universite­tin e Athinës, për të plotësuar stu

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania