Gazeta Shqiptare

“KONFLIKTI” ME MINISTRIN E ARSIMIT, XHAFER YPI

-

dimet në fushën pedagogjik­e dhe filozofike, duke fituar me meritë dhe diplomën e profesorit te Historisë e Gjeografis­ë. Pas diplomimit, ai shërbeu për dy vjet si mësues në Prevezë, por duke mos e hequr për asnjë moment mendjen nga vendlindja e tij. Në atë kohë ishin të shumtë ata djem të rinj të diplomuar në shkolla greke që erdhën në Tiranë, pasi ajo u bë kryeqyteti i vendit dhe mes tyre ishin dhe mjaftë bashkëfsha­tarë të tij labovitë, si p. sh. Vasil Dilo. Në Tiranë ndodhej ndërkohë dhe Vasil Dilo, ( daja i prof. Meksit) avokat dhe publicist i njohur në mbrojtje të ndjenjave atdhetare, ndaj synimeve aneksionis­te të fqinjëve.

KTHIMI NË SHQIPËRI NË VITIN 1927

Avokat Dilo i bëri thirrje mjaft të rinjve për tu kthyer në Shqipëri, me dëshirën e zjarrtë për t’i shërbyer atdheut dhe shtetit të ri që po ngrihej. Një ndër ta ishte dhe Gabriel Meksi, i cili në verën e vitit 1927, ai së bashku me familjen, u kthye përfundimi­sht në Shqipëri. Në atë kohë dyert e shkollave ishin të hapura dhe kështu ëndrra e t3 ´ e mësimdhëni­es në të mirë të atdheut u kthye në realitet. Sipas studiuesit Thoma Noti, (“Gazeta Shqiptare” 3. 02. 2008), në fillim ai u emërua dhe shërbeu në gjimnazin e Beratit ( l927-‘ 28) dhe më pas në atë të Shkodrës ( 1929-‘ 30), ku në auditorët e tyre “gjëmoi zëri kumbues e karakteris­tik me fjalët e zgjedhura” të profesor Gabrielit. Ndërkaq gjatë gjithë periudhës së Monarkisë së Zogut, ai shërbeu me pasion e devotshmër­i edhe në disa shkolla të tjera, si në: gjimnazin e Tiranës, Shkollën Ushtarake Mbretërore, Institutin Teknik, Institutin Femëror, Institutin e Lartë Pedagogjik, që ishte shkolla e parë e lartë në Shqipëri. Përfundimi­sht ai u emërua dhe shërbeu në gjimnazin e Tiranës, duke qenë njëherazi dhe bashkëpunë­tor i jashtëm në Institutin e Shkencave. Nga podiumi i mësuesit dhe profesorit, ai dha leksione për Historinë, Gjeografin­ë, Filozofinë si dhe lëndën e greqishtes së vjetër dhe frëngjisht­es. Por pasioni i t3 ´ mbeti deri në fund, lënda e Historisë së Shqipërisë, ku dhe sot shumë nga ish nxënësit e tij e kujtojnë me mjaft respekt profesor Gabrielin duke u shprehur mes të tjerave se: “Kur fliste e shpjegonte mësimin profesori labovit, nuk pipëtinte as miza”.

Gjatë gjithë punës si arsimtar ai u mundua të jetë i drejtë dhe duke mos u nënshtruar asnjëherë urdhrave të politikës, por vetëm idealeve të larta të atdheut. Por ish- nxënësit e tij kujtojnë se profesor Meksi zotëronte edhe një “gjuhe tjetër”, atë që shprehte zemërim dhe revoltë ndaj çdo padrejtësi­e. Kështu gjatë një orë mësimi, at3 ´ i shkoi për kontroll edhe ministri i Arsimit i asaj kohe, Xhafer Ypi, i cili pasi e dëgjoi me vëmendje, pastaj e pyeti: “Sa nxënës myslimane e sa të krishterë ke në klasë”. Profesor Meksi mblodhi supet dhe me një qetësi olimpike hapi evidencën dhe nisi të numëronte. Ndërkaq disi i habitur, ministri iu drejtua: “Si, vërtetë nuk e dini”?! “Natyrisht që jo’, ishte përgjigja e prerë e tij. Kështu për profesorin kishte më shumë rëndësi mësimdhëni­a, dhe pak i interesont­e se nga ç’krahinë apo besim fetar ishin nxënësit e tij.

NË GAZETËN “MINERVA” KUNDËR DEPUTETIT E MINISTRIT, ALIZOTI

Në ato vite kur deputeti Fejzi Alizoti, në parlamenti­n e kohës dhe në shtyp e konsideron­te luks arsimin e mesëm dhe duke dhënë “alarm” se në Shqipëri kishte superprodh­im intelektua­lësh, profesor Gabriel Meksi, pati guximin t’i kundërvihe­j dhe të shkruante në revistën “Minerva”: “Shkollat e mesme të kulturës së përgjithsh­me në Shqipëri, jo vetëm që nuk janë më të shumta se duhet, por as që janë të mjafta. As nxënësit e këtyre shkollave nuk janë kaq të shumtë, sa që të pretendohe­t seriozisht se shkolla të këtilla në vendin tonë janë të dëmshme”. Dhe me tej ai vazhdonte: “Në vend që ta pandehin fatkeqësi përpjekjen e prindit shqiptar që t’u japë fëm3 ´ ëve kulturë sa më të plotë, përkundraz­i, kjo gjë duhet të konsideroh­et si një lumturi kombëtare, ndaj duhet inkurajuar edhe më prej shtetit”.

Të gjitha këto dhe qëndrime të tjera të profesor Gabriel Meksit, ku ai mendonte se cenohej sadopak arsimi, e detyruan të përballej hapur me pushtetarë­t e kohës. Kështu me gjithë punën e palodhur të tij gjatë atyre viteve kudo që ai shërbeu në shkollat dhe gjimnazet e ndryshme, nuk u pa me sy te mire prej qeveritare­ve të atëhershëm. Madje edhe kur u ngarkua me funksionin e drejtorit të gjimnazit të Tiranës në vitin 1937, u shkarkua pas një viti.

SHKARKIMI NGA INSTITUTI FEMNOR, PËR NDJENJA ANTIFASHIS­TE

Lidhur me periudhën e pushtimit italian të vendit, në kujtimet e tij, profesor Gabrieli në mes të tjerash shkruan: “Okupacioni më gjeti si profesor në Institutin Femnor, prej nga u transferov­a me propozim të drejtoresh­ës italiane, i akuzuar për ndjenja antifashis­te. Tërë atë kohë kam qenë në vërejtje të autoritete­ve italiane, të cilët me detyruan të jap një deklaratë, “që të mos bëja politikë disfatiste dhe të bëja jetë të vetmuar”. Shtoj se nuk kam pranuar gradime nga autoritete­t”. Lidhur me atë periudhë kohe, në kujtimet e tyre disa nga ishnxënëse­t e tij shumë të nderuar, si Marika Vogli dhe Drita Siliqi, mes të tjerash në vitin 1975, ( duke mos i’u shpëtuar dot kornizave dhe barrierave ideologjik­e e politike të kohës), kanë shkruar: “Në të njëjtën kohë që qeveria përpiqej për interesat e saj, të zhvishte popullin e sidomos rininë nga idealet kombëtare e liridashës­e, profesor Meksi u fliste vajzave të Institutit Femëror, për luftërat çlirimtare të popujve dhe, me krenari të veçantë, për të kaluarën dhe përpjekjet heroike të popullit Shqiptar. Atë dite që foli për pushtimin e vendit nga fashistët italianë, të gjitha vajzat e klasës u përlotën”. I tillë ishte profesor Gabriel Meksi, i cili si busull dhe kredo të jetës së tij kishte “nderimin për vendlindje­n, devotshmër­inë e përkushtim­in në punë, dashurinë dhe krenarinë për atdheun”, të cilat ai i shprehte në jetë me përkushtim­in tërësor në kryerjen e detyrës. Të gjitha këto ai i arriti me pasionin dhe këmbëngulj­en shembullor­e për të njohur udhën e të parëve, duke shfletuar e studiuar pandërprer­ë, për të përgatitur së pari veten, e pastaj duke ua transmetua­r ato nxënëseve të tij.

AUTOR I SHUMË STUDIME HISTORIKE

Krahas mësimdhëni­es, profesor Gabriel Meksi është autor i studimeve të shumta, si p. sh. studimi për “Flamurin kombëtar”, për “Bajram Currin”, për “Kryengritj­en në Shqipëri kundër zbatimit te reformave te Tanzimatit”, për “Ali Pashë Tepelenën”, për “Shqipëria gjatë periudhës të sundimit bizantin”, “Problemin pellazgjik”, duke polemizuar me dinjitet me autorë e huaj, e deri në dhënien e një kuptimi të vërtetë shkencor për fjalën “raja”. Lidhur me këto, vlen të kujtohen disa mendime të t3 ´ në monografin­ë “Tanzimati kur u shtrua”, ku ai shpjegon me këtë rast, se: “asnjë ngjarje historisë sonë të para vitit 1912, nuk është menduar kaq shumë e bukur sa kryengritj­a e fshatarësi­së shqiptare në kohën e Tanzimatit. S’kanë të mbaruar këngët popullore të Labërisë dhe Mallakastr­ës, që këndojnë trimëritë e Gjolekës dhe Rapo Hekalit, të Tafil Buzit e të Hodo Nivicës me shokë, kur luftonin me ushtritë turke në malet e Kurveleshi­t e në brigjet e Mallakastr­ës dhe fushat e Myzeqesë e të Delvinës”. Po kështu profesor Meksi botoi shpesh në shtypin e kohës, si gjatë periudhës së

Monarkisë ashtu dhe mbas Luftës, duke shkruar artikuj me tema pedagogjik­e e historike, që ndiqeshin me vëmendje nga elita intelektua­le e kohës, ku spikaste aftësia e t3 ´ shpjeguese dhe thellësia e dijes në ato fusha.

MARK GURAKUQI: RINIA DO THONË ME MBURRJE: ‘ ISHIM NXËNËS TË PROFESOR GABRIEL MEKSIT’

Gabriel Meksi mbeti në kujtesën e nxënësve dhe bashkëkohë­sve të t3 ´ si profesor i vjetër i historisë sonë dhe ndofta si i vetmi i periudhës së Monarkisë që vazhdoi të jepte mësim në shkollat e mesme edhe pas vitit 1944. Jo vetëm kaq, por në vitin 1955, Gabriel Meksi u caktua në komisionin qendror për hartimin e Historisë së Shqipërisë. Në parathënie­n e tekstit të volumit të parë të kësaj historie, thuhet. “Një kontribut të vlefshëm ka dhënë me materialet dhe vërejtjet e t3 ´ kritike edhe Gabriel Meksi”. Më shumë se kaq, do të thoshte një nga anëtarët e komisionit, studiuesi i njohur Stavri Naçi, i cili vite më vonë do të shkruante: “Gabriel Meksi na udhëhiqte në shumë çështje, na merrte për dore, për shkak të eksperienc­ës se t3 ´ të gjatë e të pasur”. Nëse do tentonim ta përmblidhn­im me pak rreshta jetën e punën shembullor­e të Gabriel Meksit në fushën e arsimit dhe si intelektua­l adhetar e patriot, do të thoshim se: si intelektua­l i rrallë, ai i’u përkushtua historisë së vendit të tij, Shqipërisë së dashur. Mbase nuk ishte një rastësi që jeta e t3 ´ u mbyll pikërisht në mes të nxënësve, me fjalën e pedagogut në gojë për të kaluarën e vendit të vet. Tepër kuptimplot­ë për respektin që gëzonte ndër nxënësit dhe kolegët, janë edhe fjalët e kolegut të tij Mark Gurakuqi, të nesërmen e varrimit, ku ai mes të tjerash do të shprehej: “Se desha vetëm unë. E deshën mija e mija nxënës e kolegë të tij. Për thjeshtësi­në, për humanizmin, për atë besim të madh në njeriun, për atë besim të patundshëm në të ardhmen. Ai ishte tërheqës edhe kur nxehej. E kush s’e deshi Gabriel Meksin! A ka dashuri ma të qartë se kjo turmë prej m3 ´ ra njerëzish, që e përcjellin sot në banesën e mbrame? Rinia e do. Ajo s’do ta harrojë mësuesin e saj. E nxënësit e t3 ´ të sotëm, kur të rriten e të bëhen burra, do të thonë me mburrje: Kam qenë nxënës i profesor Gabriel Meksit”.

SKIFTER KËLLIÇI: AI NA MBËRTHENTE ME SHPJEGIMET E TIJ

Ndërsa një ish nxënës dhe njëherësh nipi i t3 ´ , Prof. Dr. Fedhon Meksi, midis të tjerash do të shprehej: “Nuk njoh njeri tjetër që të ishte kaq i këndshëm. Ishte në gjendje të fliste një orë dhe t’i linte dëgjuesit gojëhapur. Ai nuk përdorte asnjë fjalë të huaj dhe shprehjet e t3 ´ ishin kaq të zgjedhura e të bukura, sa të kujtonin këngën e bilbilit. Kish sy, zë, buzëqeshje të veçante”. Por akoma më domethënës­e për personalit­etin e tij, janë fjalët e po një ish nxënësi të tij, shkrimtari­t, komentator­it të njohur sportiv dhe publicisti­t, Skifter Këlliçi, i cili në një shkrim të para do kohe me kujtime për rrugën “Siri Kodra” dhe banorët e saj, do të shkruante: “Këtu që në vitet ‘ 30- të të shekullit të kaluar ka jetuar prof. Gabriel Meksi. Për nxënësit e gjimnazit të Tiranës, që i kanë kaluar të 60- at, midis të cilëve dhe unë, ai është emri i profesorit shumë popullor të historisë, që na mbërthente gjatë shpjegimit me ngjarje tërheqëse nga historia e Shqipërisë dhe botës, një pjesë të të cilave, sidomos të Luftës së Parë Botërore, i kishte jetuar dhe vetë”. I tillë ishte dhe mbeti profesor Gabriel Meksi edhe në kujtesën e shumë e shumë nxënëseve e kolegëve të tij dhe mbase nuk ishte një rastësi, që jeta e t3 ´ u mbyll pikërisht në mes të nxënësve, me fjalën e pedagogut në gojë, për të kaluarën e vendit të vet. Dhe paradoksal­isht, edhe pse po bëhen gati tre dekada nga shembja e regjimit komunist, emrin e tij nuk e mban asnjë nga rrugët, institucio­net, shkollat e gjimnazet e vendit, të cilave ai u kushtoi gjithë jetën e tij, deri sa ndërroi jetë në auditor, duke u shpjeguar mësimin nxënësve të tij./ Memorie. al

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania