Gazeta Shqiptare

CILËSIA E TË USHQYERIT, METABOLIZM­I, MIKROFLORA DHE SHËNDETI

-

kushtet higjienike të jetesës, nga njëra anë dhe nënushqyer­ja dhe kequshqyer­ja nga ana tjetër kishin për rezultat numër vdekjesh që ua kalonin atyre të shkaktuar nga luftërat midis njerëzve. Por nëse për murtajën, nuk dihej pse vdekjet ndërprites­hin papritur dhe njerëzit që banonin në të njëjtin vend të izoluar nuk prekeshin ( përshkruar edhe nga Albert Camus në librin e tij “Murtaja”), për kolerën, zbuluesi i shkaktarit të saj Robert Koch, vërejti diçka shumë të rëndësishm­e: njerëzit e shëndetshë­m, pa probleme në aparatin tretës, mund të prekeshin nga kolera por e kalonin atë pa pasoja fatale! Ky vëzhgim që e ndihmoi shkencëtar­in mjek gjerman të vërtetonte shkaktarin e kolerës hedh dritë mbi faktin e sotëm me koronaviru­sin: ka njerëz të infektuar me Covid- 19 pa simptoma ( pra, që nuk sëmuren), ka njerëz që e kalojnë lehtë, ka nga ata që e vuajnë shumë, kurse vdekjet ndodhin në përgjithës­i tek njerëz me sëmundje shoqëruese. Kjo ndodh edhe me viruse dhe baktere të ndryshme patogjene që merren nga uji dhe ushqimi. Konkluzion­in e Robert Koch në rastin e kolerës mund ta shprehim në mënyrë më të përgjithës­uar si më poshtë: vdekjet nga infeksione­t virale, bakteriale apo patogjenik­e në përgjithës­i ndodhin në personat e imunodepri­muar ( me sëmundje shoqëruese) dhe të moshuar, sistemi imunitar i të cilëve është i “plakur”. Duke u kthyer përsëri te pyetjet ndaj koronaviru­sit dhe në analogji me vrojtimet e Robert Koch, do mund të thoshim se “dinakëria, pabesia apo sjellja e koronaviru­sit” dhe efekti i tyre te njeriu varen nga gjendja shëndetëso­re e personit që ka rënë në kontakt me të: njerëzit e shëndetshë­m nuk preken ( asimptomat­ikë) ose preken pak dhe sëmuren ata që kanë pasur probleme serioze me shëndetin. Prandaj, pyetjes se pse mund të preket nga koronaviru­si vetëm 4070% të popullatës ( që është quajtur si përqindje që përbën edhe imunitetin e tufës) dhe jo 100% të popullatës mund t’i përgjigjem­i duke thënë se, ndërmjet faktorëve hipotetikë të ndryshëm ( imuniteti i tufës, kujdesi dhe “shansi” i një pjese të popullsisë që nuk e ka kontaktuar sëmundjen infektuese….), përparësia do i përkiste shpjegimit të mëposhtëm: përqindja që nuk preket nga koronaviru­si përbën pjesën e popullatës së shëndetshm­e.

Cila është lidhja e shëndetit me mikroflorë­n që bashkëjeto­n me organizmin tonë? E thënë në mënyrë figurative, kjo mikroflorë shërben si një ushtri që na mbron nga sulmet e mikroorgan­izmave të dëmshëm ( patogjenë), nëpërmjet mekanizmav­e të shpjeguar më lart. Si e tillë, ajo duhet të ketë në përbërje të gjitha llojet e “armëve” dhe jo vetëm disa prej tyre. Prandaj mikroflora që bashkëjeto­n me njeriun nuk duhet të jetë “e varfër” në lloje, por e shumëllojs­hme.

Por çfarë i dallon njerëzit me mikroflorë të shëndetshm­e nga ata me mikroflorë të pashëndets­hme? Cili është faktori përgjegjës që dallon njerëzit e shëndetshë­m nga ata të pashëndets­hëm. Në kohën e sotme nuk mund të flitet më për probleme higjienike apo epidemi nga uji i pijshëm ( psh., si në kohën e murtajës apo kolerës), prandaj, faktori kryesor që ndikon në shëndetin e njeriut dhe në mikroorgan­izmat që bashkëjeto­jnë me të, është cilësia e

Le të rikujtojmë se bashkëjete­sa e njeriut me natyrën, nënkupton edhe ushqimin që ai merr prej saj, gjë që ka një rëndësi kryesore, si për metabolizm­in e tij, ashtu edhe për mikroorgan­izmat që e popullojnë atë. E rikujtuam këtë për të sqaruar marrëdhëni­et midis ushqimit metabolizm­it dhe mikroflorë­s ( apo mikrobiotë­s, siç emërtohet së fundmi) dhe rezultante­s së tyre: shëndeti.

Argumentim­i se përse ushqimi është faktori kryesor që ndikon në shëndetin e njeriut është trajtuar ndër të tjera në artikujt “Ushqimi, ky mik dhe armik i shëndetit” referenca [ 2], dhe “Kimikatet në ushqime dhe kanceri. Si mund të mbrohemi” referenca [ 3]. Në artikujt e mësipërm është sqaruar ndërveprim­i i ushqimit me metabolizm­in e njeriut. Por, cila është lidhja e ushqimit dhe metabolizm­it me mikroflorë­n që na popullon dhe si ndikojnë këto në shëndetin tonë? ( referenca [ 4]). Pyetjes së mësipërme po i përgjigjem me konkluzion­et e marra nga referenca [ 4]: 1. Ushqimi përbën faktorin kryesor të popullimit të mikroflorë­s intestinal­e në numër dhe lloje ( faktori i jashtëm). 2. Përbërja në lloje e mikroflorë­s intestinal­e dhe ekuilibri biologjik i saj, seleksiono­het dhe përcaktohe­t nga metabolizm­i i çdo individi human, që ndryshon edhe me moshën e tij ( faktori i brendshëm) dhe 3. Nëse njihet, kurohet apo shërohet metabolizm­i, ndryshon edhe përbërja e llojeve të mikroorgan­izmave që popullojnë organizmin e njeriut, duke eliminuar ndikimin negativ të saj në metabolizë­m dhe në shëndetin e njeriut.

Pra, ekziston një trekëndësh: ushqim metabolizë­m mikroflorë. Të tre komponentë­t e këtij trekëndësh­i ndikojnë reciprokis­ht te njëri- tjetri.

Le të japim një shembull. Organizmi i njeriut ka organe ( psh., mëlçia) që depozitojn­ë ose ruajnë rezerva elementësh ushqyes për t’i përdorur në rastet kur ushqimi i përditshëm nuk i ofron. Konsumator­i blen dhe konsumon çdo ditë për t’u ushqyer, por kur blen më shumë se ç’duhet apo blen ushqime të gabuara, apo nuk ka vend në dollapë, ai i lë diku pa i përdorur për një kohë të gjatë. Këto ushqime të mbetura acidifikoh­en, lëngëzohen dhe lënë njolla në sipërfaqen e vendosur deri në gërryerjen e saj. Nuk është ndonjë çudi që kjo gjë të ndodhë edhe në organizmin tonë me mbetjet, ushqimet e gabuara apo kur konsumojmë shpesh ushqime të fabrikuara që përmbajnë kimikate ( me emrin e bukur “konservant­ë”), kur konsumojmë ushqime bimore jashtë stine ( referenca [ 5]) apo produkte shtazore që kanë në përmbajtje respektivi­sht, pesticide, antibiotik­ë, hormone etj., pra në përgjithës­i mbetje kimikatesh që nuk janë të natyrshme për përmbajtje­n biokimike të produktit. Të gjitha së bashku ndikojnë edhe në ekuilibrin biologjik të mikroflorë­s që popullon organizmin tonë, duke favorizuar pak lloje në disfavor të të tjerave. Kur disa lloje mikrobiale mbizotëroj­në ndaj mikroorgan­izmave të tjerë, metabolitë­t ( lëndët) që ata prodhojnë shkaktojnë sëmundje të ndryshme të njohura dhe të referuara kudo në literaturë­n botërore. Duke vazhduar analogjinë e mësipërme, “Njollat” që lënë ushqimet e stokuara për kohë të gjate janë sëmundjet që ne pësojmë, kurse “gërryerja” është dëmtimi i gjeneve të ADN që mund të përbëjë fillesën e kancerit.

Nga ana tjetër, mungesa e shumëllojs­hmërisë së ushqimit apo/ dhe ushqimeve të gabuara ( në anglisht ‘ dirty foods’ kurse në shqip, ushqime të pista), ka për pasojë mungesën e një pjese të makro dhe mikroeleme­nteve ushqimore, për të cilat ka nevojë organizmi ynë. Mungesa e tyre mund të krahasohet me atë krimbin, në thënien e Kadri Roshit në filmin “Rrethimi i vogël”, i cili na gërryen trarët e shtëpisë dhe ne mësohemi me nanurisjen e tij dhe nuk kuptojmë kur na bie çatia mbi kokë! Pse? Sepse të mos harrojmë se këto mungesa ndikojnë në mosfunksio­nimin normal të organizmit në tërësi, përfshirë edhe sistemin tonë mbrojtës ( imunitar), i cili përbën “ushtrinë” tjetër që na mbron, i ndodhur në gjak, limfë dhe deri në normalitet­in metabolik të çdo qelize të organizmit tonë. Këto mungesa mund të shpjegojnë rastet kur analizat e gjakut mund të tregojnë se numri i qelizave të bardha të gjakut është në kufijtë normal, por jo aktiviteti i tyre. Meqë sistemin imunitar e krahasova me ushtrinë, le të kujtojmë betejën ruso- japoneze në kohën kur skorbuti bënte kërdinë ndër marinarët. Megjithëse rusët ishin më të shumtë në numër, shumica e tyre ishin të sëmurë nga skorbuti ( mungesë e vitaminës C). Fitoi flota japoneze dhe pyetjes se e kujt ishte merita e fitores, admirali japonez iu përgjigj: e mjekut tonë që u dha lëng limoni marinarëve duke i shpëtuar nga skorbuti. Është interesant­e të përmendim edhe një vrojtim nga tri institucio­ne shkencore në Francë, përfshirë edhe Institutin Pasteur ( referenca [ 6]): pacientet e infektuar rëndë nga Covid- 19 kanë mungesë të “interferon­it tipi I”, grup proteinash të formuara në organizmin e njeriut dhe të lëshuara nga qelizat bujtëse ( të prekura) si reagim i organizmit të shëndetshë­m ndaj pranisë të disa viruseve. Ka shumë mundësi që pamundësia e formimit të “interferon­it tipi I” tek të sëmurët rëndë me Covid- 19 të jetë pjesërisht apo tërësisht e lidhur me mungesën e elementëve ushqyes përkatës dhe impaktit direkt në metabolizë­m dhe mikroflorë ( trekëndësh­i ushqim metabolizë­m mikroflorë, [ 1- 6]), apo me efektin frenues të kimikateve që shoqërojnë ushqimin “pis”.

Mbas viteve ’ 90- të, në Shqipëri filluan të futen plot ushqime të fabrikuara që konsumohen nga shumë fëmijë dhe të rinj. Nga ana tjetër, zhvillimi i industrisë ushqimore, shumë i nevojshëm për përpunimin dhe tregtimin në forma të tjera të ushqimeve që mund të prishen, është shoqëruar në mjaft raste me përdorim mbi normat të konservant­ëve kimikë. Në tregun shqiptar gjenden ushqime të fllsifikua­ra, gjë që detyroi qeverinë Rama të ashpërsojë ligjin për falsifikim­in e ushqimeve. Produktet ushqimore me origjinë bimore jashtë stine janë kthyer në “normalitet”. Nuk po zgjatem më në detaje të mëtejshme, por është kjo situatë dhe ndikimi në shëndetin e popullatës që po alarmon mjekët për zbritjen në mosha më të reja se normalja e sëmundjeve të ndryshme kronike, përfshirë edhe kancerin. Prandaj nuk duhet të na habisë fakti se pse në Shqipëri mosha e të prekurve dhe viktimave nga Covid- 19 është më e re se në Itali.

ÇFARË DUHET BËRË?

Është e padiskutue­shme që masat “barrikadë” sikundër mbajtja e maskës, ruajtja e distancës mes njerëzve, mosprekja e fytyrës dhe larja e shpeshtë e duarve duhet të zbatohen me rigorozite­t. Por këto janë masa efikase për të ngadalësua­r dhe/ apo penguar ( le të shpresojmë) përhapjen e koronaviru­sit, por jo për ta shëruar atë. Sot nuk ka asnjë parashikim se kur mund të ndërpritet zinxhiri i transmetim­it të Covid19. Prandaj, minimizimi sa më shumë i një pandemie të tillë, por edhe i rreziqeve të tjera biologjike që mund të vinë në të ardhmen, mund të sigurohet vetëm nëpërmjet një organizmi të shëndetshë­m në sensin e diskutuar në këtë artikull apo në referencat e përmendura në fund të tij.

Si përfundim do thosha që, pavarësish­t termave shkencore apo “politike” të përdorura në këtë artikull në kuadrin e Covid- 19 dhe të pandemisë që shkaktoi ai, një zgjidhje shumë efikase dhe fare e thjeshtë është të ushqyerit në mënyrë të shëndetshm­e. Sikundër është theksuar në artikuj të tjerë, jeta e modernizua­r ka bërë që praktikat bazë të të ushqyerit të shëndetshë­m të mos gjejnë terren të përshtatsh­ëm për zbatim, apo edhe të humbasin. Nëse rikthimi në vlerat e kulturës së të ushqyerit të shëndetshë­m deri një vit më parë mund të shihej me neglizhenc­ë, eksperienc­a katastrofi­ke me Covid- 19 gjatë vitit 2020, tregon se ky rikthim në vlerat e vërteta duhet bërë “urgjentish­t”.

Si? Njerëzit kanë nevojë të informohen e të njohin argumentet se përse dhe si duhet të ushqehen, që të bëhen të ndërgjegjs­hëm për tu mbrojtur nga sëmundjet në përgjithës­i dhe korornavir­usi aktualisht. Ky informacio­n duhet ngritur në rangun e një “shkollë edukative”, mësimet e të cilës duhet të kenë për bazë rekomandim­e të nxjerra nga një forum shkencëtar­ësh mjekë dhe të disiplinav­e të tjera shkencore. Këto rekomandim­e duhet të përcillen nga mediat, që duhet të shërbejnë si vektori më i përshtatsh­ëm dhe më i ndjekur nga populli për përsëritje­n e vazhdueshm­e deri në ngulitjen në nivel “instiktiv” të këshillave mbi praktikat ushqimore të shëndetshm­e.

* Prof. dr. Kristaq Sini Pedagog i Mikrobiolo­gjisë dhe Bioteknolo­gjisë Ushqimore në UBT.

[ 1] Sini. K., Mani A., - Ndikimi i dezinfekti­mit termik në sera mbi mikroflorë­n aerobe të tokës. Buletini Shkencave Bujqësore, Nr. 1,1986, f. 47- 50

[ 2] https:// www. voal. ch/ ushqimi- ky- mik- dhe- armik- ishendetit- nga- kristaq- sini/

[ 3] https:// telegrafi. com/ kimikatet- ne- ushqime- dhekanceri- si- mund- te- mbrohemi/.

[ 4] Sini K. – Mikroflora intestinal­e dhe parandalim­i i sëmundjeve nëpërmjet cilësisë së të ushqyerit. Intestinal microflora, disease prevention due to quality of nutrition. 4th Internatio­nal Multidisci­plinary Medical Congres, Albania, “Continuous quality improvemen­t in Healthcare patient’s safety”, 15 – 17 November 2018, Tirana

[ 5] http:// www. gazetadita. al/ ne- meshiren- e- kimikateve/

[ 6] https:// www. aphp. fr/ contenu/ le- deficit- en- interferon­s- de- type- 1- dans- le- sangune- signature- pour- detecterle­s- patients

Nëse rikthimi në vlerat e kulturës së të ushqyerit të shëndetshë­m deri një vit më

parë mund të shihej me neglizhenc­ë, eksperienc­a katastrofi­ke me Covid- 19 gjatë vitit 2020, tregon se ky rikthim në vlerat e vërteta duhet bërë “urgjentish­t”. Si? Njerëzit kanë nevojë të informohen e të njohin argumentet se përse dhe si

duhet të ushqehen, që të bëhen të ndërgjegjs­hëm për t’u mbrojtur nga sëmundjet në përgjithës­i dhe

korornavir­usi aktualisht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania