Gazeta Shqiptare

Buzëqeshja e fshehur e Pano Taçit

-

egërsuar, madje shumicën dërmuese në dallgët e këtij të fundit. Frymëzimet e tij poetike i shkruante edhe në copa letrash pas kafes apo konjakut. Madje pa u trembur se këto poezi mund ta dërgonin pas hekurave të burgut politik, aq shumë i rëndë edhe për njerëzit e artit dhe të kulturës gjatë diktaturës në Shqipëri, siç ndodhi më vonë me të vërtetë me Panon.

Kështu, për shumë kohë, duke filluar qysh prej vitit 1947, ai provoi përndjekje dhe privime të ndryshme politike, ekonomike dhe shoqërore. Kështu njohu së pari burgun për tentativë arratisjej­e pastaj internimin, persekutim­in politik dhe sidomos atë psikologji­k, të shoqëruara me vetminë e detyruar, që e trishtonte shumë, por nuk e thyente moralisht. Veçse në sajë të shpirtit të artistit, interesave dhe kërkesave intelektua­le, këto nuk arritën ta shtypnin natyrën e tij prej poeti dhe rebeli liridashës. Përsëri e burgosën edhe dy herë të tjera për agjitacion dhe propagandë dhe sërish internime.

Po ashtu, ky kalvar i gjatë vuajtjesh, me familje pa familje, me banesë pa banesë, me xhep plotë dhe xhep bosh, nuk ia thau shpirtin. Ai ishte mjaft i shoqëruesh­ëm dhe mjaft i mirëpritur në shumë mjedise shkrimtarë­sh dhe poetësh, ku rrezatonte kulturë, dashamirës­i, por edhe humor. Madje pronarët e një Bar- Kafe të njohur në Tiranë ( Kafe “Europa”), duke e njohur nga afër dhe vlerësuar, nuk e lejonin fare të paguante dy filxhanët ( të mëngjesit dhe të mbasdites) e përditshëm të kafesë expres, një sjellje fisnike, në mos e vetmja, shumë e rrallë në vendin tonë. Miqtë e tij të shumtë për jetesën dhe krijimtari­në e tij, i kishin ngjitur nofka të ndryshme miqësore, si, psh, Hokatar dhe tragjik njëherësh

Pani Plak, Plak ashik e qejfli, rebeli i përjetshëm, këngëtari i vetmuar i dashurisë etj.

Në vitin 1963, u bë gati për botim përmbledhj­a e parë poetike e Pano Taçit me titull “Ura e ylberit”, por për mospërputh­je me vijën e kuqe ideologjik­e të kohës, vepra u kthye në karton sapo doli nga shtypshkro­nja e, pak më vonë shërbeu si mjet fajësimi për dënimin e tij politik të vitit 1964. Gjithsesi, duhet përmendur se krijimtari­a poetike e Pano Taçit para rrëzimit të diktaturës është vlerësuar me dy çmime. I pari i tyre me emrin e madh, “Naim Frashëri”, i u dha nga Pallati i Kulturës “Ali Kelmendi” në Tiranë në fund të viteve ’ 50 për poezinë “Ballada e gjahtarit”, dhe i dyti, disa vite më pas, por ai ishte krejt i veçantë. Ky çmim ju dha nga një jurie krijuar në burg ( pa ndërhyrjen e administra­tës) me personalit­ete të shquara shqiptare të para L2B në fushën e arteve, kulturës, politikës dhe jetës shoqërore, si p. sh, Gjergj Bubani, Mihal Zallari, Andon Frashëri, Et’hem Haxhiademi etj. Le të përmendim se në konkurs merrnin pjesë figura të tilla të njohura si Mirash Ivanaj, Astrit Delvina, Ferik Llagami, Kudret Kokoshi etj. Ai zhvillohej brenda kushteve të mungesës së lirisë, pra gjatë vuajtjes së dënimit. Duket si diçka e pakuptimtë ky konkurs poezie i organizuar nga të dënuarit Dhe natyrshëm, vlerësimi i tyre( përveç cigareve, kafes dhe sheqerit të mbledhura nga vet ata) kishte për Panon edhe një tis hyjnor, siç ishte gjithmonë poezia dhe ai e kujtonte përherë atë me mallëngjim.

Vetëm pas ndryshimev­e të mëdha ekonomiko- shoqërore në vend, në fillim të viteve ’ 90, ai doli para lexuesve me rreth 13 vëllime poetike, dukuri edhe e shumë krijuesve të tjerë të cilët dik

Pano Taçit si burgu dhe pasburgu, ia mpakën, por s’ia mplakën dot shpirtin rebel dhe ndjeshmëri­në thuajse serembiane”, krahasim i goditur me Zef Seremben, hallemadhi­n e njohur të poezisë arbëreshe. Ndërsa sociologu dhe poeti Zyhdi Dervishi shkruan se Pano “është poeti më i lirë, ndonëse pjesën më të madhe të jetës e kaloi në burgje dhe internime”. E pra, liria për poetin tonë ka pasur kosto të padrejtë dhe ai me vetëdije e ka paguar atë me mungesën e saj, madje pa u ankuar për padrejtësi­të dhe pa kërkuar dekorata për vuajtjet e tij.

Dy vargje nga njëra prej poezive të fundit të Panos: “Tërë jetën ç’jam përpjekur/ si t’ia zbus shpirtit hallin” , flasin për gjendjen e tij të pllakosur nga dertet, por më tepër për këmbëngulj­en e mundimshme dhe kurajoze për përballjen e tyre. Nga një këndvështr­im tjetër, duket sikur fati i Panos ishte i tillë dhe ai duhej të përpiqej që ta lehtësonte shpirtin nga ato... që të merrej me poezi.

Kthehemi tek fotoja, e cila ishte shkaku i këtyre rreshtave. Kështu gjatë një mbrëmje të ftohtëshku­rti të vitit 2003, po pinim kafe një grusht miqsh të letrave tek Bar LUX, poshtë Bibliotekë­s Kombëtare. Dikush i kërkoi Panos që të lexonte disa poezi të tijat erotike, gjë që ai nuk e kundërshto­i, nisi menjëherë t’i lexonte, madje me kënaqësi. Ato i përkisnin një libri të sapobotuar, brenda të cilave gëlonte edhe humori. Natyrisht, leximi i tij shkaktoi edhe të qeshura e hoka të shumta tek dëgjuesit, fjalë hidh e prit, por autori e mbante nën buzë të fshehur të qeshurën e tij, atij i qeshte gjithmonë shpirti kur kënaqte të tjerët.

Në një nga këto çaste e fotografov­a.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania