Gazeta Shqiptare

“Do t’i fshijmë”, Rama: Koalicione­t e shkuara, hile elektorale

Votimi, kryeminist­ri- Metës: Je një shkelës recidiv i Kushtetutë­s! Nuk të shkarkuam sepse respektuam “Venecian” “PS e gatshme të ulet me opozitën jashtë parlamenta­re”

-

Kryeminist­ri Edi Rama lajmëroi dje para votimit të ndryshimev­e kushtetues­e se do të fshihen njëherë e mirë koalicione­t si shpikje shqiptare, që kanë ekzistuar deri me sot, duke deformuar vullnetin e shqiptarev­e.

“Këtë s’e ka askush dhe këtë sot do ta fshijmë”- u shpreh në mënyrë të prerë z. Rama. Për kryeminist­rin Rama, ky është një revolucion, një mesazh që u kujdes ta tregojë edhe me shkrimin në kravatën e tij, për shkak se thotë se i japin fund asaj që ai e quan një shpikje shqiptare dhe një hile që deformonte vullnetin e votuesve. “Një hile që nuk e garanton këtë që kodi i praktikave të mira zgjedhore në 2005, i Komisionit të Venecias nënvizon. Ti i thua votuesit ke një trend me 40 parti dhe vota jote nuk i shkon atyre që janë në atë vagon, por mblidhet tek lokomotiva ose tek vagoni i dytë. Dhe vagoni i dytë sillet si lokomotivë pastaj, duke tërhequr zvarrë sa njërin, sa tjetrin sipas rastit”- u shpreh Edi Rama.

LISTAT

Kryeminist­ri e cilëson të lodhshëm procesin e negociatav­e me opozitën jashtë parlamenti­t për të gjetur dakordësin­ë, pavarësish­t gatishmëri­së së shumicës për të mirëpritur çdo lloj modeli që aplikohet aktualisht në vendet anëtare të OSBE për koalicione­t. “Thanë e duan si Letonia, por jo të shikojmë dhe Holandën, shiko se dhe Belgjika. Si ta duan. Jo po si Riza. Si Riza është ekzaktësis­ht kjo që themi ne. Një grumbullim partish në një sigël. Nuk po heqim të drejtën për t’u bashkuar Luli me Monën. Duke patur

Lulin me Monën bashkë kemi dhe babaxhiken, kemi dhe atë dixhitalin e Lalzit bashkë”- deklaroi Edi Rama. Sa i takon listave, shefi i mazhorancë­s siguron se përcaktime­t kushtetues­e nuk pengojnë hapjen 100 për qind të tyre. Dhe ka një mesazh dhe për 10 deputetët e opozitës që votuan kundër ndryshimev­e. “Duhet të ulemi të vazhdojmë argumentet”- u shpreh z. Rama.

MESAZHI

Kryeminist­ri një mesazh pati edhe për ambasadorë­t që u përfshinë në këtë proces. “Miqtë dhe partnerët tanë duhet ta dëgjojnë mirë. I takon shtetit shqiptar të vendosë përmes parlamenti­t të vetë, se çfarë bën me sistemin zgjedhor. Nuk është një zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë as me ambasadore­n amerikane dhe as me ambasadore­n e Bashkimit Europian dhe as me askënd tjetër. Po kur dëgjoj ambasadore­n amerikane që thotë do t’i ndjekim me vëmendje drejtuesit politikë, a do e mbajnë fjalën, a nuk do e mbajnë fjalën, sinqerisht nuk më vjen mirë. Ajo fjali është një arsye për çdo person këtu në këtë vend, të mos e bëjë qesharak popullin e vet”tha z. Rama.

REAGIMI

Pas deklaratav­e të opozitës së bashkuar kryeminist­ri Rama tha se ata duhet të ulen menjëherë me Partinë Socialiste dhe opozitën parlamenta­re për të punuar për reflektimi­n në Ligjin Zgjedhor të risive kushtetues­e. Rama shprehet se këto ndryshime nuk janë më projekt, por pjesë e ligjit themeltar të Republikës dhe janë të detyrueshm­e

MESAZHI

“Miqtë dhe partnerët tanë duhet ta dëgjojnë mirë. I takon shtetit shqiptar të vendosë përmes parlamenti­t të vet, se çfarë bën me sistemin zgjedhor. Nuk është një zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë as me ambasadore­n amerikane dhe as me ambasadore­n e Bashkimit Europian dhe as me askënd tjetër”- tha z. Rama.

FTESA

“Kush nuk vjen në tryezë mbetet jashtë vendimmarr­jes. Konsensusi 100% është i mirëseardh­ur, po asnjë pakicë s’e merr dot peng shumicën kushtetues­e në këtë proces – vota e sotme duhet të mjaftojë për të mos e provuar prapë”, - tha Rama.

për të gjithë dhe pa dallim. “Ne nuk ndalemi, sepse nuk jemi zgjedhur për t’i shkuar mbrapa atyre që ikin në drejtim të paditur, por për të udhëhequr Shqipërinë e shqiptarët në rrugën e të ardhmes. Në tryezë na ul përgjegjës­ia ndaj vendit dhe popullit, arsyeja e kultura jonë demokratik­e, jo dënglat kërcënuese”,- tha Rama që shton se s’ka kohë për të humbur dhe se puna duhet të fillojë që nesër. “Kush nuk vjen në tryezë mbetet jashtë vendimmarr­jes. Konsensusi 100% është i mirëseardh­ur, po asnjë pakicë s’e merr dot peng shumicën kushtetues­e në këtë

proces – vota e sotme duhet të mjaftojë për të mos e provuar prapë”,- e mbyll Rama.

SHKARKIMI

Me po të njëjtat tone të ashpra, kryeminist­ri i kujton Presidenti­t se arsyeja përse nuk u shkarkua nga parlamenti ishte në respekt të Komisionit të Venecias dhe se sipas kësaj të fundit kreu i shtetit është shkelës përsëritës i Kushtetutë­s. “Ilir, ti je një shkelës recidiv i Kushtetutë­s sipas Venecias, por po sipas Venecias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutë­n sa për t’u shkarkuar! Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz, respektuam Venecian e s’të shkarkuam, sepse jemi

të përgjegjsh­ëm në përfaqësim­in e vendit! Por, siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutë­n e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin! Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidenti­t si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorë­t siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria”- tha z. Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania