Gazeta Shqiptare

Hapja e listave dhe koalicione­t parazgjedh­ore, Kuvendi miraton me 106 vota pro ndryshimet kushtetues­e

Zbardhen emrat, 10 deputetët që i “rezistuan” mazhorancë­s për ndryshimet Kushtetues­e 6 deputetë nuk votuan pasi nuk ishin në sallë

-

KUSHTETUTA

Amendimi i nenit 64 dhe 68 të Kushtetutë­s krijon mundësinë e hapjes së listave, heq nga Kushtetuta koalicione­t parazgjedh­ore si subjekt zgjedhor, si dhe vendos prag kombëtar. Por si arritëm në këtë pikë?!

Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje me 106 vota pro dhe 10 kundër ndryshimet Kushtetues­e, të cilat heqin koalicione­t parazgjedh­ore dhe mundësojnë hapjen e pjesshme të listave të kandidatëv­e për deputet. Gjatë votimit të djeshëm, 6 deputetë nuk kanë votuar pasi nuk ishin në sallë. Ndërkohë që vetëm 10 prej tyre kanë dal kundër propozimit të mazhorancë­s dhe opozitës së re, të kryesuar nga Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari. Kundër mazhorancë­s kanë dal deputetët, Adriatik Alimadhi, Fatjona Dhimitri, Gjetan Gjetani, Kujtim Gjuzi, Elda Hoti, Lefter Maliqi, Erjon Piciri, Artur Roshi, Zef Shtjefni, Suzana Topi. Ndërkohë në listën e 6 deputetëve që mungojnë figurojnë emrat e deputetëve të prekur nga COVID si Ralf

Gjonaj, Elio Hysko, Enver Roshi. Ndërsa që prej disa seancash mungon edhe Ligoraq Karamelo, Ambra Borova dhe Enada Kapllani, me gjasa edhe këto të fundit për arsye shëndetëso­re. Amendimi i nenit 64 dhe 68 të Kushtetutë­s krijon mundësinë e hapjes së listave, heq nga Kushtetuta koalicione­t parazgjedh­ore si subjekt zgjedhor, si dhe vendos prag kombëtar. Por si arritëm në këtë pikë?! Pas arritjes së marrëveshj­es së 5 qershorit me praninë edhe të ambasadorë­ve kryesorë në Shqipëri për amendimin e Kodit Zgjedhor, në Parlament në ditët në vijim nisën lëvizjet kërcënuese se nuk do të votonin ndryshimet e miratuara në Këshillin Politik pa plotësuar kërkesat e tyre. Në fillim ishin 39 deputetë të opozitës në Parlament që kërkonin lista të hapura. Pas insistimit, ata mundësuan një takim me

Kryetarin e parlamenti­t Gramoz Ruçi dhe ky i fundit u kërkoi që çdo kërkesë ta paraqesin sipas procedurav­e parlamenta­re. Më pas një grup prej 29 deputetësh, me në krye Myslim Murrizin, depozituan në Parlament një draft i cili propozonte riformulim­in e nenit 64 dhe 68 të Kushtetutë­s bashkë me relacionin përkatës. Ajo që ra në sy në fillim, pavarësish­t se kishin firmosur draftin, Myslim Murrizi pohonte se ai si përfaqësue­s kishte kërkuar vetëm hapjen e listës dhe nuk kishte kërkuar heqjen e koalicione­ve parazgjedh­ore dhe vendosjen e pragut kombëtar. Dy

pikat e fundit konfuzuan opozitën e Parlamenti­t, saqë disa prej tyre të tërhiqnin firmat. Por pas kësaj lëvizjeje për të plotësuar numrin e 28 deputetëve ( aq sa duhet për të propozuar ndryshime kushtetues­e) listës së firmave iu bashkua deputetja Elena Xhina dhe Reme Lala. Të dyja deputete të ardhura nga listat e PDIU- së dhe në të njëjtën linjë votimi të ligjeve në Parlament me mazhorancë­n.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania