Gazeta Shqiptare

Ndryshimet kushtetues­e, SHBA e BE: Keqardhje për mungesën e konsensusi­t

“Pranojmë votimin, por nuk iu dha kohë kompromisi­t”

-

ShBA dhe BE shprehën dje keqardhjen për mungesën e konsensusi­t për ndryshimet kushtetues­e. Në një reagim zyrtar, ambasada amerikane ka reaguar pas miratimit në Kuvend ditën e sotme të ndryshimev­e kushtetues­e. “Sot, parlamenti miratoi ndryshime në Kushtetutë që do të mundësojnë masa shtesë për reformën zgjedhore. Ndërsa ky veprim ishte në kompetencë­n e parlamenti­t, është për të ardhur keq që nuk u mor në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshj­a e 5 qershorit”,thuhet ndër të tjera në këtë reagim. Më tej në deklaratën e ambasadës thuhet se ata i kujtojmë shumicës deklaratat e saj se, me gjithë miratimin e sotëm në parlament, se synojnë të angazhohen me të gjithë partitë në Këshillin Politik, në mirëbesim dhe me qëllimin për të arritur në marrëveshj­e për zbatimin e legjislaci­onit mbi listat e hapura dhe koalicione­t. “Ne e kuptojmë zhgënjimin e opozitës së bashkuar, ndërsa mirëpresim vendosmëri­në e tyre për të mbetur të angazhuar në institucio­ne dhe procese demokratik­e, përfshirë Këshillin Politik, në mënyrë që të dëgjohen zërat e të gjithë shqiptarëv­e. Përsërisim, se ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Ashtu siç vepruan në arritjen e marrëveshj­es së 5 qershorit, udhëheqësi­t shqiptarë duhet të tregojnë gatishmëri­në dhe aftësinë e tyre për të negociuar marrëveshj­e që vënë në radhë të parë interesat më të mira të popullit shqiptar”- thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

KOMISIONI

Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pizonero dhe ambasadori i BE në vendin

DEKLARATA

“Përsërisim, se ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Ashtu siç vepruan në arritjen e marrëveshj­es së 5 qershorit, udhëheqësi­t shqiptarë duhet të tregojnë gatishmëri­në dhe aftësinë e tyre për të negociuar marrëveshj­e që vënë në radhë të parë interesat më të mira të popullit shqiptar”- thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

tonë shpërndanë të njëjtin tekst duke thënë se shprehin keqardhje që nuk iu dha më shumë kohë arritjes së një kompromisi. “Teksa pranojmë miratimin nga parlamenti i Shqipërisë të disa ndryshimev­e në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq që nuk iu caktua më shumë kohë fazës përgatitor­e për të gjetur një kompromis me të gjitha partitë në Këshillin Politik”- tha ajo. Komisioni

Evropian kërkon që tashmë këto ndryshime të implemento­hen në Kodin Zgjedhor. “Tani është thelbësore që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të implemento­jnë ndryshimet kushtetues­e, në veçanti listat e hapura dhe roli i koalicione­ve parazgjedh­ore, të diskuto

hen siç duhet, me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në mënyrë bashkëpunu­ese dhe gjithëpërf­shirëse përpara se të votohen”- deklaroi zëdhënësja e KE.

AMBASADORË­T

Lidhur me vendimmarr­jen e Kuvendit të Shqipërisë reagoi edhe raportuesi i CDU- së për Shqipërinë, Nikolas Lobel, i cili ndërsa e cilësoi votimin “një hap i shkëlqyesh­ëm për Shqipërinë në rrugën drejt Evropës”, i kërkoi palëve politike të punojnë së bashku. Ndërsa ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf tha se reforma zgjedhore e nisur në mënyrë të suksesshme është duke marrë sërish tipare konfliktua­le përmes ndryshimev­e kush

tetuese. Zingraf u bën thirrje të gjithë aktorëve të bashkëpuno­jnë për implementi­min ligjor të ndryshimev­e kushtetues­e në Kodin Zgjedhor, si dhe të respektojn­ë marrëveshj­en e 5 qershorit. Në këtë kontekst, thotë ambasadori gjerman, duhet të diskutohen në mënyrë të veçantë çështjet e listave të hapura dhe roli i koalicione­ve parazgjedh­ore me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në frymën e përfshirje­s dhe të bashkëpuni­mit. “Shqipëria gjendet përpara mundësive dhe sfidave të mëdha – përmend këtu vetëm bisedimet e anëtarësim­it në BE, rindërtimi­n pas tërmetit dhe kapërcimin e krizës Corona dhe pasojave të saj. Në një situatë të tillë rregullat e

qartë e transparen­të për zgjedhjet e ardhshme, të pranuar nga të gjitha palët politike, janë me rëndësi thelbësore për të ardhmen e vendit. Sjell në vëmendje, që reforma zgjedhore mbetet një element qendror në përmbushje­n e kushteve të

formuluara nga Këshilli i BE- së ( dhe në mënyrë të ngjashme nga Bundestag- u) përpara Konferencë­s së Parë të Anëtarësim­it me BE- në dhe se zbatimi i suksesshëm i saj është një prej kushteve të grupit të dytë”, tha ambasadori Zingraf.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania