Gazeta Shqiptare

“Nuk janë të detyrueshm­e për opozitën”, Basha: Nuk i njohim ndryshimet kushtetues­e

Kreu i PD- së paralajmër­on Ramën: Koston e konfliktit të krijuar, do ta mbash vetëm ti personalis­ht Kim dhe Soreca i shkojnë në zyrë Bashës pas votimit në Kuvend

-

Ambasadorj­a e SHBA, Yuri Kim dhe ai i BE, Luigi Soreca, i shkuan dje Lulzim Bashës në zyrë pak orë pasi Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetues­e për hapjen e pjesshme të listave dhe heqjen e koalicione­ve parazgjedh­ore, që mendohet të ketë qenë edhe tema e diskutimit në takim. Nga ana e saj opozita e bashkuar nuk i njeh ndryshimet kushtetues­e të miratuara në parlament. Pas një takimi që zhvilloi me aleatët e tij në selinë blu, kreu i opozitës Lulzim Basha akuzoi dje kryeminist­rin Edi Rama se e ka kthyer parlamenti­n në çirak të interesave të tij personale, duke bërë që në historinë 30- vjeçare të pluralizmi­t në vend të miratohen në mënyrë të njëanshme ndryshime kushtetues­e, pas së cilave fshihet qëllimi i kreut të qeverisë për të hequr koalicione­t parazgjedh­ore. “Kuvendi gjysmak i Shqipërisë tregoi sërish, se nuk udhëhiqet nga interesat e qytetarëve, por është vetëm një çirak i interesave politike të Edi Ramës. Interesi i qytetarëve sot u shkel me këmbë nga kryeminist­ri në ikje dhe vartësit e tij. Qytetarëve nuk po u jepen lista të hapura. Listat janë të hapura vetëm nga fundi i tyre, sepse Edi Rama refuzoi propozimin tonë për të hapur listat 100%

PARALAJMËR­IMI

Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshj­es së 5 qershorit dhe 14 janarit, do ta mbash vetëm ti personalis­ht, Edi Rama”- deklaroi Lulzim Basha.

dhe për të mos prekur koalicione­t. Sot në Kuvendin gjysmak, Edi Rama dhe vartësit e tij shkelën me këmbë ligjet, shkelën Kushtetutë­n. Ata shkelën me këmbë historinë tonë. Ata shkelën me këmbë konsensusi­n, të cilin u detyruan ta firmosin”shprehet Lulzim Basha. Ndaj dhe në emër të opozitës së bashkuar, kryedemokr­ati paralajmër­oi mosnjohjen e ndryshimev­e të miratuara nga parlamenti. “Ndryshimet e njëanshme pa konsensus me opozitën dhe në shkelje të marrëveshj­es së

5 qershorit dhe 14 janarit janë të papranuesh­me, nuk janë të detyrueshm­e për opozitën, dhe aq më pak për qytetarët” u shpreh z. Basha. Pas asaj që e cilësoi makinacion të Kryeminist­rit në ikje tha se fshihet frika e përballjes me qytetarët. Ndryshimi sipas Bashës është i pashmangsh­ëm, ndërsa paralajmër­oi se betejën në mbrojtje të demokracis­ë do ta vijojë me qytetarët. “Fuqia jonë është tek vota dhe mbështetja e qytetarëve. Vazhdojmë betejën për demokracin­ë,

votën e lirë dhe fitoren e zgjedhjeve. Atyre që kërcënojnë të na kthejnë në të shkuarën e partisë- shtet, ne do t’u tregojmë se nuk ka më kthim pas. Prandaj, ne do të vazhdojmë betejën për të mbrojtur demokracin­ë, për të mbrojtur votën e lirë, dhe për të fituar zgjedhjet bashkë me shqiptarët”- deklaroi Basha. Opozita refuzoi në Këshillin Politik koalicione­t parazgjedh­ore me lista të përbashkët­a dhe hapjen e pjesshme të listave të deputetëve.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania