Gazeta Shqiptare

“Vetingun e kalon vetëm ai që i shërben politikës!”, KLGJ pranon dorëheqjen e Gjin Gjonit e Alaudin Malaj

Vendimi është marrë me 8 vota pro dhe 2 kundër

-

TIRANË

- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar dorëheqjen e gjyqtarit Gjin Gjonit. Po ashtu anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor kanë pranuar dhe dorëheqjen e gjyqtari Alaudin Malaj. Teksa mbledhja u zhvillua dje online, mësohet se vendimi është marrë me 8 vota pro dhe 2 kundër. Më 17 korrik të këtij viti, ai i paraqiti KLGJ- së kërkesën për dorëheqjen e parevokues­hme nga detyra e gjyqtarit të Apelit të Tiranës. Në letrën dërguar gjyqësorit, Gjin Gjoni shprehej se përgjatë 27 viteve karrierë në drejtësi nuk iu ishte nënshtruar presioneve të kriminelëv­e apo njerëzve të veshur me pushtet. Ai hodhi akuza të forta ndaj institucio­neve të vetingut, të cilat sipas tij po hedhin në rrugë gjyqtarë e prokurorë, që nuk u bënë shërbëtorë të pushtetit. “Prej kohësh sistemi i drejtësisë është në kolaps, lëvizjet dhe sita e vetingut, nuk ka të njëjtat parametra dhe as kritere të barabarta për të gjithë, nëse je shërbëtor i politikës, nëse vulos e firmos pa menduar e lexuar, pa iu nënshtruar ligjit e Kushtetutë­s, e kalon. Nëse je shpallur më parë, armik i partisë, nuk shihesh me sy të mirë dhe përfundon në rrugë. Shumë kolegë të nderuar, nuk i janë nënshtruar në mënyrë të barabartë ligjit, shumë kolegë që kanë dënuar eksponentë të krimit të organizua janë flakur nga sistemi, vetëm sepse nuk i do partia, ndërkohë që shumë të tjerë kanë kaluar pavarësish­t paligjshmë­risë së akumuluar sa një mal në ushtrimin e funksionit të tyre si gjyqtar. Sulmeve politike nuk i jam përgjigjur, sepse kam zgjedhur të bëj rolin gjyqtarit dhe të flas me vendime dhe jo më fjalë. E vetmja mënyrë që ka mbetur për t’i shërbyer publikut është të dorëhiqem dhe të përballem në mbrojtje të interesit publik duke qenë në ballë të luftës për drejtësi. Për këto arsye, kërkoj dorëheqjen e parevokues­hme nga statusi i gjyqtarit dhe njëkohësis­ht

edhe gjyqtarit të Apelit Tiranë”, thuhej ne letrën e tij. Me largimin si gjykatës në Apel, Gjin Gjoni largohet edhe si anëtar i Kolegjit Zgjedhor. Po ashtu, KLGJ ka pranuar dhe dorëheqjen e gjyqtarit tjetër të Apelit, Alaudin Malaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania