Gazeta Shqiptare

E kapën “mat” duke vjedhur në arën e tyre dhe u përleshën, hajduti vret me thikë 65- vjeçarin dhe i plagos vëllain

I mbijetuari Fadil Çalliku i telefonoi nipit: Hajde tek ara e misrit se na vranë

-

Një 65- vjeçar nga Shi jaku është vrarë me thikë në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës në tokën e tij. Mësohet se viktima Fiqiri Çalliku u godit për vdekje, rreth orës 23: 05, ndërsa mbeti plagosur vëllai i tij, Fadil Çalliku. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Xhafzotaj, teksa dy vëllezërit pikasën në pronën e tyre grabitësin e misrit. Menjëherë mes tyre nisi një përleshje fizike, ndërsa grabitësi goditi vëllezërit me thikë. Mësohet se dy vëllezërit u dërguan në spital, por 65vjeçari nuk ia doli dot të mbijetojë. Ndërkohë, policia ka shoqëruar deri më tani disa persona si dhe ka sekuestrua­r disa prova materiale. Më datë 29.07.2020, rreth orës 23: 05, në Xhafzotaj, Shijak, shtetasit F. Ç., 65 vjeç dhe F. Ç., 63 vjeç ( vëllezër), të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti çasti me 1 person janë dëmtuar me mjet prerës, ku shtetasi F. Ç., 65 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestrua­r prova materiale në vendngjarj­e.

Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia e Durrësit.

VRASJA

Një hajdut ( ende I paidentifi­kuar) është autori i vrasjes së Fiqiri Çallikut dhe plagosjes së vëllait të tij Fadil Çallikut në arën e tyre në Xhafzotaj të Shijakut. Vëllezërit ruanin prej ditësh arën pasi kishin rënë pre e një vjedhje më parë. Saktësisht hajdutët hynin dhe merrnin misër. Mësohet se hajduti goditi me thikë Fiqiri Çallikun. Vëllai i tij pasi u shqetësua nga vonesa shkoi dhe edhe ai u ndesh me hajdutin, prej të cilit mori goditje me thikë. Fadil Çalliku mundi të lajmërojë të nipin ose djalin e viktimës duke i thënë fjalët “Hajde tek ara e misrit se na vranë”. Ai i transporto­i në spital ku 65vjeçari Fiqiri Çalliku ndërroi jetë, kurse Fadil Çalliku po kurohet. Ata merren me bujqësi në Xhafzotaj dhe deri më sot janë njohur për një familje pa konflikte. Ndërkaq, dje kunati i vëllezërve Çalliku, Hasan Çukali tha për “News 24” dhe “Gazeta Shqiptare” se ata ruanin pronën e tyre në Xhafzotaj të Shijakut, arën me misër pasi disa ditë më parë i kishin hyrë dhe i vodhën. Sipas tij vëllezërit nuk kishin asnjë konflikt teksa i biri i gjeti të plagosur në arën me misër.

“Nuk kishin konflikte. Ruanin pronën e vet, shtëpinë e vet. Kanë hyrë njerëz të marrin misër. Kanë dëgjuar zhurmë kanë dalë. Nuk e dimë ngjarjen. S’dimë asnjë lloj informa

RRËFIMI I TË AFËRMES

Ndërkohë, një e afërme tjetër ka konfirmuar se vëllezërve Çalliku disa ditë më parë u vodhën misrin në pronë dhe ata detyrohesh­in të ruanin arën e tyre. “Viktimat vajtën të ruanin pronën, vendin e punës se para disa ditësh i kishin vjedhur misrin. Djali i gjeti. Vajti se u vonua i ati. I gjeti të therur. I mori në kurriz e i çoi në spital. Punojnë si qeni me djersën e ballit”, - tha Tatjana Skufi.

cion. I biri i gjeti në arë të misrit”- tha Hasan Çukali. Ndërkohë, një e afërme tjetër ka konfirmuar se vëllezërve Çalliku disa ditë më parë u vodhën misrin në pronë dhe ata detyrohesh­in të ruanin arën e tyre.

“Viktimat vajtën të ruanin pronën, vendin e punës se para disa ditësh i kishin vjedhur misrin. Djali i gjeti. Vajti se u vonua i ati. I gjeti të therur. I mori në kurriz e i çoi në spital. Punojnë si qeni me djersën e ballit”, - tha Tatjana Skufi.

TELEFONATA

I shqetësuar për vonesën e Fiqiriut, në arën me misër, ka shkuar i vëllai i tij. Fadili. Ky i fundit është ndeshur me situatën dhe për pasojë ka mbetur i plagosur pas përleshjes me hajdutin. Gjithsesi ai ka mundur të marrë nipin në telefon, të birin e Fiqiriut dhe i ka thënë: ‘ Hajde se na vranë’. Në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, ndërsa po punohet për identifiki­min dhe kapjen e autorit të krimit.

 ??  ?? Viktima Fiqiri Çalliku
Viktima Fiqiri Çalliku
 ??  ?? Kunati i vëllezërve Çalliku, Hasan Çukali
Kunati i vëllezërve Çalliku, Hasan Çukali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania