Gazeta Shqiptare

Vritet 30- vjeçari Florian Lamçe, arrestohen dhëndri i Qazim Sejdinit dhe shoku i tij

Terror në Elbasan, ja si u masakrua me thikë Rigers Runaj, shok i Emiljano Ramazanit Pinë tërë natën në lokal dhe në mëngjes u zunë me shishe, viktima “Flor Qorri” ishte miq me dy autorët

-

Dy vrasje të ndodhura brenda pak orëve kanë tronditur qytetin e Elbasanit, i cili nuk po gjen qetësi. Vrasja e parë u shënua rreth orës 22: 00 të së mërkurës, ku 23- vjeçari Rigers Runaj u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave, në lagjen “Emin Matraxhiu të këtij qyteti. I riu, i cili pohohet të ketë qenë shok i 39- vjeçarit Emiljano Ramazani që u ekzekutua dhjetë ditë më parë, ishte goditur 7 herë me thikë pas shpine nga persona ende të pa identifiku­ar. Ndërkohë, autorët e krimit kishin pasur kohë të largoheshi­n të qetë nga vendngjarj­a duke marrë parasysh gjithashtu faktin se rruga ku edhe u gjet 23- vjeçari, nuk frekuentoh­et shumë nga banorët e qytetit. Dyshimi kryesor për vrasjen e Runajt, ngelet prishja e pazareve të drogës dhe miqësia që ai kishte me Emiljano Ramazanin, i cili më 20 korrik të këtij viti u qëllua për vdekje brenda makinës së tij. Policia e Elbasanit, nuk pati “kohë” në dispozicio­n të merrej me zbardhjen e kësaj ngjarje, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm u sinjalizua­n për një tjetër vrasje. Florian Lamçe, është goditur për vdekje në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal ‘ Piazza’. Mësohet se ai ka qenë duke pirë përgjatë gjithë natës me shokët e tij, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktar­i, dhëndri i ishkryebas­hkiakut Qazim Sejdini, të cilët në rrethana ende të paqarta janë zënë me sende të forta e për pasojë ka mbetur i vdekur 30- vjeçari. Ndërsa dy autorët, Hajdari dhe Sanxhaktar­i u lënduan lehtë. Policia ka prangosur këta dy të fundit, ndërsa fillimisht ka qenë e pamundur marrja e dëshmisë së tyre, pasi ende nuk iu kishte dalë pija. Të tre këta persona janë emra të njohur për policinë e Elbasanit, pasi janë përfolur për disa ngjarje kriminale. “Gazeta Shqiptare” ka siguruar dëshminë e punonjësit të lokalit, i cili është shprehur se ata kishin nisur që të shanin njëri- tjetrin me fjale banale dhe sherri degjeneroi në dhunë, duke u zënë dhe me shishe. Po ashtu 2- 3 orë para krimit, ata kanë bërë status në rrjetet sociale me përmbajtje­n; “të dua shumë vëllai im”. Pas hetimeve intensive policia ka mundur të zbardhë vrasjen e Florian Lamçes, i njohur me nofkën “Flor Qorri”. Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar dhëndri e ish- kryebashki­akut të Elbasanit, Sokol Sanxhaktar­i dhe shokun i tij, Adriano Hajdari. Sipas bluve, viktima Florian Lamçja kishte pirë bashkë me dy autorët deri në orët e para te mëngjesit, dhe pas një sherri banal ka nisur dhuna verbale. Dyshohet se ai është qëlluar me shishe birre, ku goditjet në kokë i kanë shkaktuar vdekje.

NJOFTIMI I POLICISË

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur rreth orës 04: 00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ku shtetasit

A. H., 42 vjeç, S. S., 34 vjeç dhe F. L., 30 vjeç, në gjendje të dehur ishin konfliktua­r me njëri- tjetrin me sende të forta, për motive të dobëta dhe si pasojë e plagëve të marra shtetasi F. L., ndërroi jetë në spital, kanë shkuar menjëherë në vendngjarj­e.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesiona­le të kryera nga specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Elbasan u bë e mundur kapja e autorëve të dyshuar për vrasjen e 30- vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokuroris­ë Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. H., 42 vjeç dhe S. S., 34 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpuni­m”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën

ARRESTIMI

Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar dhëndri e ishkryebas­hkiakut të Elbasanit, Sokol Sanxhaktar­i dhe shoku i tij, Adriano Hajdari. Sipas bluve, viktima Florian Lamçja kishte pirë bashkë me dy autorët deri në orët e para të mëngjesit, dhe pas një sherri banal ka nisur dhuna verbale. Dyshohet se ai është qëlluar me shishe birre, ku goditjet në kokë i kanë shkaktuar vdekje.

AKUZAT

Pas zbardhjes së ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan ku mbeti i vrarë Florian Lamçe, burime nga policia e Elbasanit bënë me dije se dy personat e arrestuar dhe konkretish­t; dhëndri e ishkryebas­hkiakut të Elbasanit, Sokol Sanxhaktar­i dhe shokun i tij, Adriano Hajdari akuzohen për veprën penale “Vrasja me dashje” e kryer në bashkëpuni­m. e sotme, rreth orës 04: 00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku në bashkëpuni­m njëritjetr­in, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me sende të forta shtetasin F. L. Materialet hetimore i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vrasja me dashje” e kryer në bashkëpuni­m.

KUSH ISHTE “FLOR QORRI”

Florian Lamçe nuk është një emër i panjohur për policinë, ndërsa njihej në Elbasan nga të gjithë me nofkën “Flor Qorri”. Ai është i dënuar me tre vite burg për akuzën e ‘ pengimit të zbardhjes së vërtetës’, e po ashtu ka qenë i përfshirë edhe në dy plagosje. Gjithashtu, dyshohet se Lamçe mund të jetë përdorur edhe si vrasës me pagesë nga grupet kriminale në Elbasan. Po kështu, Lamçe është është i vëllai i Olti Lamçe, i cili është dënuar me 24 vite burg për vrasje. Ky i fundit në vitin 2011 vrau pronarin e disko ‘ Tekiles’, Almir Canin.

FOTOT E FUNDIT

Të buzëqeshur, duke u përfaqura teksa pijë në lokal. Këto janë fotot e fundit që Florian Lamçe ka bërë pak para se të vritej, pas dhunës barbare të ushtruar ndaj tij, nga miqtë Sokol Sanxhaktar­i, dhëndri i ish- kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, e Adriano Hajdari. “GSH” ka siguruar fotot ku shihen të tre së bashku protagonis­tët e ngjarjes që rezultoi fatale për 30- vjeçarin, i cili ndërroi jetë pasi mori një goditje të fortë në kokë me shishe birre. Janë pikërisht foto të shkrepura në lokalin ku ndodhi ngjarja, i cili u shndërruar në orët e para në një skenë krimi. Nga fotot shihet se të tre shokët kanë qenë në një tavolinë, duke pirë birra Corona, ndërsa viktima pi edhe shisha.

 ??  ??
 ??  ?? Viktima Florian Lamçe
Viktima Florian Lamçe
 ??  ?? Lamçe me dy shokët e tij të arrestuar
Lamçe me dy shokët e tij të arrestuar
 ??  ?? Rigers Runaj
Rigers Runaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania