Gazeta Shqiptare

Zbardhen emrat e 406 mësuesve që do t'i nënshtrohe­n provimit të shtetit

Qendra e Shërbimeve Arsimore: Kujdes, mos harroni këto dokumente ditën e testit Lista e plotë sipas profileve gjatë muajit gusht

-

Edhe gjatë muajit gusht mësuesit do t'i n ë n s h t r o h e n provimit të shtetit, i cili zhvillohet në ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot emrat e 406 aplikantëv­e që do të testohen në profilin Gjeografi dhe Gjuhë Greke si dhe datat përkatëse për secilin prej tyre. Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 minuta para fillimit të testimit. "Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: letërnjoft­im ( Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrj­e në provimin e shtetit ( dokumenti origjinal); kopje të Kartë ID ose Pasaportë; faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA, nga një bankë të nivelit të dytë/ postë ( sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrj­es; si dhe kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduar­a prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MASR, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit",- thekson QSHA. Ndërkohë, kandidatët, të cilët nuk janë pajisur me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, duhet të paraqes in një vërtetim nga universite­ti përkatës, ku konfirmohe­t shlyerja e të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe gjuhën e huaj, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. "Në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID- 19 dhe në vijim të masave parandalue­se të përhapjes së tij, gjatë para- qitjes për pjesëmarrj­e në testim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë rregullat e mëposhtme: 1. të paraqitet pranë QSHA- së i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike; 2. të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5 - 2 metër me kandidatët e tjerë; 3. të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifiki­mit; 4. të ketë me vete stilolaps për nënshkrimi­n e deklaratës dhe rezultatit të testimit; 5. të mos ketë me vete celularë, çanta dhe sende të tjera personale, të panevojshm­e në zhvillimin e testimit", bën me dije Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania