Gazeta Shqiptare

Zhvillohen zgjedhjet në universite­te, Artan Hoxha rrëmben postin e Mynyr Konit

Shpallen fituesit edhe për IAL- të publike në rrethe

-

Dekani

i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha, është zgjedhur Rektor i Universite­tit të Tiranës, pasi ka arritur të sigurojë 54% të votave të pedagogëve dhe studentëve, në zgjedhjet e zhvilluara dje. Mësohet se Artan Hoxha ka marrë 348 vota nga pedagogët dhe stafi akademik, përkundrej­t kundërshta­rëve të tij, Mimoza Hafizit, e cila ka marrë 176 vota, dhe Kozeta Sevranit, që ka siguruar 122. Ndërkohë, Profesor. Doktor. Skënder Topi është zgjedhor Rektor i Universite­tit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani. Prof. Topi ishte i vetëm në garën dhe ka arritur të sigurojë 89.4% të votave. Ndërkohë në universite­tin e Vlorës "Ismail Qemali" rektori Roland Zisi është rizgjedhur për një tjetër. Burime bëjnë me dije se procesi i numërimit ka përfunduar duke nxjerrë fitues Zisin për katër vitet e ardhshme. Në Korçë ka triumfuar Dhimitër Bello me 95 vota, i cili ishte në garë me Lorenc Ekonomin që ka marrë 54 vota. Deri në orën 15: 00 mësohet se pjesëmarrj­a në këto zgjedhje ka qenë nga 95% e stafit akademik të UT. Po ashtu mësohet se vetëm 14.5% ( 2317) e studentëve mori pjesë në zgjedhje. Këto zgjedhje u zhvilluan mes shumë polemikash, si për mënyrën e procesit dhe garës, po ashtu edhe për shkak të pandemisë. E gjithë vëmendja në këto zgjedhje ishte te gara për rektor në Universite­tin e Tiranës, për të cilin kanë të drejtë vote 718 personel akademik dhe mbi 25 mijë studentë. Nëse vota e stafeve akademike ka një peshë të madhe për strukturat drejtuese, e kundërta ndodh me votën e studentëve e cila është vetëm 10%, kjo ishte edhe një nga arsyet që pat pjesëmarrj­e të ulët nga këta të fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania