Gazeta Shqiptare

Koronaviru­si nuk ndalet, i merr jetën 31 vjeçarit; 4 viktima për 24 orë

Tirana vatër zjarri me 1164 pacientë aktivë. Cami: Vendosni maskat e zbatoni rregullat 124 të hospitaliz­uar, 18 në terapi intensive dhe 7 të intubuar

-

Koronaviru­si nuk kursen as të rinjtë! Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësi­së raportoi se kanë ndërruar jetë në dy spitalet Covid një 31- vjeçar nga Tirana dhe tre qytetarë të tjerë, të infektuar me koronaviru­s. Kjo është vdekja e tretë në moshë të re në Shqipëri, pas vdekjes së një 21 vjeçareje dhe një 27 vjeçari pak ditë më parë. Që prej fillimit të pandemisë, 154 persona nuk kanë mundur ta fitojnë dot betejën me virusin vdekjeprur­ës. Të dhënat mbi situatën epidemiolo­gjike në vend janë bërë me dije nga Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetëso­r. "Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiolo­gjike në vend dhe njëherësh ju drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimi­n e rregullave. Fatkeqësis­ht, virusi i rrezikshëm nuk ka kursyer as një të ri 31 vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID19, që vuante nga diabeti, i cili ka ndërruar jetë në spitalin "Shefqet Ndroqi". Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69 vjeçar nga Shkodra, një 76 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllim­et familjarëv­e",- tha Cami.

RASTE TË REJA

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar. Ndërkohë në 24 orët e fundit, janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 92 raste pozitive. "Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastë­r, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë",- bëri me dije Cami.

ZBATIMI I MASAVE

"Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarke­t, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën. Një thirrje veçanërish­t për të rinjtë, të tregojnë kujdes, sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhj­e. Bashkëpuni­mi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij",- apelon Ministria e Shëndetësi­së. Kjo e fundit i është drejtuar qytetarëve për të telefonuar në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacio­n rreth Covid19 apo këshillim psikologji­k.

 ??  ?? Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetëso­r
Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetëso­r
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania