Gazeta Shqiptare

KENTINA SHEHAJ: Në muzikë duhet të spikasësh me talent

Rrëfehet këngëtarja: Nuk i kam ndjerë kurrë rivalitete­t mes kolegësh "Për gjithçka falënderue­se familjes dhe Zotit"

-

Lidhja e saj me muzikën është që prej vegjëlisë, madje qëkur ka qenë fare e vogël. Ky pasion i jashtëzako­nshëm e bën atë të punoj fort, që nesër të rreshtohet ndër artistët më të mirë në vend. Kentina Shehaj rrëfen për "Gazeta shqiptare", të thënat dhe të pathënat për produksion­in e saj të fundit, për rivalitete­t në muzikë dhe detaje të tjera që nuk i dinim. Bukuroshja që edhe pse ka vite në skenë dhe e zotëron atë më plot besim ngelet po prap ajo vajza e ëmbël që e njohin të gjithë. Kentinën e pret një rrugë e gjatë profesiona­le, por që premton shumë për të nesërmen.

Kentina, sapo ke prezantuar këngën tende më të re me titull "Të dua". Sa kohë t'u desh për realizimin e kësaj këngë Si u gjete me bashkëpunë­torët e kësaj këngë

Në fakt, për shkak të pandemisë m'u desh të prisja pak muaj për ta realizuar këtë projekt, sepse nuk ndodhesha në Shqipëri. Me bashkëpunë­torët kam kontaktuar që para pandemisë për këtë projekt madje, mund të theksoj se më kanë trajtuar në një mënyrë fantastike dhe jam ndarë mjaft e kënaqur me ta.

Ke shkëputur një periudhë kohe, pas klipeve që ke sjellë vetëm por dhe bashkëpuni­meve, pse kjo mungesë? Ndikoi gjendja e pandemisë apo ishte zgjedhja jotë

Eh, kam munguar paksa vërtetë, por kam qenë e aktivizuar gjatë gjithë kohës jashtë Shqipërisë në aktivitete të ndryshme.

Të gjithë e dinë se projektet dhe gjithçka ka të bëj me muzikën kërkon kohën e vet dhe bashkëpunë­torët e duhur.

Kënga "Të dua" duket se ka pak nota personale. Ka lidhje direkte me ty kjo këngë? I referohet në vec? anti dikujt apo është meritë e tekstshkru­esit që e ka jetësuar kaq shumë?

Ndoshta është personale, ndoshta dhe nuk është personale. Kemi mjaft njerëz, që i duam në jetën tonë ka dhe njerëz që i dedikohet diçka speciale. Por, tekstshkru­esi ka ditur ta sjellë në mënyrë perfekte që çdo njeri që e dëgjon këngën të dijë të dashurojë në bazë të notave.

Zemra e Kentinës është plot me "Të dua" apo jo?

Më pëlqeu shumë kjo pyetje. Unë jam njeri i tillë që i dua njerëzit dhe nuk e kam për turp të them të dua. Mendoj që dashuria që gjendet mes këtyre dy fjalëve i jep jetë njeriut, dhe kupton se të jetuarit me dashuri është ajo parajsa e bukur që ndodhet në tokë.

Për mua vjersha ime e shkurtër është të dua.

Çfarë ka ndryshuar në jetën tënde që nga momenti që nise të merreshe me muzikë?

Prej kohës që merrem me muzikë kanë ndryshuar shumë gjëra në jetën time, vetëm unë nuk kam ndryshuar. Pavarësish­t të gjithave unë jam ajo Kentina e mëparshme.

Nuk është e vështirë, sot të jesh artist, e vështirë është të jesh artist në shpirt. Ndryshimi im i vetëm është se mes këngës mund të shprehem e të shpalos ato që ndjej.

A është e vështirë të mbizotëros­h në një treg muzikor si ky që kemi ne?

Është shumë e vështirë sepse nuk mbetet shumë vend për talentet e reja. Mendoj që duhet të ketë më shumë hapësirë, sepse nuk janë vetëm 3- 4 këngëtare në të gjithë Shqipërinë, por ka talente akoma më të përsosur se aq mjafton t'i hapin një derë. Dikush nuk ka mundësi, por ka talent, e dikush tjetër ka mundësi, por s'ka të bëj fare me talentin.

Rivaliteti i madh shpeshherë? i bën njerëzit edhe të urrejnë kolegët e tyre. A ka ndonjë person që, sipas teje, merret gabimisht me muzikë?

Nuk mendoj, por jam e bindur që ka. Rivaliteti është pika kryesore në këtë mes, askush nuk e do tjetrin më të mirë se vetja. Ka shumë shtysa ka shumë inate mes kolegeve gjë kjo që nuk e ndihmon askënd të ngrihet lart. Mendoj që të xhelozuari­t në këtë pjesë nuk është asgjë veç se një humbje kohe në fund të fundit kush është i zoti do t'ia dalë me apo pa rivalitet. Secili ka hisen e vet.

Po më thuaj, si u lidh Kentina me muzikën?

Me muzikën është lidhja më e bukur që kam. Jam e dashuruar pas notave të pentagrami­t. Kam filluar që e vogël me festivalet e fëmijëve në bazë të moshës, dhe çdoherë jam kënaqur pafund. Jam rrëzuar shpesh herë, por më ka ndihmuar të jem këtu ku jam sot. Muzika ndodhet me mua kudo që shkoj, jam e bekuar dhe i falënderoh­em Zotit çdo ditë që më ka falur zërin.

Ç'ndikim ushtron familja tek ti?

Familja është mbështetja ime më e madhe. Pas çdo projekti që nxjerrë shtëpia ime mbushet plot ëmbëlsira për të festuar. Kam ëndërruar gjithmonë që të duartrokit­em nga njerëzit, por nuk paska gjë më të bukur se të hapësh derën e shtëpisë dhe të shohësh dy prindër, që të duartrokas­in plot dashuri.

Jam krenare për familjen time.

Pas performime­ve skenike, shpeshherë? merr dhurata, duartrokit­je më së shumti, sa e vlerëson këtë gjë ti?

Unë jam e thjeshtë, edhe pse këndoj në skenë në fund, të fundit unë jam njeri njësoj si ata që janë aty duke më dëgjuar mua. E vlerësoj pafund sepse kjo tregon që unë i kam lumturuar dhe kënaqur ata. Është detyra ime t'i bëj ata të ndihen mirë.

Cila është pika më e fortë e karakterit të Kentines?

Unë urrej të më tradhtojnë. Nuk do e falja kurrë tradhtinë, diçka që thyhet nuk ngjitet më. Jam njeri i vendosur dhe nuk e kthej fjalën time pas. Karakteri i njeriut është i rëndësishë­m në çdo pjesë të jetës dhe në çdo sfidë, që përballesh. Unë e respektoj një njeri për aq kohë sa më respekton, në të kundërt nuk ka vend tek unë.

Cila është skena e ëndrrave të tua?

Të këndoj në Stadium kjo është ëndrra ime më e madhe. Kam pasur gjithnjë dëshirë të gjendem mes miliona njerëzve duke kënduar. Ndoshta një ditë do të realizohet, deri atë ditë për mua është akoma një ëndërr në sirtar.

Ti ke një pamje fizike të admirueshm­e. A ndikon kjo në punën që bën?

Faleminder­it për kompliment­in. Të them të drejtën nuk jam munduar kurrë të shfrytëzoj pamjen time për të përfituar. Kam dashur gjithmonë që atë çfarë fitoj ta fitoj se e meritoj e jo prej pamjes. Por, dhe kjo ka të mirën e saj. Një pamje e mirë të bën të ndihesh akoma më e plotësuar.

Në fund na ngeli dic? ka pa thënë, projektpër të ardhmen, një mesazh, një urim?

Kam projekte të tjera me kohën... Një mesazh, një urim e kam për të gjithë njerëzit: Në kohën që ndodhemi prej pandemisë dikush ka humbur arsyen e dikush tjetër ndihet me të vërtetë keq. Ju them vetëm mbrojeni veten dhe familjet tuaja, jini koshient dhe përpiquni që ta kaloni këtë fazë me qetësi. Shqipëria është vend me njerëz të fortë. Kemi kaluar shumë më shumë dhe jam e bindur që dhe këtë herë do t'ia dalim! Paçi shëndet të gjithë!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania