Gazeta Shqiptare

“Zoti Luli” ose sindroma e çunit të mirë

- Andi Bushati

.... deputetësh karagjozë i bënë marrëveshj­es politike të 5 qershorit, përparimit të vendit drejt BE- së dhe rregullave të përbashkët­a për garën elektorale, mund të justifikoh­et vetëm me frikën naive se mos i prish qejfin ambasadorë­ve, që e kanë këshilluar të vazhdojë të dialogojë edhe pasi Kryeminist­ri ka përmbysur tryezën.

Ajo mund të përligjet vetëm me kompleksin fëminor për të mos u sharë nga Yuri Kim, e cila bëri dje një nga deklaratat më qesharake që ndonjë diplomat i huaj ka lëshuar në këtë vend: “… fillimisht ndryshoni Kushtetutë­n, pastaj bisedoni’.

Po të dëgjoje Lulzim Bashën, pas ndryshimit brutal të Kushtetutë­s, ai foli për dhunim, për prishje të njëanshme të marrëveshj­es, për Ramën që po i del boja para të huajve, por ai u shmang të thoshte thelbin: ç’do të bëjë opozita pas këtij atentati të radhës?

Një lider nuk vlerësohet nga logoreja e fjalëve që rendit, as nga sa bukur di të qajë apo të ankohet, ai është i tillë nga pesha e akteve që ndërmerr.

Lulzim Basha pas kësaj prerje në besë, pas shkeljes së nenit të marrëveshj­es që sanksionon se s’duhet të ketë ndryshime unilateral­e, pas përdhosjes së faktit se 5 qershori i njeh dhe i pranon koalicione­t, pas prishjes së precedenti­t 30 vjeçar, për të mos i shkruar vetëm njëra palë rregullat e lojës, duhet të ishte më i qartë.

Ai duhej të deklaronte pa ngurrim se nuk ulet më në atë tryezë të reformës zgjedhore, ku e trajtuan si lolo bashkë me ambasadorë­t që kishte me vete.

Ai duhet të shpallte se nuk e njeh më marrëveshj­en e 5 qershorit si një produkt konsensual.

Ai duhet të thoshte se një nga 15 kushtet e BE për fillimin e negociatav­e tashmë ka rënë dhe të bënte thirrje publike që hapja e tyre të ngrinte deri sa Edi Rama të qe në kryeminist­ri.

Kjo e fundit duket shumë e fortë, por ndoshta me këtë regjim nuk ka rrugë tjetër. Sepse po të sakrifikoj­më demokracin­ë për negociatat, nuk do të kemi as të parën as të dytën dhe aq më pak zgjedhje normale.

Por Basha, nuk bëri asgjë nga këto. Ai e la të hapur se mund t’i bindet apelit të ndërkombët­arëve për të vijuar dialogun, nuk e mbylli përfundimi­sht vijimin e tryezës dhe u kompleksua se mos i mbetet mbi shpinë imazhi i atij që po pengon integrimin.

Ashtu si para 30 qershorit të vitit të shkuar, ashtu si në 14 janar të këtij viti edhe tani, ai po përpiqet të bëjë figurë të mirë tek ambasadorë­t, duke tradhtuar vokacionin e masës së madhe opozitare.

Dhe me këtë vijë sjellje, ne do të vazhdojmë të kemi me Bashën një çun të mirë, por, gjithashtu, dhe një bandit që atij i grabit gjithmonë gjithçka. Ndërsa diplomatët do të jenë të kënaqur me të urtin dhe xhentilin “zoti Luli”, por zgjedhjet në fund do t’i vjedhë prapë Rama.

© Lapsi. al

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania