Gazeta Shqiptare

Vuloset ndryshimi në stolin e Kukësit, ikën Orges Shehi, vjen Skënder Gega!

Aventura e radhës për tropojanin që shpalli kampion Partizanin pas 26 vitesh mungesë Prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet ditën e hënë

-

Skënder Gega është tra jneri i ri i Kukësit dhe kjo ishte e treta e vërteta për palët, që në më në fund kanë shtrënguar duart pas dy tentativav­e të pafinalizu­ara në të shkuarën, më e fundit pak muaj më parë kur Gjici vendosi t'ia besonte stolin Orges Shehit. Skënder Gega u largua nga Partizani si kampion në fuqi duke rikthyer titullin në kryeqytet pas 26 vitesh mungesë, ndërsa më pas firmosi në Jordani, por situata kaotike e shkaktuar nga pandemia e koronaviru­sit, bënë që palët të shkëputnin marrëveshj­en në mirëkuptim. Në fakt, dita e djeshme për Kukësin ka qenë vërtet impenjativ­e, duke qenë se rreth orës 15: 00, nënkampion­ët vendosën të mos rinovuar kontratën mes tyre. "Klubi i Kukësit njofton se Orges Shehi nuk është më trajner i skuadrës sonë. Pas përfundimi­t të sezonit, presidenti dhe trajneri kanë rënë dakord për të mos vazhduar më bashkëpuni­min.

Megjithëse një trajner i ri në eksperienc­ë, presidenti i besoi trajnerit Shehi një nga ekipet më të mira që Kukësi ka pasur. Klubi i Kukësit e falënderon trajnerin Shehi për kontributi­n e dhënë në këtë periudhë të vështirë për futbollin shqiptar dhe jo vetëm dhe i uron suksese në të ardhmen," ishte njoftimi zyrtar i klubit verilindor, që pak orë më vonë ka shpërndarë një tjetër njoftim për mediat, atë ku njoftohet arritja e dakordësis­ë me Skënder Gegën. "Klubi i Kukësit njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Skënder

Gega, pasi palët kanë arritur ditën e sotme ( djeshme) akordin. Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferenca­ve në stadiumin "Air Albania", në orën 11: 00. Klubi i uron mirëseardh­jen trajnerit Gega dhe suksese me ekipin tonë!"

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania