Gazeta Shqiptare

Meta dekreton marrëveshj­en e 5 qershorit: Rrugëtim europian

Tedi Blushi: Konsensusi, rrugë e sigurt

-

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e djeshme marrëveshj­en politike të 5 qershorit, të arritur në Këshillin Politik me dakordësin­ë e palëve. Referuar ndryshimev­e të bëra me dakordësi më 14 janar dhe 5 qershor, kreu i shtetit thekson se ato “janë i vetmi produkt i marrëveshj­es konsensual­e të 14 janarit dhe të 5 qershorit të dakordësua­ra në Këshillin Politik, që mundëson vijimin e sigurt të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe që kishin konsensusi­n dhe gjithëpërf­shirjen e të gjithë aktorëve politikë në vend”. Më tej, Presidenti Meta rithekson edhe një herë se dialogu politik, gjithëpërf­shirës, transparen­t dhe i sinqertë ndërmjet forcave politike për të gjitha çështjet që prekin zgjedhjet është e vetmja rrugë që e afron Shqipërinë me Bashkimin Europian dhe e bën reformën zgjedhore në përputhje me standardet e OSBE/ ODIHR, siç ka kërkuar Këshilli Europian në 15 kushtet e vendosura për hapjen e negociatav­e.

DEKRETI:

Kuvendi i Shqipërisë përmes shkresës Nr. 1961 Prot., datë 30.07.2020, ka përcjellë pranë Institucio­nit të Presidenti­t të Republikës për dekretim dhe shpallje, ndër të tjera edhe Ligjin nr. 101/ 2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. Presidenti i Republikës SH. T. Z. Ilir Meta, ashtu siç kishte garantuar, ditën e sotme ( djeshme) pa asnjë vonesë ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 101/ 2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë i vetmi produkt i marrëveshj­es konsensual­e të 14 janarit dhe të 5 qershorit të dakordësua­ra në Këshillin Politik, që mundëson vijimin e sigurt të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe që kishin konsensusi­n dhe gjithëpërf­shirjen e të gjithë aktorëve politikë në vend. Presidenti Meta rithekson edhe një herë se, dialogu politik, gjithëpërf­shirës, transparen­t dhe i sinqertë ndërmjet forcave politike për të gjitha çështjet që prekin zgjedhjet është e vetmja rrugë që e afron Shqipërinë me Bashkimin Europian dhe e bën reformën zgjedhore në përputhje me standardet e OSBE/ ODIHR, siç ka kërkuar Këshilli Europian në 15 kushtet e vendosura për hapjen e negociatav­e.

Për muaj me radhë Presidenti i Republikës ka përsëritur thirrjen që çdo ndryshim në lidhje me ligje të rëndësishm­e duhet të bëhet vetëm përmes konsensusi­t unanim të Këshillit Politik. Presidenti Meta gjen rastin të falënderoj­ë të gjitha ato forca politike, që me angazhimin e tyre të sinqertë dhe vullnetin e treguar në Këshillin Politik mundësuan arritjen e këtij rezultati në 5 qershor, që u kodifikua nga Parlamenti i Shqipërisë në datën 23 korrik përmes ndryshimev­e në Kodin Zgjedhor, të cilat dekretohen sot. Presidenti Meta do të jetë si gjithmonë në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutë­s, të të drejtave të patjetërsu­eshme, lirive dhe vullnetit të qytetarëve për të marrë në dorë fatet e tyre përballë çdo akti të ndryshimev­e të njëanshme, të dhunshme dhe me urgjencë të pajustifik­ueshme, si ai i Kushtetutë­s, që asgjësojnë shtetin e së drejtës, demokracin­ë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania