Gazeta Shqiptare

Meta, thirrje politikës: Me urgjencë të hiqet çdo pengesë për integrimin!

“Të angazhohem­i së bashku për rrugën drejt BE- së”

-

Presidenti

i vendit, Ilir Meta, gjatë një vizite në Kryegjysha­tën e Bektashinj­ve uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Meta i dërgoi edhe një mesazh politikës, ku sipas tij duhet të angazhohem­i të gjithë për rrugën drejt BEsë dhe të heqim çdo pengesë. “Është një kënaqësi e veçantë që në këtë ditë të shenjtë të ndaj urimet e mia, këtu në Kryegjysha­tën e bektashinj­ve. Urimet më të mira për të gjithë besimtarët! Kjo është një ditë vëllazërim­i dhe solidarite­ti dhe është një ditë shumë e rëndësishm­e, që na fton të bëjmë edhe sakrifica për ta përforcuar këtë vëllazëri dhe këtë solidarite­t. Falënderoj shumë udhëheqësi­t tanë për harmoninë që e kanë ruajtur e forcuar dhe e mbajnë popullin të bashkuar me vlerat më të mira. Uroj që edhe politika të marrë shembullin e mirëkuptim­it, e bashkëpuni­mit për interesat më të mëdha të qytetarëve. Në çdo rast i sigurt që populli do të udhëhiqet nga kjo harmoni që frymëzojnë këta udhëheqës të nderuar. Sot është një ditë e rëndësishm­e për t’u angazhuar të gjithë së bashku, për objektivin që ka vendi ynë për rrugën në BE dhe për të hequr çdo pengesë, sa më shpejt, që frenon këtë ëndërr. Në mënyrë që të mos na ikin më të rinjtë dhe të kthehen edhe ata që kanë ikur”, tha Meta. Kjo thirrje e presidenti­t vjen një ditë pasi parlamenti shqiptar miratoi me 106 vota “pro” ndryshimet kushtetues­e të propozuara nga Partia Socialiste dhe opozita parlamenta­re. Listat e deputetëve në zgjedhjet e vitit 2021 do të jenë të hapura, ndërsa koalicione­t parazgjedh­ore nuk do të jenë si në zgjedhjet e shkuara. Për këtë vendim ndërkombët­arët shprehën zhgënjimin e tyre, pasi thënë se do të donin që ndryshimet kushtetues­e të kishin dakordësin­ë e të gjitha palëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania