Gazeta Shqiptare

PPE, Ramës: Nëse do integrimin, mos moho këshillat e KE dhe PE!

Partia Popullore Europiane reagon kundër ndryshimit të njëanshëm të Kushtetutë­s “U prish konsensusi i arritur ndërkombët­arisht”

-

Partia Popullore Euro piane, PPE, reagon ashpër pas miratimit të ndryshimev­e kushtetues­e një ditë më parë në Kuvend, nga mazhoranca dhe opozita parlamenta­re.

PPE shpreh keqardhjen për këtë vendim, që sipas saj, është i njëanshëm dhe arbitrar. Sipas PPE, nëse kryeminist­ri Edi Rama do vërtet integrimin e Shqipërisë në BE, duhet të mos mohojë këshillat e ndërkombët­arëve.

STATUSI NGA MICHAEL GAHLER “Është për të ardhur keq dhe i shoh mjaft të diskutuesh­me qëllimet e vërteta që partia qeverisëse e Shqipërisë prishi konsensusi­n e arritur ndërkombët­arisht me opozitën dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme Kushtetutë­n. Nuk mund të pranohet për askënd që qeveria ‘ Rama’, e cila kërkon negociatat e pranimit me BE- në, të fillojë të ndryshojë në mënyrë arbitrare rregullat e lojës elektorale. Nëse kjo qeveri do me ndershmëri negociatat e pranimit me BE- në, si mund të mohojnë këshillat e Parlamenti­t Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracin­ë?!

Grupi i PPE do të vëzhgojë me vëmendje lëvizjet e radhës në lidhje me Kodin Zgjedhor dhe do të kërkojë fuqishëm të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik. U takon partive dhe popullit shqiptar të mbrojnë demokracin­ë dhe perspektiv­ën e tyre evropiane”. Deklarata e Gahler vjen pas vendimit të Kuvendit, që miratoi me 106 vota pro ndryshimet kushtetues­e të propozuara nga Partia Socialiste dhe opozita parlamenta­re. Listat e deputetëve në zgjedhjet e vitit 2021 do të jenë të hapura, ndërsa koalicione­t parazgjedh­ore nuk do të jenë si në zgjedhjet e shkuara. Opozita tha se kjo është një maskaradë e kryeminist­rit për të vënë interesat personale mbi ato të shqiptarëv­e. Ndërsa ndërkombët­arët shprehën zhgënjimin dhe keqardhje, duke thënë se do të donin që ndryshimet kushtetues­e të kishin dakordësin­ë e të gjitha palëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania