Gazeta Shqiptare

Deklarata e PPE, Edi Paloka reagon ndaj Spiropalit: Turp!

-

Nënkryetar­i

i PD- së, Edi Paloka, reagon pas dek laratës së ministres Elisa Spiropali ndaj zëdhënësit të Partisë Popullore Europiane, Michael Gahler. Paloka e cilëson deklaratën e Spiropalit një turp, ndërsa thekson se, “Është e pandershme që qeveria ta trajtojë mikun gjerman si armik, vetëm pse Michael Gahler tha të vërtetën”.

Reagimi i Palokës:

Sulmi i qeverisë ndaj zëdhënësit të Partisë Popullore Europiane, Michael Gahler, është një turp për Edi Ramën. Michael Gahler është një mik shumë i mirë i Shqipërisë. Është një nga shumë miqtë e PPEsë në Parlamenti­n Europian, i cili ka ndihmuar Shqipërinë në rrugën e integrimit, sa herë ka pasur nevojë. Këtë rrugë Edi Rama po e bën shumë të vështirë, e ka bllokuar prej gati 7 vjetësh, vetëm për interesin personal. Është e pandershme që qeveria ta trajtojë mikun gjerman si armik, vetëm pse Michael Gahler tha të vërtetën: “Me ndryshimet e njëanshme kushtetues­e marrëveshj­a e arritur me opozitën u zhbë, partnerët nga BE- ja dhe vendet anëtare nuk u dëgjuan, rregullat e lojës për zgjedhje u ndryshuan në mënyrë të njëanshme”. Fyes për shqiptarët është të mashtrosh partnerët, është t’u premtosh marrëveshj­e dhe pastaj ta grisësh atë. Tradhti ndaj interesave të shqiptarëv­e është të shpërfillë­sh paralajmër­imet e Bashkimit Europian dhe të izolosh vendin. Fyes dhe kriminal është përdorimi i disa deputetëve pa mandat si fasadë për llogaritë e Ramës kundër interesit të shqiptarëv­e. Dhe një sqarim të fundit vetëm për “Nafijen e partisë”, Elisa Spiropalin. Kur Edi Rama të të sjellë gati tekstin e sulmit për ndonjë mik tjetër të Shqipërisë, kërkoji foton e saktë. Ky që të kanë dhënë, nuk është Michael Gahler.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania